Në fund të javës së kaluar Kryetari i Parlamentit Dimitër Gllavçev mori nga autoritetet vendore dhe përfaqësuesit e diasporës bullgare në qytetin Primorsk sigurime se ligji i ri arsimor në Ukrainë nuk do t’i ndryshojë të drejtat e minoritetit bullgar për të mësuar gjuhën e tij amtare. Para kësaj Ambasadori i Kievit në Sofje Mikola Baltaxhi u kishte dhënë sigurime të tilla Dimitër Gllavçevit, Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Presidenti Petro Poroshenko gjithashtu garantoi në një takim në Nju Jork me Presidentin bullgar Rumen Radev se referoma arsimore në vend nuk do t’i shkelë të drejtat e bullgarëve etnikë për të mësuar gjuhën e tyre amtare. Intensiteti i diskutimit të kësaj çështjeje gjatë gjysmës së dytë të shtatorit flet vetvetiu për seriozitetin e shqetësimeve në Sofje. Tani për tani nuk ka shenja pakënaqësie nga reaksionet e palës ukrainase, as arsye për t’u pritur reaksione të ashpra si ato në Rumani, për shembull. Ju rikujtojmë se si shenjë proteste Presidenti i Rumanisë shtyu vizitën e vet në Ukrainë dhe vizitën e Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës në Bukuresht.
Mirëpo, megjithë reaksionet e matura bullgare, kemi ndjenjën se Sofja do të vazhdojë ta ndjekë me vëmendje çështjen, sepse ajo është lidhur me shqetësime të ndryshme të bashkatdhetarëve tanë në Ukrainë pas shpërthimit të konfliktit me Rusinë. Tradicionalisht diaspora bullgare në Ukrainë nuk ka probleme dhe në shumë kontakte zyrtare Sofja e ka njohur dhe e ka përshëndetur këtë. Mirëpo, gjatë muajit mars të vitit 2014 Këshilli i Sigurisë pranë Kryeministrit Oresharski supozoi se në rast konflikti ushtarak, ose të forcimit të qëndrimeve ksenofobe në Ukrainë, rreth 250 mijë – 300 mijë bullgarë etnikë mund të nisen për në Bullgari. Lidhur me situatën e tensionuar, në fillim të vitit 2015 Ambasada në Kiev dhe Konsullata e Përgjithshme në Odes u instruktuan për të lehtësuar lëshimin e vizave për bullgarët etnikë nga rajonet e veprimeve ushtarake. Ndërkaq, në disa rajone në Bullgarinë Verilindore filluan përgatitje për pritjen e bashkatdhetarëve tanë. Sidoqoftë, nuk u arrit në fluks të bullgarëve etnikë nga Urkaina, por gjatë qershorit të këtij viti shqetësimet për shfaqjet e ksenofobisë u justifikuan pjesërisht, pasi nacionalistët ukrainas rrahën ashpër një përfaqësues të bashkësisë së bullgarëve besarabë në Belgorod Dnestrovski. Me këtë rast para Ambasadës së Kievit në Sofje u zhvillua një protestë e nacionalistëve me thirrje për t’u ndaluar terrori kundër bullgarëve në Ukrainë. Mirëpo, disa prej pjesëmarrësve në demonstrim mbanin me vete flamurin rus dhe këmishë me Presidentin rus Vladimir Putin, gjë që shkakton dyshime për autenticitetin e motiveve për protestat, si dhe dyshime për përkrahjen e akoma një pale të tretë ndaj aksionit. Përveç se është serioz, problemi është gjithashtu shumë delikat, sepse ka jo pak bullgarë etnikë ndër të ashtuquajturat “separatistë rusë” në Ukrainë.
Është vështirë të parashikohen veprimet e ardhshme të Bullgarisë, por nuk është përjashtuar që të ketë reaksione në kuadrin e BE-së. Çështja u shtrua në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së. Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se pritet që Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Greqia, të përkrahura nga Polonia, t’i dërgojnë një letër të përbashkët Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Sigurimet e Ukrainës u pranuan nga ana bullgare, por siç duket çështja mbetet e hapur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..