Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarët nga fondacioni “Dhuroni një libër” i ndihmojnë fëmijët e braktisur, që të mësohen të lexojnë

БНР Новини

Ushtrimet në shkollë mund të jetë zbavitëse, pasi bashkë me ty një mik i vërtetë i zgjidh formulat e vështira dhe fjalët e ndërlikuara të mësimeve. Pikërisht ky është misioni i vullnetarëve nga fondacioni “Dhuroni një libër”.

Çdo ditë pune ata ulen para kompjuterëve, hyjnë në dhomat e klasës, ose zhvillojnë bisedime me partnerët e biznesit. Mirëpo, gjatë weekendit, e kalojnë rrugën, e cila i çon te fëmija e tyre. Tashmë për të shtatin vit me radhë vullnetarët nga fondacioni “Dhuroni një libër” i ndihmojnë fëmijët pa prindër jo vetëm në procesin e mësimit, por edhe në marrjen e përgatitjes së domosdoshme, për të cilën do të kenë nevojë, pasi dalin nga jetimoret.

СнимкаIdeja filloi si një iniciativë në Facebook. Qëllimi qe të grumbullohen libra, të cilat t’u dërgohen fëmijëve në jetimore dhe atje të krijohen biblioteka – na tregon Elena Marinova, koordinatore e fondacionit. – Mirëpo, u bë e qartë se fëmijët shpeshherë nuk mund të lexojnë dhe për këtë shkak nuk ka dobi nga librat e dhuruar. Kështu lindi ideja që vullnetarët t’i ndihmojnë këta fëmijë në plotësimin e boshllëqeve shkollore. Aktualisht po financojmë dhoma studimi, ku pedagogët i vizitojnë fëmijët dy herë në javë, mësojnë bashkë me ta lëndët mësimore dhe shkruajnë së bashku detyrat e shtëpisë. Kurse për vullnetarët ka mësime të përpunuara, të cilët përfshijnë të gjitha sferat e jetës sonë të përditshme. Dhe pasi i vizitojmë, ne bisedojmë me fëmijët mbi temat e këtyre mësimeve, me qëllim më në veçanti të provokojmë kureshtjen e tyre dhe t’u tregojmë se informacioni mund të paraqitet në një mënyrë interesante.

Снимка

Elena Marinova thotë se është lehtë të dhurosh një libër, por është vështirë t’ia kushtosh kohën e lirë një fëmije. Shumë njerëz i vizitojnë jetimoret disa herë dhe pas kësaj heqin dorë. Mirëpo, më kokëfortët vendosin miqësi të vazhdueshme me fëmijët dhe luajnë rolin e mentorëve në jetën e tyre. Vetë ajo tashmë për të katërtin vit me radhë kujdeset për një vajzë dhe thotë se është një emocion i madh të shohësh se si zhvillohet fëmija me ndihmën tënde.

Kur u njoha me fëmijën tim në jetimoren në Berkovica, ai ishte në moshën 14 vjeç, kurse sot në muajin gusht do të mbushë 18 vjeç – na tregon Elena Marinova. – E mbaroi shkollën dhe së shpejti do të mbërrijë në Sofje, ku do të vendoset në të ashtuquajturën “shtëpi kalimi”. Ajo ishte një vajzë e egër, kurse tani është më e qetë dhe i ka interesat e dhe emocionet e veta të adoleshentit. Për fat të keq sa i përket mësimit nuk ka ndryshim të madh, sepse ajo ka nevojë për një mësues të posaçëm, i cili nuk e viziton shumë shpesh. Mirëpo, për mua është me rëndësi të madhe se ajo nuk përvetësoi shumë veti të dëmshme gjatë këtyre viteve. Kurse tani, pasi mbërrin në Sofje, do të përdorë ndihmën e më shumë specialistëve, sesa në qytetin e vogël. Dhe në të vërtetë besoj se ajo do të arrijë t’i kompensojë të gjitha boshllëqet."

Снимка

Vullnetarja dhe fëmija e saj do ta vazhdojnë miqësinë e tyre në qytetin e madh dhe do të vazhdojnë të takohen çdo ditë, të paktën në fillim, është e sigurt Elena Marinova. Dhe megjithë vështirësitë para tyre, kjo është një histori me fund të lumtur.

"Për fat të keq ka fëmijë, të cilët e mbarojnë klasën e 12 pa qenë në gjendje për të lexuar dhe megjithatë e marrin diplomën – nënvizon Elena Marinova. – Ka një greminë të madhe midis jetimores, shkollës dhe ndihmësit të fëmijëve në shkollë dhe në fund të fundit viktimat e kësaj situate janë pikërisht fëmijët. Shpeshherë ata, të cilët mund të lexojnë, nuk mund ta kuptojnë kuptimin e tekstit – kështu ata lexojnë në një mënyrë mekanike dhe nuk e kuptojnë informacionin. Të gjithë fëmijët kanë qasje te librat – edhe nëpërmjet të ashtuquajturave “vatra kulturore”, edhe nëpërmjet bibliotekave. Përveç kësaj në qoftë se ndonjë fëmijë ka dëshirë të lexojë ndonjë libër, ai furnizohet me të sa më shpejt.

Снимка

Pranë çdo një fëmije të ketë një vullnetar – ky është qëllimi i fondacionit tonë. “Synimi ynë është që nëpërmjet vizitave të rregullta t’i ndihmojmë fëmijët në shkollë, në përvetësimin e ndonjë profesioni, sipas mundësive dhe dëshirave të tyre”, shton Elena Marinova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: fondacioni “Dhuroni një libër”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD