Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Gecov: “Në Bullgari ende nuk është shuar zjarri i mendimit teknik”

Një pajisje për elektrostimulim të muskujve e vendos vendin tonë në radhët e para të teknologjive inovative

БНР Новини
Ivajllo Gecov
Foto: arkiv personal

Një metodë e re për trajnime i zëvendëson me sukses ushtrimet e lodhshme sportive dhe e modelon figurën tonë në kuadrin e 15-20 minutave në ditë. Përveç kësaj ndikon pozitivisht mbi qarkullimin e gjakut, qarkullimin limfatik dhe aparatin motorik. Ju duket e pamundshme! Mirëpo, sportistët profesionalë dhe fizioterapeutët e njohin këtë teknologji që prej mjaftë kohe. Ajo është bazuar në studime të gjata shkencore. Bëhet fjalë për një stimulim elektrik të muskujve. Nëpërmjet këtij stimulimi muskujt tanë tkurren dhe lëshohen me një intensitet më të lartë dhe nuk mbingarkohen. Nëpërmjet stimulimit të grupeve kryesore aktivohen deri në 90 për qind prej fijeve të muskujve dhe kjo çon deri në 36 000 tkurrje të muskujve brenda një procedure prej 20 minutash.

Me krenari mund të shënojmë se Bullgaria ka një kontribut jo të vogël në zhvillimin e kësaj teknologjie, megjithë qëndrimin mospërfillës të shtetit ndaj rretheve tekniko-shkencore te ne. Krijuesit e saj janë entuziastë të rinj nga Akademia Bullgare e Shkencave, të cilët megjithë vështirësitë dhe pagimin poshtërues, besojnë se ende e kemi potencialin për të zërë përsëri një vend të denjë në radhët kryesore. Autori i projektit është Ivajllo Gecov, i cili ka vendosur kontakt me shkencëtarët e rinj dhe ka arritur ta realizojë idenë fillestare.  

“E gjithë kjo është rezultat i studimeve shumëvjeçare në Bullgari dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Ato na japin mundësi që të bëhemi një prej prodhuesve kryesorë në sferën përkatëse. Tani për tani ka gjashtë kompani në botë që përhapin pajisje të ngjashme dhe praktikisht ne do të jemi prodhuesit e shtatë. Për ne është me rëndësi të madhe ta ruajmë origjinën bullgare të produktit. Mund të themi me krenari se ai është krijuar dhe prodhohet këtu dhe për ne kjo është reklama më e madhe. Tashmë ka një interes të madh te ne dhe shpresojmë që kjo të bëhet fakt edhe jashtë. Pasi i marrin certifikatat e domosdoshme nga TÜV, do të jemi të pranishëm edhe përtej kufirit. Kemi synim të marrim pjesë në ekspozitën më të madhe të pajisjeve të tilla në Këln gjatë muajit prill. Besoj se kolegët tanë nga Spanja, Gjermania dhe Australia do të befasohen pakëndshëm, sepse ne do të jemi të vetmit, që ofrojnë pesë variante të ndryshme të një teknologjie. Tani për tani nuk do të zbulojë sekrete të tjera. Kjo që desha të them është se produktet tona janë përpunuar krejtësisht, vetëm duhet të lëshohen në prodhim në seri.”

Vetë teknologjia për elektrostimulin e muskujve ka lindur si rezultat i studimeve shkencore të hipodinamikës në hapësirat e kufizuara, si stacionet kozmike dhe nënujoret. Sipas fjalëve të Ivajllos “Kjo nuk është një teknologji çudibërëse, e cila i zgjidh të gjitha problemet e botës, por një mundësi për ta kursyer kohën, që mund ta kalojmë me të afërmit tanë, ta pasurojmë kulturën tonë.” Vetë Ivajllo së pari e ka përdorur si konsumator, por pas kësaj ka vendosur të hapë një studio të vet dhe ta përmirësojë. Le të përmendim se ai e ka mbaruar shkollën ushtarako-detare “Nikolla Jonkov Vapcarov” dhe për të nuk ka gjëra të pamundshme. Pasi filloi të përdorë aparaturën e konkurrencës atij nuk i pëlqeu dizajni dhe filloi ta përmirësonte:

“Në një moment vendosa se kjo është e paarsyeshme. Kështu gjatë muajit dhjetor me disa kolegë nga Akademia Bullgare e Shkencave filluam përpunimin e teknologjisë. Gjatë marsit tashmë ishim gati për ta filluar prodhimin. Dhe meqenëse tërë jetën jam përpjekur për t’i plotësuar ëndrrat e mia, vendosa se tashmë ka ardhur momenti për t’i shndërruar ato në realitet. Pa ndihmën e kolegëve nga Akademia Bullgare e Shkencave nuk do të mund ta përfundoja projektin tim. Ata kanë dituri në lëmin e programimit dhe radioelektronikës në një nivel shumë të lartë. Në ekipin tonë unë jam gjeneratori i ideve, unë jam i qartë se si do të duket produkti, që të shitet në treg, kurse ata janë realizuesit teknikë. Për fat të mirë në Bullgari ka njerëz të tillë, kurse gjatë realizimit të projektit u binda se ende nuk është shuar zjarri i mendimit teknik në vendin tonë. Duhet të jemi të qartë se po të mos zhvillohet sfera shkencore, ne do të bëhemi një republikë bananesh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Darina Grigorova, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD