Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Drita dhe argjendi” – një ekspozitë e fotografit Kalin Kostov

БНР Новини

Në galerinë SYNTHESIS në kryeqytet u hap ekspozita e fotografit Kalin Kostov me titull “Drita dhe argjendi”. Fotografitë janë krijuar nëpërmjet procesit kolodion mbi pasqyrë të zezë – një teknikë, e cila kërkon shumë kohë dhe njohuri. “Ky është një ritual, që më jep ndjenjën sikur fotografia kalon përmes tërë qenies sime” – tha fotografi dhe vazhdoi:

Nga përgatitja e materialit dhe pasqyrës, përmes vendosjes së emulsionit, deri në përgatitjen e aparatit forgrafik dhe modelit – tërë procesin e fotografimit, tërë punën e kryen fotografi. Pastaj mund ta prek produktin e gatshëm, mund ta shikoj në monitor, në kamerën fotografike apo në celular. Në bazë të tërë procesit është nitrati i argjendit dhe fotografia është një vizatim me dritën. Për këtë arsye titulli i ekspozitës sime është “Drita dhe argjendi”.

Kalin Kostov ka shumë dekorata dhe medalje nga konkurse ndërkombëtare të organizuara nga FIAP-i /Federata Ndërkombëtare e Artit Fotografik/. Është magjepsur nga fotografia akoma në fëmijëri. Në moshë 11-12 vjeç interesi i ti u provokua nga teknika ruse e fotografimit dhe më konkretisht nga aparatet me tregues i kuadrit (viewfinder) me formë specifike të pusit. Me fotografi ai merret tashmë shtatë vjet. 

Fillova me një aparat të vogël, pastaj bleva një model më të mirë dhe menjëherë e ndjeva magjinë e këtij arti. Për mua është interesante sesi ka lindur fotografia dhe për këtë arsye kthehem mbrapa në kohë – në epokën e aparateve me film dhe të formateve të ndryshme të fotografimit mbi shirit. Dhe akoma më herët – deri në fillimin e fotografisë dhe procesin e njohur si kolodion i njomë. Ai është regjistruar zyrtarisht si teknikë e fotografimit në vitin 1851.”

Në krijimin e këtyre fotografive me teknikën e atëhershme përdoren shumë lëndë të rrezikshme. Kalin Kostov përpiqet të kufizojë përdorimin e tyre me sa është e mundur.

Në proces përdoret cianid kaliumi, i cili është shumë toksik. Në vendin e tij unë përdorë kimikate të tjera. Detyrimisht përdor doreza dhe maskë, për të mos thithur helmet, posaçërisht kur është vapë, sepse atëherë lëshimi i toksinave përshpejtohet. Punohet gjithashtu me etanol, i cili ndizet lehtësisht. Duhet të jem shumë i vëmendshëm me të gjitha materialet.

Ky lloj fotografie është një sfidë jo vetëm për fotografin, por edhe për modelin. Mirëpo rezultati ia vlen me siguri – imazhet janë të gjalla dhe plastike dhe çdo një nuancë e fytyrës shihet qartë.

Gjëja më specifike në këtë lloj fotografimi është emulsioni, ndjeshmëria e të cilit ndaj drita është e ulët – shpjegoi Kalin. – Gjatë kohës së fotografimit modeli duhet të qëndrojë disa sekonda pa lëvizur. Kjo mund të pranohet si përparësi, mirëpo mund të jetë edhe prapambetje, sepse imazhi mund të bëhet i paqartë dhe i çfokusuar. Pozitivi sipas meje është në këtë se modeli ka 4 sekonda, gjatë të cilave ai rehatohet dhe mund të tregojë më të mirën e vetes.”

Ekspozita është pjesë e programit të edicionit të tetë të Muajit të Fotografisë dhe vizituesit mund ta shikojnë deri më 20 gusht sivjet. Gjatë hapjes së saj fotografi tregoi aparatin, me të cilin janë bërë të gjitha fotografitë – vlera e tij është shumë e lartë për shkak të vitit të prodhimit – 1888.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD