Vitet e fundit, kinemaja bullgare përjeton rilindjen e shumëpritur. U xhiruan shumë filma të rinj me subjekte emocionuese, të cilët tërheqin vëmendjen e publikut. Mirëpo, skenarët e shumicës prej tyre rikrijojnë të vërtetën bullgare në formën e saj më të errët. Mashtrimet, vrasjet, vjedhjet, narkotikët janë armiku të cilin shoqëria has çdo ditë. Prandaj të gjitha ato asistojnë në historinë e heronjve, ndërsa secila prej tyre ka fundin e vet të parashikueshëm. Filmi “Roza Damascena” i regjisorit Todor Anastasov ndryshohet. Ky është një film krijuar sipas një rasti të vërtetë. Ai rikrijon ëndrrën bullgare të jetojmë ndryshe – më mirë, në mënyrë më të rregulluar dhe të jemi njerëz të suksesshëm. Emri nuk u zgjodh rastësisht. Kjo sepse vendi ynë që prej kohe njihet në botë me prodhimin e dy kulturave emblematike. Që prej kohe në trojet tona rritin duhani dhe trëndafili.
Filmi rikrijon 50 vjet nga jeta e një djali të zakonshëm i cili zbuloi parajsën e vet në Luginën e Trëndafilave. I magjepsur nga bukuria ai ëndërron të mbetet përgjithmonë aty duke krijuar një distileri të vajit të trëndafilave. Peripecitë, të cilat ai kapërcen, zgjedhjet, të cilat është i detyruar të bëjë dhe përpjekjet të mbijetojë megjithë padrejtësitë dhe presionin, formojnë pamjen e bullgarit të zakonshëm sot. Kështu që shumë njerëz mund të zbulojnë dramën e vet personale jetike duke vështruar filmin. Dhe në se te spektatori del pyetja pse ëndrra është bullgare, jo evropiane ose amerikane, përgjigja është e thjeshtë. Ajo frymëzohet nga historia, traditat dhe mendësia, me të cilat kemi rritur dhe kemi lidhje të forta rrënjësore. Një nga rolet kryesore, ajo e Mbretëreshës së Trëndafilave, rikrijohet nga artistja Neda Spasova, e cila bën debutimin e vet në kinema. Si ajo u zgjodh për të dhe çfarë i pëlqen asaj në profesionin e artistit, shpjegon vet ajo:
“Gushtin e vitit 2015 mora pjesë në një konkurs për rolin e Mauglit në një film tjetër. Kjo megjithëqë ky rol ishte tepër i huaj i natyrës sime prej artisteje. Edhe regjisori e zbuloi këtë dhe prandaj më dha shansin dhe tetë muaj më vonë më kërkoi të luaj në filmin “Roza Damascena”.”
Mirëpo, se si Neda Spasova vendosi të bëhet artiste:
“Isha 12 vjeçare, kur në shkollë erdhën që të na informojnë për një konkurs për një grup teatror në qytetin Vraca. Të gjithë bashkënxënësit vendosën se do të prezantohen në të. Vetëm unë u inatosa në fillim, por në fund të fundit edhe unë shkova. Kjo për arsye, se që nga mosha e adoleshencës desha të mësoj psikologji, që të bëhem psikoterapeute, të punoj me njerëzit, t’i frymëzoj, të zgjidh problemet e tyre, të ndryshoj jetën e tyre. Mirëpo, e gjithë kjo mbeti vetëm si ëndërr rinore, pasi më pranuan në Akademinë Kombëtare të Atit Teatror dhe të Filmave.”
Filmi u xhirua më se një vit. Në skenat masive marrin pjesë më se 1300 veta, gjë që e bën atë një nga më të mëdhatë të xhiruara vitet e fundit tek ne. Kompozitor i muzikës është Rumen Bojaxhiev – bir, ndërsa skenariste – poetesha Marija Llalleva. Premiera do të jetë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..