Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Vërshec – Baden-Badeni bullgar

БНР Новини

Në fillim të shekullit të kaluar e quajtën pushimoren Vërshec Baden Badeni bullgar. I zhytur në rrëzat e shpatave veriore të malit Stara Pllanina, në mesë të pyjeve flladitëse të përziera, qyteti sikur jeton në epokën e lavdisë së vjetër aristokratike. Qendër e personaliteteve të njohura dhe të pasura në fillim të shekullit të kaluar Vërshec ishte një pushimore e preferuar si për burimet me ujë kurues mineral, ashtu edhe për klimën e butë dhe natyrën frymëzuese. Sikur me dëshirë të ruajë qetësinë dhe të kaluarën e pasur historike, qyteti mbetet larg garës së egër për tërheqjen e turistëve dhe ndërtimit të tepruar. Vetëm aty specialistët e artit të kopshtarisë mund të kënaqin syrin me mjeshtërinë e kopshtarëve të cilët formuan kompleksin e papërsëritshëm të Parkut “Kopshti Diellor” dhe shëtitorja romantike e panjave.

Në pushimore ndodhet edhe parku i dytë për nga madhësia në Bullgari, ku mund të shihen lloje ekzotike pemësh. Për ruajtjen e tyre u krijua një sistem të vaditjes, i cili kalon përmes tërë vendbanimit dhe kështu siguron edhe ditën freskinë malore në mbarë qytetin.

Снимка

Parku i qytetit u formua në vitin 1912 me projekt të mjekut të parë bullgar balneolog, i cili mbaroi në Austri doktorit Damjan Ivanov. Sipërfaqja në të cilën shtrihet është 80 hektar. Aty përveç pyjeve halore, ka edhe sekuoja gjigante, dru kedri, xhinko biloba, magnolie, hurma etj. Një erudit i vërtet, me njohuri të pasura në fusha të ndryshme, doktori nuk kursente energjinë dhe arriti të shndërrojë qytetin Vërshec në një pushimore të mrekullueshme në nivel evropian.


Në sajë të projektit “Ekopark për pushim dhe turizëm në qytetin Vërshec” kohët e fundit u mbollën pemë të reja, ndërsa zona e sportit u rinovua fund e krye. Ka kënde të caktuara për pushim si dhe udha për çiklistë. Është i menduar edhe për ata, të cilët nuk disponojnë biçikleta. Secili që ka dëshirë të ecë me biçikletë mund të marrë një të tillë në Qendrën Informative Turistike.

Снимка

Nga pjesa qendrore e parkut fillojnë shenjet e një itinerari ekologjik. Një interes përbën shëtitorja e cila çon deri te Lëndina Ivançova, e cila ndodhet nja 10 minuta larg qendrës së qytetit. Ajo shtrihet në pjesën më të lartë të parkut dhe e lidh atë me pyjet shekullore të rajonit Koznishka të Malit Stara Pllanina. Ky rajon njihet që nga fillimi i shekullit XX, kur organizoheshin dëfrime me vallëzime. Sot lëndina është një zonë me vende për pushim dhe çlodhje në mesë të natyrës së bukur dhe të ajrit të pastër malor.

Снимка

Nga parku fillon shtegu ekologjik drejt ujëvarës në rajonin Zanozhenie, nja 3 kilometra larg banjave minerale. Shtegu kalon përmes pyjeve të ahut dhe halore, lëndinave plotë lule dhe është vetëm 30 minuta larg qytetit. Ka edhe një itinerar tjetër, nja 7 kilometra larg qytetit, drejt rajonit Bjallata Voda – Uji i Bardhë. Aty ngrihet edhe një shtëpi malore me po këtë emër. Për turistët më të etshëm është shtegu drejt majës Todorini Kukli – Kukullat e Todorës.

Снимка

Adhuruesit e ecjeve të qeta qytetare mund të çlodhen me shëtitje në mesë të Shëtitores së gjerë me panja. Kjo është një zonë për ecje me gjatësi 2 kilometra në pjesën qendrore të qytetit. Pemët, të cilët formojnë një tunel të bukur të gjelbër nga qendra e qytetit Vërshec deri te lagjja Zanozhene, janë pothuajse njëqindvjeçare. Ky është një vend tradicional për ecjen tutje e tehu të të rinjve të dashuruar, që nga shekulli i kaluar. Përgjatë dy anëve të bulevardit ngrihen edhe vilat më të bukura të këtij vendbanime të ndërtuara në fillim të shekullit XX.

Снимка

Ato janë me emra të luleve si “Roza” (Trëndafil), “Nezabravka” (Lule mos më harro), “Ortenzija” (Ortensia). Një fakt interesant është se aty pushuan krijues të mëdhenj si Ivan Vazov, Dora Gabe, etj. Nuk është e rastit se në këtë qytet u ndërtua edhe kazinoja e parë bullgare.

Снимка

Godina e saj ngrihet në mesë të dy banjave me ujë mineral. Ajo u elektrifikua në vitet 30-të të shekullit të kaluar, kur qyteti Vërshec ishte në apogjeun si pushimore tërheqëse jo vetëm për bullgarët e pasur, por edhe për mysafirë nga jashtë. Kazinonë e frekuentonte edhe princi Kirill, i cili luante bixhoz, gjë për të cilët edhe më sot mban emrin “Kazinoja mbretërore”. Në vitin 1938 aty u zhvillua edhe konkursi i parë për bukuri “Mis Vërshec”.


Çdo vit në fund të muajit korrik deri në mesin e muajit gusht qyteti shënon festën tradicionale më të rëndësishme në krahinë – festën e pushimores, ujit mineral dhe Balkanit. Kështu njerëzit që nga e kaluara dëshirojnë të tregojnë respektin ndaj burimeve minerale dhe pasurive natyrore. Në vazhdim të disa javëve në qytet organizohen veprimtari të ndryshme, koncerte rok dhe  folklorike, pikturim nën qiellin e hapur, turne të futbollit dhe volejbollit, gara të orientimit sportiv. Sivjet në kuadrin e këtyre festave do të mbahet edhe koncerti folklorik “Balkani këndon”, në të cilin u ftua këngëtari serb Dragan Koiç Keba.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: varshets.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD