Gjatë javës së kaluar parlamenti bullgar votoi kundër dorëheqjes së deputetit të partisë në pushtet GERB Deljan Dobrev, dhënë nga vet ai për shkak të akuzave nga e majta në ndikim të paligjshëm në Bashkinë e qytetit Haskovo. Dorëheqjen ai e koordinoi me kryeministrin dhe lider të partisë GERB Bojko Borisov, dhe prandaj refuzimin që ajo të pranohet, disa e interpretuan si shenje për tension midis grupit parlamentar dhe liderit të partisë në pushtet. Prapë gjatë kësaj jave, komisioni i përkohshëm parlamentar vendosi, që projekti për blerjen e gjuajtësve të rinj të votohet prapë, sepse u kompromentua, edhe nga presidenti Rumen Radev në cilësinë e tij të ish komandantit të Forcave Ushtarako Ajrore. Kryeministri Borisov u përpoq të mbytë konfliktin e deputetëve të partisë në pushtet me presidentin, por Radevi refuzoi “armëpushimin” duke deklaruar, se partia GERB zhvillon një luftë institucionale dhe mediatike kundër Presidencës. Ai shtoi, se mirëkuptimi në emër të komfortit korruptues të pushtetarëve nuk mund të ketë, dhe ja përse do të respektojë parimin “në luftë, si në luftë”. Disa vëzhgues mendojnë, se debatet politike kohët e fundit ashpërsohen edhe për shkak të tensionit të brendshëm në partinë opozitare socialiste. Sipas përkrahësve të kësaj hipoteze, pasi ndërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes partiake, liderja e socialistëve Kornelija Ninova orvatet të konsolidojëdrejtuesit e rinj duke ngurtësuar tonin ndaj pushtetarëve. Sipas vëzhguesve të tjerë, si te pushtetarët, ashtu edhe në opozitë shihet një orientim te forcimi i radhëve partiake duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore. Megjithëqë ato zgjedhje do të zhvillohen pas dy vitesh, për një domosdoshmëri të tillë para kohe foli lideri parlamentar i partisë GERB Cvetan Cvetanov. Cilat prej hipotezave janë të drejta, këtë do ta tregojë koha. Mirëpo, që tani është e qartë, se muajit që mbeten deri në fund të vitit do të jenë të tensionuar dhe të nxehtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..