Premierat e tjera në skenën e Amfiteatrit në qytezën pranë Detit të Zi ishin spektaklet e “Misterit të Zërave Bullgarë”, të baletit “Arabesk” me “Romeo dhe Zhulieta”, premiera tashmë e përmendur muzikore e “Solistëve të Sofjes” dhe programi i këngëtarit të xhazit Vasill Petrov, kushtuar Al Zheros.
Koncertet e dhomës, të cilat u zhvilluan në skenën e Muzeut Arkeologjik në Sozopoll, gjithashtu gëzonin publikun e vet. Programi i muzikës së dhomës të festivalit filloi me një recital të pianistes Dora Delijska. Ajo paraqiti një koncept interesant, për të cilin na tregoi:
“Idenë time për këtë program e kam zhvilluar në kuadrin e dhjetë viteve. Isha provokuar nga simfonitë dhe kuartetet e Dmitrij Shostakoviçit. Stili i tij i kompozimit më bëri një përshtypje shumë të mirë. Gjatë vitit 1950 Shostakoviç ka qenë në jurinë e konkursit për ekzekutimin e veprave të Bahut në Lajpcig. Atëherë ai është frymëzuar nga Bahu dhe ka filluar të kompozojë një cikël prej preludesh dhe fugash muzikore, por të paraqitura në një mënyrë të re, bashkëkohore. Shumë vite me radhë unë i studioja këto dy cikle – të Bahut dhe të Shostakoviçit, duke kërkuar gjërat e përbashkëta mes tyre. Në një moment konstatova se lidhja mes tonaliteteve është shumë e fuqishme, por nuk kisha ide se si ta paraqitja konceptim tim. Pjesëmarrja e Shopenit në program ishte më tepër me intuitë. Siç e dimë, ai gjithashtu ka kompozuar prelude, por unë u ndalova tek etydet e tij, sepse ato e formojnë në një mënyrë shumë harmonike tërë projektin. Zbulova se në tonalitetet B-A-C-H (si bemol, la, do dhe si) formohet emri i Bahut (Bach). Kështu lindi emri i tërë projektit. Nuk kam përfytyruar kurrë se ky material kaq i madh mund të përfshihet në një program koncertesh.”
Në skenën e dhomës të Muzeut Arkeologjik në Sozopoll u shfaqën shumë muzikantë të talentuar bullgarë, ndër të cilët Valentin Gerov, Minço Minçev, Anatoli Krëstev dhe emra të tjerë të mëdhenj nga muzika jonë klasike.
Një vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë duetit për piano Llora Çekoratova – piano, dhe Georgi Vëllçev – violinë. Këta muzikantë kanë mbaruar Juilliard School në Nju Jork dhe kanë mbetur atje, ku po punojnë. Përveç që prej disa vitesh Llora po krijon projekte, në kuadrin e të cilave fton muzikantë dhe kompozitorë bullgarë. Ata e prezantojnë talentin e tyre muzikor në aktivitete të ndryshme të paraqitura nga ajo në Nju Jork.
Në këtë edicion të “Festave të Kulturës Apolonia” dy instrumentistët paraqitën një program interesant në të cilin ishin përfshirë si vepra të kompozitorëve klasikë, ashtu edhe vepra të autorëve modernë. Një prej tyre është bullgarja, që banon në Londër Dobrinka Tabakova. Dueti për muzikë dhome ekzekutoi dy vepra të saj, për të cilat na solli më shumë hollësi Llora Çekoratova:
“Duke e krijuar programin, ne kërkonim vepra me karakter të ndryshëm. Kështu në pjesën e parë interpretuam sonate klasike të Mocartit dhe Bramsit, kurse në atë të dytë – vepra të kompozitorëve modernë. Kur të jemi në Bullgari ne, si muzikantë, të cilët banojmë dhe punojmë në Amerikë, gjithmonë preferojmë të interpretojmë edhe vepra të kompozitorëve amerikanë. Në rastin konkretë zgjodhëm një vepër të Pol Shonfeldit “Katër suveniret”. U kushtuam një vëmendje të posaçme veprave të Dobrinka Tabakovës – “Modetudes”, “Rodopet” dhe “Përmes tymit të ftohtë”. Tashmë disa vite punojmë bashkë me të dhe e ekzekutojmë muzikën e saj në mbarë botën. Mendojmë se ajo është një prej kompozitorëve më të talentuar bashkëkohorë bullgarë.”
Në skenën e xhazit të Apolonias u prezantuan shumica e projekteve, të cilat u realizuan në Sofje gjatë vitit të kaluar. Ndër to ishin Trioja e Antoni Donçevit,“Xhaznica”, JP3, Jazz Surprise, The Golden Project, Jazz Cats, Kuarteti Minimum dhe Myxtet. Autori i atij të fundit është trumpetisti Mihaill Josifov, i cili na solli më shumë hollësi:
“Në programin që ekzekutuam, pothuaj të gjitha pjesët ishin krijuar nga unë. Një prej tyre është e pianistit tonë Vasill Spasov, që më pëlqeu shumë dhe unë e “absorbova”. Në përgjithësi kjo është një muzikë e kompozuar nga unë gjatë viteve të kaluara dhe deri tani nuk ishte ekzekutuar. Pjesët i kam menduar më tepër si xhaz, sesa si shou skenike. E ndryshmja në projekt është edhe fakti se nuk ka bras, por vetëm piano, bateri, bas, kitarë dhe trumpet. Myxet është interesant edhe për faktin se është multimedial. Në saje të Georgi Georgievit dhe Milena Vëllnarovës kemi një art-instalim shumë interesant. Prandaj mora vendim të krijojë Myxtet – një projekt i hapur, të cilin do ta zhvillojë edhe në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: fest-bg.com
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..