Historia bullgare është një burim i përhershëm i fakteve, i cili gjithmonë mund të na befasojë. Por, me rëndësi është sesi ato do të tregohen, që të mund të mos të kthehen në një sasie të radhës prej një materiali të humbur. Kjo do të vrasë interesin e secilit akoma që në vet fillimin. Pothuajse çdo një familje bullgare ruan historitë e paraardhësve të vet, të cilët i transmeton sipas traditës trashëgimtarëve të vet. Por në këtë mënyrë ato mbeten të panjohura për njerëzit dhe nuk mundim të rendisim të gjitha copërat e misterit të së kaluarës tonë. Platforma “Historia ime bullgare” e bën këtë të mundshme, sepse ideja është të popullarizojë personat e panjohur, të cilët kanë luajtur rolin e vet në historinë tonë.
Krijues të saj janë historianët Stefan Kiçev dhe Angjell Zllatkov. Ata janë autorë të një serie publikimesh mbi tema të ndryshme. Në to, të dy tregojnë për rolin e grave në historinë bullgare, ose për bashkatdhetarë tanë të njohur botërisht, të detyruar në bazë të shkaqeve të ndryshme të ikin nga vendi që nga Çlirimi deri në ditët tona:
„Është me rëndësi të kuptojmë se, historia është me shumë shtresa dhe nuk mund të gjykojmë ndonjë njeri për zgjedhjen të cilën e ka bërë. E them këtë për shkak të stereotipit i cili po përhapet për bullgarët jashtë shtetit. E vërteta është se ne nuk mund ti gjykojmë këta njerëz , sepse ata kanë bërë një zgjedhje të ndërgjegjshme, ose kanë qenë të detyruar ta bëjnë. Duke shkuar jashtë shtetit këta njerëz kanë mundur të zhvillojnë potencialin e vet” – thotë Angjell Zllatkov.
Me të vërtetë nuk është e udhës ti gjykojmë njerëzit për zgjedhjet , të cilat i bëjnë. Gabimet të cilat i bëjmë dhe sukseset, të cilat i arrijmë kanë kuptimin e vet. Pikërisht prandaj është e rëndësishme të njohim historinë tonë dhe të mund të plotësojmë njollat e bardha në të. Heshtja, mbi disa tema të caktuara dhe neglizhenca e tyre e vetëdijshme nuk janë me dobi për shoqërinë. Na është i nevojshëm një lexim objektiv i historisë, i cili është i pamundur, në qoftë se vazhdojmë të vërejmë vetëm fitoret tona të madhërishme nga e kaluara. Sipas Zllatkovit, çdo një komb, kërkon në fillim këto pikë mbështetëse, të cilat tregojnë madhështinë dhe lavdinë dhe të cilat të gudulisin krenarinë kombëtare dhe vetëdijen e njeriut.
„Pikërisht prandaj ngulmohet kaq shumë tek Mesjeta, sepse atëherë shteti bullgar ka qenë një nga më ndikuesit në Evropë. Bullgaria është qendra e Evropës. Sundimtarët kanë një ndikim shumë të madh mbi kontinentin. Prandaj ngulmohet , që të mundet akoma si i vogël njeriu të ndihet krenar se është bullgar. Historia e mbretërisë së Tretë bullgare dhe e Republikës Popullore të Bullgarisë zgjon shumë më tepër pyetje, emocion dhe debate. Ka shumë njerëz, të cilët personalisht janë të ndikuar nga ngjarjet e ndryshme, të cilat kanë rastisur atëherë. Për shembull Gjykata Popullore, Kryengritja e Shtatorit, atentati në kishën Shën e Diela, kampet. Kjo histori akoma nuk mund të marrë vëmendjen e nevojshme, për shkak të përmbushjes emociononte, e cila ekziston.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..