Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puna jashtë shtetit mund të jetë një kurth

БНР Новини

Çdo vit qindra bullgarë kërkojnë punë jashtë shtetit me shpresë për më shumë të ardhura dhe për një jetë me cilësi më të lartë. Ka shumë njerëz që arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre, mirëpo ka edhe të tillë, të cilët bien në kurthin e trafikut të njerëzve me qëllim eksploatimin e punës së tyre.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës në botë viktimat e eksploatimit të të këtij lloji janë 21 miliona veta. Në Evropën Juglindore në këtë kurth bien 4 nga 1000 veta. Problemi, i quajtur “skllavëria bashkëkohore”, është tepër serioz. Rrjeti i këtij kriminaliteti përfshin të paktën dy shtete.

Nadja Kozhuharova (në mes) dhe Nikolla Kondev (djathtas) gjatë prezantimit të fushatës.

Trafiku i njerëzve me qëllim eksploatimin e punës së tyre është një shkelje e rënde e të drejtave njerëzore. Është një veprimtari kriminale, për të cilën kërkohet përgjegjësi penale dhe ajo ndëshkohet me tërë rreptësinë e ligjit” – tha Nikolla Kondev, koordinatori i “Programit për parandalimin e trafikut të njerëzve dhe për identifikim, mbrojtje, përkrahje dhe riintegrim të viktimave të trafikut”. „Viktimat e këtij lloji trafiku punojnë në kushte jonjerëzore në sektorë si ndërtimi, bujqësia, turizmi, apo kryejnë shërbime të ndryshme si punë shtëpiake. Në botë të ardhurat e trafikut të njerëzve me qëllim eksploatimi është 3.5 miliarda euro për vit, sipas të dhënave të Evropolit. Ky lloj trafiku prek tërë botën, përfshinë Bullgarinë dhe shtetet e tjera të BE-së, kështu edhe Konfederatën e Zvicrës.

Pikërisht qeveria zvicerane lëshoi 2 miliona franga zvicerane për përkrahjen e sektorit qeveritar dhe joqeveritar bullgar në kufizimin e kësaj dukurie. Qëllimi është gjithashtu që të rritet ndjeshmëria e shoqërisë ndaj problemit. Tri vjet me radhë fondacioni “Asociacioni Animus” organizon një fushatë informative, e cila qëllon informimin e njerëzve, të cilët kërkojnë punë jashtë shtetit, për këtë problem. “Po të kërkosh punë jashtë shtetit, mos u bëj si peshku që ha karremin! Puna jashtë shtetit mund të jetë një kurth!” – është slogani i nismës.

Psikologja Nadja Kozhuharova – koordinatorja e nismës shpjegoi: „Përpiqemi të informojmë sa më shumë njerëz për të drejtat e tyre dhe për rreziqet që ekzistojnë, për të mos rënë në situatën e eksploatimit - të mos marrin para për punën e tyre, të humbin dokumentet personale, të jetojnë në kushte shumë të rënda. Problemi i “trafikut të njerëzve” për shtetin tonë është shumë serioz. Sipas informacioneve të partnerëve tanë nga Evropa Perëndimore bullgarët janë grupi më i madh i viktimave të trafikut. Shumë bullgarë kërkojnë punë jashtë shtetit – të gjithët kemi të paktën një të njohur, i cili punon jashtë Bullgarisë. Tani, gjatë verës, situata bëhet më e rëndë për shkak të kërkimit më të madh të krahut të punës për punë sezonale. Shumë bullgarë kërkojnë mundësi për fitimin e të ardhurave më të larta, me të cilat dëshirojnë të jetojnë gjatë dimrit. Ne nuk duam t’i ndalojmë ata, por t’u tregojmë atyre se si mund të mbrojnë të drejtat e veta.

Fondacioni “Animus” organizoi një eksperiment social – hartuan një ofertë tërheqëse për mbledhjen e “havjarit jeshil” në Danimarkë me pagë të lartë (në Bullgari kemi një shprehje “çoj dikë për havjar jeshil”, që do të thotë të “vë dikë të mbajë murin”). Oferta u botua në sajtin më të madh për kërkimin e punës. 150 veta reaguan duke shfaqur interes. Të gjithëve u dërgua përgjigje me informacion si mund të kuptojnë se bëhet fjalë për oferta të rreme: kur ofrohen shumë para, kur nuk ka kërkesë konkrete për moshë, kompetenca, përvojë të mëparshme, kur nuk kërkohet zotësi gjuhësore, kur nuk është përmendur adresa e kompanisë, kur paraprakisht kërkohen para për udhëtim dhe për përgatitjen e dokumenteve.

Shumë njerëz na shkruan se kanë pasur dyshime, mirëpo pavarësisht nga kjo na kanë shkruar. Dhe pikërisht këtu është rreziku në një situatë të tillë – njeriu, duke kërkuar një jetë më të mirë, mund të injorojë rreziqet, të mos mendojë për ta. Ideja ishte që të komunikojmë drejtpërsëdrejti me grupin në rrezik – persona, të cilët nuk kanë arsim të lartë, nuk dinë gjuhë të huaja dhe kërkojnë punë jashtë shtetit, për të cilën nuk kërkohet kualifikim”, saktësoi Nadja Kozhuharova. Në sajë të partneritetit të fondacionit “Animus” me “Posta Bullgare” dhe me një sajt për kërkimin e punës, fushata informative arriti tek vendbanimet më të vogla në Bullgari, ku rreziqet nga ky lloj mashtrimi janë më të mëdha.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Fondacioni “Animus”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD