Turneu ballkanik i Ministres bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, i cili filloi në gjysmën e dytë të korrikut, tashmë po përfundon. Pasi vizitoi Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, gjatë ditëve të ardhshme ajo do të zhvillojë bisedime dhe në Malin e Zi. Qëllimi kryesor i këtyre vizitave është prezantimi i prioriteteve për kryesinë bullgare të Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, që do të fillojë pas më pak se katër muajsh.
Në Beograd gjatë bisedimeve me Ministren bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva homologu i saj Ivica Daçiç tha se pret përkrahjen e Bullgarisë për mbylljen e kapitujve të negociatave mes Serbisë dhe BE-së. Nga ana e saj Ministrja Zaharieva ftoi Presidentin Aleksandër Vuçiç në këshillin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së “Gymnich”, i cili do të zhvillohet gjatë kohës së Kryesisë bullgare të BE-së.
Në Tiranë Ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati shprehi shpresë se si një shtet mik, në cilësinë e saj të Kryetares së Këshillit të Bashkimit Evropian, Bullgaria do të ndihmojë për integrimin evropian të Shqipërisë. Ministrja Zaharieva nga ana e saj tha se shpreson se deri në fundin e kryesisë bullgare Bashkimi Evropian do të marrë vendim politik për fillimin e negociatave me Shqipërinë.
Pritje për ndihmë nga ana e Bullgarisë ka edhe Maqedonia, me të cilën në fillim të këtij muaji Bullgaria nënshkroi Traktatin e shumëpritur të Fqinjësisë së Mirë. Ky nënshkrim ishte kushti kryesor i Sofjes për përkrahjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë. Zonja Zaharieva tha në Shkup se shpreson se vitin e ardhshëm procesi i negociatave i Maqedonisë me BE më në fund do të fillojë.
Në fundin e javës së kaluar në Sarajevë, gjatë bisedimeve me Ministren Zaharieva, Ministri i jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës Igor Cërnadak shprehi dëshirë se në kohën e Kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Bosnja e Hercegovina do të marrë statusin e shtetit-kandidat për anëtarësi. Përfaqësuesja e Bullgarisë nga ana e saj tha se kjo do të bëhet e mundshme vetëm nëse Komisioni Evropian do të vërë re vullnet politik për zhvillimin e reformave të domosdoshme.
Vizita e Ministres bullgare në Malin e Zi do të zhvillohet në të ardhmen e afërt. Mirëpo akoma para saj homologu i saj atje Aleksandër Pejoviç komentoi se shteti i tij pret shumë nga kryesia e ardhshme e Bullgarisë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shpreson se atëherë do të hartohet “kalendari për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkan”.
Turneu ballkanik i Ministres Zaharieva tregoi disa nga sfidat e mëdha të Kryesisë bullgare të BE-së, të cilat kanë lidhje me pozitat e ndryshme të shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe me pikëpamjet e ndryshme brenda BE-së për zgjerimin e Bashkimit në këtë drejtim. Serbia, për shembull, zhvillon negociata për aderim nga viti 2015 dhe pret se ato do të përfundojnë vitin 2019, kurse Bosnja e Hercegovina bile nuk ka marrë status të kandidates për anëtarësi. Komisioni Evropian përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, mirëpo nuk dëshiron që zgjerimi i BE-së në këtë rajon të bëhet para zhvillimit të reformave të mëdha dhe radikale.
Pavarësisht nga kjo pritjet nga Sofja janë të mëdha, duke pasur parasysh se Bullgaria është shteti i parë ballkanik, i cili do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian pas Greqisë. Detyrat para politikanëve dhe diplomatëve tanë në lidhje me prioritetin ballkanik të Kryesisë sonë janë të shumta dhe nuk janë të lehta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..