Ushtrimet në shkollë mund të jetë zbavitëse, pasi bashkë me ty një mik i vërtetë i zgjidh formulat e vështira dhe fjalët e ndërlikuara të mësimeve. Pikërisht ky është misioni i vullnetarëve nga fondacioni “Dhuroni një libër”.
Çdo ditë pune ata ulen para kompjuterëve, hyjnë në dhomat e klasës, ose zhvillojnë bisedime me partnerët e biznesit. Mirëpo, gjatë weekendit, e kalojnë rrugën, e cila i çon te fëmija e tyre. Tashmë për të shtatin vit me radhë vullnetarët nga fondacioni “Dhuroni një libër” i ndihmojnë fëmijët pa prindër jo vetëm në procesin e mësimit, por edhe në marrjen e përgatitjes së domosdoshme, për të cilën do të kenë nevojë, pasi dalin nga jetimoret.
“Ideja filloi si një iniciativë në Facebook. Qëllimi qe të grumbullohen libra, të cilat t’u dërgohen fëmijëve në jetimore dhe atje të krijohen biblioteka – na tregon Elena Marinova, koordinatore e fondacionit. – Mirëpo, u bë e qartë se fëmijët shpeshherë nuk mund të lexojnë dhe për këtë shkak nuk ka dobi nga librat e dhuruar. Kështu lindi ideja që vullnetarët t’i ndihmojnë këta fëmijë në plotësimin e boshllëqeve shkollore. Aktualisht po financojmë dhoma studimi, ku pedagogët i vizitojnë fëmijët dy herë në javë, mësojnë bashkë me ta lëndët mësimore dhe shkruajnë së bashku detyrat e shtëpisë. Kurse për vullnetarët ka mësime të përpunuara, të cilët përfshijnë të gjitha sferat e jetës sonë të përditshme. Dhe pasi i vizitojmë, ne bisedojmë me fëmijët mbi temat e këtyre mësimeve, me qëllim më në veçanti të provokojmë kureshtjen e tyre dhe t’u tregojmë se informacioni mund të paraqitet në një mënyrë interesante.”
Elena Marinova thotë se është lehtë të dhurosh një libër, por është vështirë t’ia kushtosh kohën e lirë një fëmije. Shumë njerëz i vizitojnë jetimoret disa herë dhe pas kësaj heqin dorë. Mirëpo, më kokëfortët vendosin miqësi të vazhdueshme me fëmijët dhe luajnë rolin e mentorëve në jetën e tyre. Vetë ajo tashmë për të katërtin vit me radhë kujdeset për një vajzë dhe thotë se është një emocion i madh të shohësh se si zhvillohet fëmija me ndihmën tënde.
“Kur u njoha me fëmijën tim në jetimoren në Berkovica, ai ishte në moshën 14 vjeç, kurse sot në muajin gusht do të mbushë 18 vjeç – na tregon Elena Marinova. – E mbaroi shkollën dhe së shpejti do të mbërrijë në Sofje, ku do të vendoset në të ashtuquajturën “shtëpi kalimi”. Ajo ishte një vajzë e egër, kurse tani është më e qetë dhe i ka interesat e dhe emocionet e veta të adoleshentit. Për fat të keq sa i përket mësimit nuk ka ndryshim të madh, sepse ajo ka nevojë për një mësues të posaçëm, i cili nuk e viziton shumë shpesh. Mirëpo, për mua është me rëndësi të madhe se ajo nuk përvetësoi shumë veti të dëmshme gjatë këtyre viteve. Kurse tani, pasi mbërrin në Sofje, do të përdorë ndihmën e më shumë specialistëve, sesa në qytetin e vogël. Dhe në të vërtetë besoj se ajo do të arrijë t’i kompensojë të gjitha boshllëqet."
Vullnetarja dhe fëmija e saj do ta vazhdojnë miqësinë e tyre në qytetin e madh dhe do të vazhdojnë të takohen çdo ditë, të paktën në fillim, është e sigurt Elena Marinova. Dhe megjithë vështirësitë para tyre, kjo është një histori me fund të lumtur.
"Për fat të keq ka fëmijë, të cilët e mbarojnë klasën e 12 pa qenë në gjendje për të lexuar dhe megjithatë e marrin diplomën – nënvizon Elena Marinova. – Ka një greminë të madhe midis jetimores, shkollës dhe ndihmësit të fëmijëve në shkollë dhe në fund të fundit viktimat e kësaj situate janë pikërisht fëmijët. Shpeshherë ata, të cilët mund të lexojnë, nuk mund ta kuptojnë kuptimin e tekstit – kështu ata lexojnë në një mënyrë mekanike dhe nuk e kuptojnë informacionin. Të gjithë fëmijët kanë qasje te librat – edhe nëpërmjet të ashtuquajturave “vatra kulturore”, edhe nëpërmjet bibliotekave. Përveç kësaj në qoftë se ndonjë fëmijë ka dëshirë të lexojë ndonjë libër, ai furnizohet me të sa më shpejt.”
Pranë çdo një fëmije të ketë një vullnetar – ky është qëllimi i fondacionit tonë. “Synimi ynë është që nëpërmjet vizitave të rregullta t’i ndihmojmë fëmijët në shkollë, në përvetësimin e ndonjë profesioni, sipas mundësive dhe dëshirave të tyre”, shton Elena Marinova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: fondacioni “Dhuroni një libër”
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..