Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çështja lidhur me financimin e fesë myslimane në Bullgari mbetet shqetësuese

БНР Новини
Foto: BGNES

Para pak kohe Kryemyftiu në Bullgari Mustafa Haxhi bëri të ditur se mbi 600 imamë tashmë pesë muaj nuk kanë marrë paga dhe shumica e tyre po emigrojnë, që ta nxjerrin bukën e gojës përtej kufirit. Ndër ata, që mbeten në vend, ka një tension të ashpër social dhe përgatiten protesta, thotë Kryemyftiu. Një javë më vonë, një ish-kandidat për President Kemil Ramadan, i cili deklaroi se është mik i personave të lartë arabë, përhapi idenë për t’u ndërtuar xhami në një prej vendeve historike në Sofje, me emrin Stallat e Kuajve të Mbretit, në qoftë se bashkia bie dakord.  Një prej shejhëve madje ka premtuar se do ta japë për këtë qëllim rreth 50-60 mln dollarë amerikanë dhe do të jetë i pranishëm në fillimin e ndërtimit të objektit. Ramadan nuk është konsultuar me Kryemyftiun, por burime të lidhura me të thonë se në parim ai është dakord, në qoftë se çështja kanalizohet nëpërmjet fesë myslimane në një dialog me Bashkinë e Kryeqytetit. Partia nacionaliste VMRO, e cila merr pjesë në qeverisje, deklaroi kategorikisht se nuk ka vend në qendër të Sofjes për një xhami të re, kurse vetë idenë e Ramadanit e quajtën mosrespektim ndaj myslimanëve në Bullgari, islami tradicional i të cilëve është tepër i ndryshëm nga ai në emirate. Sidoqoftë, nuk u arrit në një politizim të ashpër për shkak të pushimeve verore, ose për diçka tjetër, por u rikujtua se çështja lidhur me financimin e feve në Bullgari mbetet shqetësuese.

Pranverën u njoftua se tashmë nuk ka marrëveshje mes Drejtorisë Bullgare të Feve dhe Komitetit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dianet) për ndihmën financiare për fenë myslimane nga fqinji jugor. Gjatë qershorit qeveria informoi se në qoftë se midis Kryemyftiut dhe Dianetit të Turqisë ka marrëveshje për ndihmë, ky është një dokument juridik me karakter privat dhe për atë nuk është në dijeni Drejtoria e Feve. Në fakt, bëhet fjalë për ndihmë të Dianetit, e cila është destinuar kryesisht për mirëmbajtjen e nxënësve në shkollat e mesme fetare, për rreth 1 mln euro dhe jo për pagat e imamëve. Ndërkaq, qeveria teknike në periudhën midis kabinetit të dytë dhe atij të tretë “Borisov” kishte përgatitur një projekt për ndryshime legjislative, i cili parashikon ndalimin e financimit të huaj të feve, por nuk u arrit në debat parlamentar.

Shkaqet për ndërprerjen e financimit nga Turqia ende nuk janë të qarta, por ka të ngjarë të kenë një nëntekst politik. Sipas burimeve të Myftiut, Dianeti e ka ndërprerë ndihmën për shkak të tensioneve mes dy vendeve gjatë referendumit në Turqi dhe zgjedhjeve të fundit parlamentare në Bullgari. Atëherë Sofja duhej të rikujtonte se sipas ligjit për partitë politike “fetë nuk mund të realizojnë veprimtari kundër sovranitetit, tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues në Republikën e Bullgarisë, përfshi këtu nëpërmjet predikimeve dhe përhapjes së letërsisë dhe materialeve informative.”

Nga ana tjetër, numri i nëpunësve të huaj, të cilët ndodhen në vend me ftesë të feve të ndryshme, sipas informacioneve zyrtare është qindra veta në institucionet e ndryshme fetare. Kisha Apostolike Armene, feja myslimane, kishat evangjelike, Kisha e Jisu Krishtit të Shenjtorëve nga Ditë e Fundit, Dëshmitarët e Jehovait. Kjo pa dyshim do të thotë se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel dypalësh me Turqinë, por ka nevojë për një ligj, i cili të rregullojë situatën për të gjitha fetë. Derisa dikasteret zyrtare të Bullgarisë dhe të Turqisë mbajnë heshtje, ekspertët komentojnë se zgjidhja e tij është me interes edhe për të dyja palat. Disa prej tyre janë të mendimit se është mirë që Bullgaria të ndërmarrë angazhimet ndaj myslimanëve në territorin e vet, sepse investimi në marrëdhënie të qeta midis feve të ndryshme është investim edhe në siguri. Të gjithë që janë të këtij mendimi  vënë në dukje se injorimi i problemeve të myslimanëve në kontekstin e luftës evropiane me terrorin evropian do të jetë jo vetëm i pakuptimtë, por edhe i papërgjegjshëm.  

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD