Stadiumi Romak në qendrën e qytetit Pllovdiv do të shndërrohet në një arenë, si të thuash, të betejave të rënda. Pikërisht aty do të takohen autorët e filmave më të mirë me metrazh të shkurtër të xhiruara me dron. Të gjithë ata do të rivalizojnë në edicionin e dytë të veprimtarisë DroneUp International Film Festival. Njeri prej organizatorëve të festivalit Petjo Petkov shpjegon:
“Dëshira jonë është që në kuadrin e festivalit të prezantohen filmat më të mirë të xhiruar me dron nga mbarë bota. E bëjmë këtë me arsyen, që publiku bullgar t’i kënaqet kësaj gjinie krejt të re në artin kinematografik. Ata filma ofrojnë një këndvështrim tjetër ndaj botës dhe së përditshmes sonë.”
Ideja për këtë festival lindi në vitin 2015. Në atë kohë kishte mezi nja 5-6 veprimtari të këtij lloji. Mirëpo, Petjo Petkov është i bindur, se:
“Festivali në Pllovdiv është i pari i këtij lloji, sepse ai dallohet nga të tjerët. Ky nuk është festivali tipik organizuar në sallë për një auditor të specializuar. Ideja është që publiku të haset me artin në rrugë dhe prandaj aktiviteti organizohet në Stadiumin Romak në qytetin Pllovdiv. Edhe hyrja është falas për të gjithë.”
Organizatorët janë të frymëzuar nga suksesi i edicionit të parë të festivalit vjet, kur filmat projektoheshin para një auditor shumëmijësh. Pikërisht kjo iu dha atyre forcë të vazhdojnë përpara. Ekipi i festivalit është ndërkombëtar dhe është i bazuar në Kopenhagë.
“Ne jemi një ekip prej shtatë vetash, me banim në Danimarkë – vazhdon Petjo Petkovi. – Kemi interes jo aq ndaj dronëve, se sa ndaj organizimit të veprimtarive në kuadrin e të cilave publiku dhe arti hasen. Është e domosdoshme edhe një çik kokëfortësia, sepse organizimi i një aktivitet 2 mijë kilometra larg vendbanimit nuk është një punë e lehtë. Mirëpo, përballojmë të gjitha vështirësitë dhe gëzohemi shumë se do të bëjmë prapë. Besojmë, se kjo është një veprimtari me potencial të madh, e cila siguron një mundësi që bota të shihet nga kënde të ndryshme.”
Sipas rregullores për pjesëmarrje filmat janë me metrazh të shkurtër jo më gjatë se sa 6 minuta. Filmat bullgarë janë shtatë në tri kategori të ndryshme.
Më 25 dhe 26 gusht nga ora 20 do të shpallen finalistët e festivalit të caktuar nga një juria ndërkombëtare. U paraqitën për pjesëmarrje afro 80 filma nga përafërsisht 30 shtete. Mirëpo, në Stadiumin Romak do të shfaqen vetëm 35 prej filmave në gjashtë kategori: Natyra, Qytete, Ekstreme, Tregime dhe Historia, Udhëtime dhe ka një kategori speciale – Bullgaria. Sivjet festivali do të vazhdojë një ditë më shumë. Kështu më 26 dhe 27 gusht të pranishmit do të kenë mundësi që vet të njihen me punën që realizohet me dronët. Kështu në Stadiumin Romak do të hasen e kaluara dhe e ardhmja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: DroneUp International Film Festival
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..