Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtja e trashëgimisë kulturore në emrin e së ardhmes nëpërmjet popullarizimit të veprimtarive të muzeve

БНР Новини
Baku
Foto: EPA / BGNES

Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari ishte mikpritëse e një konference me temë: “Muzetë e Azerbajxhanit. Muzeu – një objekt tërheqës për turizmin kulturor.” Ajo u zhvillua në kuadrin e projektit “Evropa e Bashkuar dhe Trashëgimia Kulturore Botërore” nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë dhe të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit dhe u realizua nga Ambasada e Azerbajxhanit në partneritet me Fondacionin Kulturor Bullgar “199”.

СнимкаVizituesit e konferencës, e cila ishte pjesë e aktiviteteve kushtuar përvjetorit të 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Azerbajxhanit dhe Bullgarisë, ishin dr. Alla Bajramova, drejtoreshë e Muzeut Shtetëror të Kulturës Muzikore të Azerbajxhanit, muzeu, i cili tregon historinë e bukur të veglave muzikore të Azerbajxhanit, dhe Shirin Melikova, drejtoreshë e Muzeut të Qilimave të Azerbajxhanit, muzeu i parë i specializuar për qilima në botë.

Ja se çfarë deklaroi Dr. Alla Bajramova para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

Kultura muzikore në Azerbajxhan është shumë e pasur. Ja përse në vitin 1967 u krijua Muzeu i Kulturës Muzikore, i cili sivjet feston jubileun e tij të 50-të. Për çdo një popull muzika është shpirti i tij. Ne e pëlqejmë shumë muzikën bullgare. Ajo është shumë origjinale. Në vitin 2003 muzika e Azerbajxhanit u përfshi në listën e UNESKO-s për trashëgiminë jomateriale me gojë. Ja përse ne me kënaqësi e ndajmë muzikën, dituritë dhe arritjet tona me kolegët tanë bullgarë.

Gjatë muajit maj Muzeu i Qilimave të Azerbajxhanit vizitoi Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Ja se çfarë tha drejtoresha e Muzeut Shirin Melikova për këtë bashkëpunim:

Tradita e prodhimit të qilimave është shumë e lashtë. Ajo pasqyron kulturën tradicionale të shumë popujve. Në prodhimin e qilimave të Azerbajxhanit është pasqyruar tërë historia – folklori, letërsia, të gjitha fetë, tërë dashuria dhe karakteri kombëtar i popullit të Azerbajxhanit. Ato bëjnë një përshtypje të madhe me kompozimet dhe ornamentet e tyre të shumëllojshme dhe prandaj janë ekspozuar në shumë muze botërorë. Në vitin 2010 arti i qilimave të Azerbajxhanit u përfshi në Listën e UNESKOS “Trashëgimia Jomateriale Kulturore. Për ne është një kënaqësi e madhe të njihemi me traditat e prodhimit të qilimave të popujve ballkanikë. U befasuam shumë nga tiparet, ornamentet dhe ngjyrat e përbashkëta mes qilimave ballkanikë. Pavarësisht nga vendet ku banojnë, njerëzit bashkohen nga arti. Nëpërmjet gjuhës së artit njerëzit mund të njihen njëri me tjetrin. Mes Bullgarisë dhe Azerbajxhanit ka marrëdhënie tradicionalisht të mira.

Pyetjes cilat janë mesazhet e kësaj konference kryetari i fondacionit “199” Bozhidar Aleksiev iu përgjigj:

Ka disa mesazhe. Që prej kohe ne punojmë për popullarizimin e veprimtarisë së muzeve. Përveç kësaj vetë takimet me rastin e idesë si të bashkëpunojmë, çfarë të jenë ekspozitat tona, si t’i prezantojmë, kjo është një mundësi që njerëzit të takohen live. Në fakt ky është qëllimi ynë, pavarësisht nga kushtet e vështira ekonomike dhe politike të përpiqemi t’i zbulojmë gjërat e panjohura. Ka një temë shumë të thellë – ne nuk njihemi që prej shumë vitesh.

Pyetjes si do të prezantohet Bullgaria me muzetë e saj Bozhidar Aleksiev iu përgjigj kështu: “Ideja për t’u krijuar një këmbim i tillë, të njihen kulturat, traditat, krijon një mundësi të tillë. Edhe Bullgaria në shumë drejtime mund të tregojë në plan historik se sa e rëndësishme është trashëgimia kulturore për të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD