Stina e pushimeve është në kulmin e sipër, por me siguri ka njerëz, të cilët akoma nuk kanë pushuar, ose çuditen se si të kalojnë lejen. Mos u dëshpëroni, sepse pushimi është në majë të gishtave, në sajë të aplikimit të ri Adventif. Më shumë për të mësojmë prej krijuesi Nikollaj Nikollov:
“Adventif është një projekt, me të cilin kam dëshirë të popullarizoj malet bullgare ndër të huajit. Grupi kryesor te i cili është i orientuar janë kompanitë të cilat kërkojnë një timbillding me çmime më të pranueshme dhe të huajit, të cilët dëshirojnë të kalojnë pushimet në një ambient krejt të ndryshëm. Ideja lindi përderisa jetova në Britaninë e Madhe. Aty punova në vazhdim të gjashtë viteve dhe çdo verë kalova pushimet këtu, për të bredhur malet amtare me miqtë. Kur kthehesha kolegët e mi gjithnjë interesoheshin, a mund të organizoj pushim edhe për ta. Ata deshën të shikojnë malet tona të bukura, fotografi nga të cilët botoja në rrjetet sociale.”
Platforma është disi një rrjet social, në të cilin njeriu krijon një profil me fotografi dhe më shumë informacion për veten. Pas kësaj aventurat fillojnë njëra pas tjetrës nën formën e ngjarjeve të ndryshme. Në se njeriu vendos të bëjë një ekskursion 7-ditor në malin Rilla, por disponon vetëm 5 ditë, atëherë mund të hartohet një plan individual me itinerar të shkurtuar. Hapi tjetër është që njeriu të tregojë preferencat dhe softueri krijon planin më të mirë dhe më të përshtatshëm.
Përveç aplikimit Adventif Nikollaj Nikollovi ka edhe një iniciativë tjetër, qëllimi i së cilës është të krijohet një rrjet me qendra të pajisura mirë në mbarë vendin. Në to do të zhvillohet shkenca dhe do të shfrytëzohen për zyra nga kompani bullgare, që bëjnë hapat e parë. Qendra e parë e këtij lloji do të jetë në qytetin e tij të lindjes Varnë.
Është interesante rruga, të cilën Nikollaj Nikollovi kaloi parasë të nisë të merret me sipërmarrësi në Bullgari.
Në vitin 2011 nisi të mësojë në Britaninë e Madhe dhe mbeti aty për 6 vite. E pranuan në pesë nga pesë universitetet në të cilat dha provimet. Por ai zgjodhi Universitetin е Birmingemit për miqtë të cilët zbuloi aty dhe për arsimin e mirë. Përderisa mësonte punonte si shofer, shërbyes, bufetier, arkëtar... Sot i është mirënjohës fatit për mundësitë të cilat i kishte, sepse krijoi shumë kontakte, gjë që i ndihmon sot.
“Në vitin 2014 u diplomova si baçelor “Media dhe komunikacione” dhe vendosa të mbetem, për të kërkuar punë. Më morën në një nga bankat e mëdha të Britanisë së Madhe. Përvoja ime grumbulluar këtu gjatë mësimit në Gjimnazin Matematikor më ndihmoi në intervistën për punësim. Punova në Departamentin e Kredive të Hipotekimit të bankës në vazhdim të dy viteve. Një ditë vendosa se dëshiroj të kthehem në Bullgari dhe të nis ndonjë biznes të vet. Mendoj, se ka shumë bullgarë të rinj dhe të talentuar. Ka edhe shumë gjëra, të cilët duhet të realizojmë këtu, në vend, për të ecur përpara.”
Përderisa po kthehej në atdhe, Nikollaj Nikollovi i bënte vetes pyetje, a ka marr vendimin e drejtë, duke braktisur punën e paguar mirë në të cilën kishte mundësi të përparojë dhe të përsoset. Ai do të jetë nëpunës i bankës në vazhdim të akoma gjashtë muajve dhe vendi i tij do të ruhet, në se do të vendosë të kthehet. Mirëpo, sipas tij, vendimi është definitiv dhe është i bindur, se me projektet, të cilët ka ndërmend të zhvillojë këtu, mund të jetë i dobishëm për vendin, pra e tillë siç është ëndrra e tij.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë..
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR..