Lajmi i përhapur nga mediat maqedonase, se me një projektligj për mbrojtjen e pakicave në Shqipëri, përgatitur nga qeveria, Tirana zyrtare e njeh ekzistencën e pakicës maqedonase, greke, vllahe, malazeze, serbe, boshnjake dhe egjiptiane në vend, por jo edhe atë bullgare, provokoi reagimet e ashpra të palës bullgare. Eurodeputeti i partisë në pushtet GERB Andrej Kovaçev tha, se në parlamentin shqiptar ka një projektligj, i cili akoma nuk është i miratuar, dhe prandaj lajmi, se pakica bullgare zyrtarisht nuk është e njohur, është i rremë dhe ka për qëllim të provokojë tension mbi temën në fjalë. Sipas tij, një pjesë prej bashkësisë akademike maqedonase nuk dëshiron njohjen e pakicës bullgare në territorin e Shqipërisë, pasi kjo do të hedhë poshtë tezën e saj, se në territorin maqedonas kurrë nuk kishte bullgarë. Ish ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Bobi Bobev u përfshi në polemikë, duke rikujtuar, se në të kaluarën tema e vetme aktive politike, që shteti bullgar e diskutonte me Shqipërinë, ishte pikërisht statusi i popullsisë bullgare aty. Mirëpo, atëherë Jugosllavia me çdo mjet provonte ta pengojë procesin. Po atë ditë u zhvillua edhe një bisedë telefonike midis kryeministrave të Bullgarisë dhe të Shqipërisë – Bojko Borisov dhe Edi Rama. Në të zoti Borisov nguli këmbë që të drejtat e pakicës bullgare në Shqipëri të garantohen në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Nga ana e vet zoti Rama siguroi, se projektligji akoma po hartohet dhe Shqipëria nuk do ta shkelë interesat e pakicës bullgare. Një grup deputetësh evropianë nga vende dhe fraksione të ndryshme politike shpalli, se do t’i dërgojë një letër Tiranës, në të cilën prapë do të shtrojë çështjen, në frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian nga shkurti i këtij viti. Duhet të theksojmë, se në lidhje me rezolutën në fjalë gjatë korrikut të këtij viti presidenti shqiptar Ilir Meta siguroi ministren e jashtme Ekaterina Zaharieva, se “askush nuk mund të diskreditohet në Shqipëri dhe nuk mund t’i pengohet atij të vetëcaktohet si bullgar”.
Në se në kundërshtim të sigurimeve, projektligji do të miratohet pa u përmendur pakica bullgare, kjo jo vetëm që do të jetë një gjest armiqësie ndaj Bullgarisë, por edhe një akt i diskriminimit të një pakice etnike, ekzistenca e së cilës është e vërtetuar historikisht por megjithëkëtë prej dekadash pret njohjen. Bullgarët në Shqipëri sipas të dhënave jozyrtare janë përafërsisht 100 000 veta. Gjatë vitit 1932 në Konferencën e Dytë Ballkanike në Stamboll të dy palët nënshkruan një protokoll, me të cilin delegacioni shqiptar njohu ekzistencën e pakicës bullgare në Shqipëri. Për shkak të ndërrimeve të qeverive dhe fillimit të Luftës Botërore, rezoluta nuk u ratifikua dhe që atëherë e deri më sot ky problem mbetet i hapur. Ai është i hapur edhe tashti, në këtë moment, kur Shqipërisë iu drejtua apel nga Parlamenti Evropian ta njohë minoritetin bullgar, ndërsa faktorët e saj më të përgjegjshëm politikë sigurojnë se të drejtat e kësaj pakice do të garantohen.
Reagimet e fundit të Sofjes mbi këtë çështje ishin të qarta dhe kategorike, ndërsa të tilla janë edhe sigurimet nga ana e Tiranës. Në bisedën e zhvilluar midis kryeministrave Borisov dhe Rama u arrit marrëveshje që komunikimi midis Sofjes dhe Tiranës mbi projektligjin problematik të vazhdojë, kështu që interesat e bullgarëve në Shqipëri të mbrohen. Zgjidhja e problemit është më tepër çështje e kohës së afërt, se sa e asaj të largët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..