Vëllçi Ivanov ka lindur në fshatin Trakia, Bullgari Jugore – 30 kilometra në jug të qytetit Stara Zagora. Ai tregon se akoma në fëmijëri këngët i bënin atij përshtypje shumë të madhe, me interes dëgjonte gratë në ndejat e mbrëmjeve, dhe përpiqej t’ikëndonte si to dhe pak nga pak grumbullonte një repertor të vet. „E ndjeja këtë se po të vazhdoja në të njëjtën mënyrë, kënga do të më çonte në një rrugë tjetër, të ndryshme nga rrugët e bashkëfshatarëve të tjerë të mi” – janë fjalët e Vëllço Ivanovit.
Dhe fati nuk vonoi ta ndihmojë. Një takim i rastësishëm me këngëtaren popullore dhe redaktoren muzikore në Radion Shtetërore të qytetit Stara Zagora Petkana Zaharieva e inkurajoi të riun të vazhdojë veprimtarinë muzikore. Në vitin 1963 me ndihmën e saj Vëllço Ivanovi bëri incizimet e para në radio. Hapat e mëtejshme ishin incizimet në Radio Plovdiv dhe në Radion Kombëtare Bullgare në Sofje. Më se 150 janë këngët e tij – xhevahire të vërteta të stilit karakteristik për krahinën e Trakisë. Një etapë e rëndësishme e jetës së tij dhe e grumbullimit të përvojës qe puna e tij si solist i ansamblit të qytetit Dimitrovgrad dhe i ansamblit “Kitna Trakia” të qytetit Haskovo. Ka pasur koncerte me muzikantët më të mirë të Trakisë: me orkestrën e Ivo Papazovit, “Kanarite”, “Rodopi” e shumë të tjerë. Motoja e tij gjithmonë ka qenë “Le të këndohen këngët e mia” dhe prandaj me gatishmëri iu dhuron këngët e repertorit të vetë këngëtarëve të tjerë.
Sivjet Nikollaj Çapanski – drejtues i programeve folklorike në Radio Plovdiv, i cili merret me veprimtari botuese, mblodhi në një libër kujtime për jetën dhe krijimtarinë e Vëllço Ivanovit – kujtime të kolegëve dhe adhuruesve për kontributin e tij për muzikën tradicionale. Janë botuar dhe disa nga këngët e tij më të preferuara me nota – një dhuratë e vërtetë për këngëtarët e rinj.
„Me rastin e përvjetorit të 70-të të Vëllço Ivanovi dhe të krijimtarisë tij gjysmëshekullore mblodhëm në një libër këngët e tij më të mira” – tregoi Nikollaj Çapanski. „Idenë na dha një adhurues i këngëtarit. Zakonisht përqendrohemi kryesisht mbi gjërat që tingëllojnë në mënyrë moderne dhe shqetësohem se kështu mund të harrojmë shumë gjëra të vjetra me vlerë të lartë. Më bëri përshtypje të madhe rruga krijuese e Vëllço Ivanovit. Incizimet e tij të para i ka bërë në një moshë shumë të re dhe ka lënë pas vetes një thesar të madh prej këngëve dhe shumë koncerte. Për herë të parë u takova me të në lidhje me punën time në radio. Unë gjithmonë dëshiroj t’i njeh personalisht të gjithë muzikantët, muzikën e të cilëve e prezantoj në programet e mia. Disa herë kam qenë gjithashtu mysafir në shtëpinë e tij. Ai më tregoi shumë fletore, kaseta me muzikë, gazeta me artikuj për të. Isha në fshatin e tij të lindjes Trakia dhe atje pashë ngrohtësinë, me të cilën bashkëfshatarët e Vëllço Ivanovit e pranojnë. Atëherë ata vetë më pyetën se kur do të bëjë diçka për “Vëllçonë tonë”. Grumbullova shumë informacion, përdora intervista të vjetra të tij nga vitet, kur ai ka bërë incizime në Radio Plovdiv. Urimi im ndaj Vëllços është: të mos ndahet kurrë nga kënga. Nuk i uroj njohje. Njohjen ai tashmë e ka. Në të kaluarën titulli “këngëtar popullor” nuk jepej lehtë. Më parë populli duhej të të vlerësonte dhe të të njihte. Vëllço Ivanov nuk ka arsim muzikor, mirëpo pas vetes ka lënë aq shumë këngë – kjo është më e vlefshmja.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..