Bullgaria është një vend mjaftë i mirë për biznes. Këtë e tregon analiza e fundit të Bankës Botërore “Biznesi në BE-në, 2017: Bullgaria, Hungaria dhe Rumania” (“ Doing Business in the EU,2107: Bulgaria, Hungary, Romania”).Në anketim u përfshin 6 qytete bullgare – Brugas, Pleven, Plovdiv, Ruse, Sofja dhe Varna. Më mirë u prezantua kryeqyteti bregdetar i vendit – Varna. Rezultatet vlerësohen sipas pesë faktorëve të veçantë: nisja e biznesit, marrja e lejes për ndërtim, qasja me rrjetin e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës dhe realizimi i kontratave. Sipas raportit nuk ka ndonjë qytet, i cili të prezantohet më mirë në të gjitha fushat e verifikuara.
Theksohet, se në se në anketimin vjetor të institucionit botëror financiar ”Doing Business” do të analizoheshin të gjitha treguesit të qytetit Varna, jo të Sofjes, vendi do të klasifikohej 25 pozita më përpara, pra në vendin e 57-të, jo në të të 82-të.
Anketimi i fundit i Bankës Botërore në fakt tregon në ç’shkallë masat burokratike dhe administrative janë të favorshme për biznes. Nga rezultatet për Bullgarinë shihet, se megjithë centralizimin e madh të pushtetit dhe rregullat e detyrueshme që aplikohen kudo në një mënyrë të njëjtë, kushtet për biznes janë në varësi të autoriteteve vendore dhe ato dallohen në qytetet e ndryshme. Qyteti Varna gjithnjë ka qenë rëndësi të madhe ekonomike për vendin si vendbanimi i tretë për nga madhësia. Ai jo vetëm që është kryeqyteti detar i vendit nga pikëpamja e zhvillimit të turizmit për arsye të pushimoreve të shumta bregdetare përreth me mijëra turistët në to, të cilët harxhojnë paratë e tyre këtu. Varna disponon një port të madh dhe një uzinë për ndërtimin e anijeve. Varna ka një aeroport modern ndërkombëtar. Qyteti është lidhur me hekurudha dhe magjistrale me mbarë vendin, dhe diçka shumë të rëndësishme – edhe në kohën e diktaturës komuniste Varna ishte një qytet i hapur drejt botës. Këtu njerëzit më lehtë pranojnë sfidat e ekonomisë së tregut. Doemos Varna nuk është një vigan i tillë ekonomik me më se 30 për qind kuotë në produktin e brendshëm bruto siç është Sofja. Mirëpo, është më larg administratës qendrore gjë që i jap mundësi të shfaqë një qëndrim më të zhdërvjelltë në kushtet e realizimit të biznesit – lejet, licencat, dëshmitë dhe dokumente të tjera të domosdoshme për punë normale ekonomike. Me zgjerimin e shërbimeve elektronike për biznesin, siç janë qëndrimet e qeverisë, punimet do të bëhen më të lehta, më të arritshme dhe më të lira. Nuk ka dyshim, se autoritetet vendore do të përfitojnë nga kjo dhe do t’u ofrojnë qarqeve afariste shërbime më të leverdishme dhe më të arritshme administrative. Këtë e premton zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev, i cili përkrah decentralizimin dhe digjitalizimin. Në fakt Sofja mbetet mbrapa qyteteve më të vogla në shërbimin e biznesit sipas shumicës së treguesve të Bankës Botërore. Po e tillë është situata edhe me Budapestin dhe me Bukureshtin. Kjo vjen të sugjerojë, se në këtë rajon të Evropës kryeqytetet administrative dhe politike nuk janë qytetet me nivel më të lartë të rregullimit dhe të sigurimit të shërbimeve biznes. Ose siç thekson lidhur me këtë zëvendës kryeministri Donçev, në kryeqytet ka më shumë administrata e tepruar, gjë që e bën edhe jo efektive.
Nga analiza e Bankës Botërore bëhet e qartë, se rekomandimi i saj është që për biznes të preferohen qytete si Varna, jo citadela të burokracisë siç kryeqyteti Sofja. Biznes në bregun e detit me plazh dhe argëtime – një koktej me vlerë të lartë të shtuar!
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaPërfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..