Grupi folklorik “Bilbili” është themeluar në vitin 1994 nga Sejmen Gjokoli dhe veprimtaria e tij zhvillohet pranë juridiksionit të Qendrës Kulturore “Aulona” në Vlorë.
Ansambli ka në repertorin e tij kënga, valle dhe muzikë tradicionale kryesisht nga Shqipëria Jugore dhe nga rajonet e tjera të vendit. Karakterizohet me folklor autentik dhe kostume të pasura dhe me kolorit të gjallë.
“Bilbili” zhvillon një veprimtari mjaft të gjerë duke marrë pjesë në konkurse dhe koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Botëror të Folklorit në Holandë dhe në shumë festivale të tjera në Moldavi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Letoni, Turqi, Poloni etj. Është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Organizatorëve të Festivaleve për Folklor dhe Arte Tradicionale (CIOFF) pranë UNESKO-së.
Drejtori i Qendrës Kulturore “Aulona”, i grupit folklorik “Bilbili” dhe i “Aulona Inter Folk Festivalit” Sejmen Gjokoli është specialist i trashëgimisë kulturore shpirtërore, njohës i mirë i këngës polifonike dhe kërcimeve tradicionale shqiptare.
Po të doni ta dëgjoni intervistën me të, klikoni “audion”.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..