Po të kërkoni burimin e këngës origjinale të malit Rodopa me shoqërimin e pazëvendësueshëm të gajdes kaba, atëherë duhet t’i besoni artit të Ilija Uçikovit. Ai është themelues dhe udhëheqës i Ansamblit “Orfej” nga qyteti Çepellare. Ideja e tij është të ruajë dhe të popullarizojë stilin e moçëm të traditës muzikore të malit Rodopa.
Për të realizuar këtë nismë në vitin 2007 Ilija Uçikov mblodhi në një vend fëmijë, të rinj dhe të moshuar, që të prezantojnë këngët, vallet dhe veshjet tradicionale popullore në pamjen e tyre fillestare. Krahas kësaj ai krijoi edhe një shkollë për gajdexhinj të talentuar të rinj. Në të njëjtën kohë merret individualisht me solistë për shfaqjet e tyre në festivale dhe konkurse të ndryshme. Zakonisht ata këndojnë nën shoqërimin e gajdes së tij. Ansambli “Orfej” zhvillon veprimtarinë e tij pranë Vatrës së Kulturës “Rodopska Iskra 1880” në qytetin Çepellare. Puna prej muzikanti e Ilija Uçikovit shumë shpejtë pushtoi zemrat e banorëve vendas. Ai u ftua të bëhet gajdexhi edhe të grupeve të këndimit në fshatrat e rajonit të mesëm të malit Rodopa si Pavellsko, Vërbina, Smiljan e të tjerë. Krijimtaria e tij atdhedashëse krijuese jep shumë rezultate. Të shumta janë çmimet nga festivalet dhe konkurset për formacionet dhe solistët e mësuar prej tij. Si një gajdexhi i përsosur ai shfrytëzon aftësitë dhe talentin e vet në punimin e kaba gajdeve. Që prej vitesh ka një punishte për gajde në qytetin Çepellare.
Ilija Uçikov lindi në fshatin Shiroka Llëka. Që nga fëmijëria i tërhiqte tingëllimi i kumbueshëm i gajdes së Rodopeve. Kur ishte 10-vjeçar bënte përpjekje të zotërojë këtë vegël muzikore popullore. Me siguri edhe lidhja farefisnore me gajdexhiun e njohur Dafo Trendafillov, ndikoi që ai t’i dedikohet gajdes. Duke zbuluar dhuntitë e Ilijës së vogël, që kur ishte gjallë, gajdexhiu i famshëm thoshte: “Ilija do të jetë pasardhësi im i denjë në zotërimin e gajdes.” Këtë amanet Ilija edhe më sot e respekton me dashuri të madhe si muzikant, udhëheqës artistik, mbrojtës i pasurisë shekullore folklorike të malit Rodopa. Ja se çfarë tregon Ilija Uçikov për rrugën e vet krijuese:
“Që para 20 vitesh i shoqërova interpretimet e një grupi folklorik në Çepellare. Ai ishte pranë vatrës vendore të kulturës. Fillova të jap mësime të gajdes. Kështu ngadalë lindi ideja që vajzat dhe djemtë bashkë të këndojnë ndërsa interpretimet të shoqërohen me tingëllimin e veglave popullore. Një pjesë prej gajdexhinjve dhe pothuajse të gjitha vajzat e ansamblit vallëzojnë. Gratë e moshuara vetëm këndojnë. Fëmijët i frekuentojnë repeticionet me entuziazëm të madh. Disponojmë një repertor të pasur, të cilin e grumbullojmë që nga viti i formimit të grupit 1951. Edhe dy prej grave janë që nga themelimi. Gjithnjë kërkojmë këngë të reja të panjohura, por në të njëjtën kohë nuk harrojmë edhe ato nga vitet e para e grupit, që të mos harrohen. Gajdja është një instrument preciz, i cili kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme. Më se 30 vite punoj edhe gajde. Disponoj si punishten, ashtu edhe teknikën e domosdoshme për prodhimin e tyre. Krahas kësaj i mirëmbaj edhe veglat muzikore të ansamblit. Vjet qëndruam dy javë në Oksford dhe Kembrixh, ku organizuam mësime të këngëve të malit Rodopa dhe të gajdes për të huaj. Folklori i malit Rodopa dallohet në vendbanimet e ndryshme dhe një muzikant preciz duhet të di të gjitha veçoritë dhe dallimet. Filozofia ime është se gajdja është një magji. Ajo është jeta ime. Për mua ajo është gjithçka.”
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaMbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..