Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika e jashtme e Bullgarisë dhe çështjet aktuale ballkanike

БНР Новини
Bojko Borisov flet para liderëve të “Procesit të Berlinit” në Samitin në Trieste
Foto: Qendra e shtypit e Këshillit të Ministrave

Sivjet temperaturat e larta në fillimin e verës përkojnë me një aktivizim jashtëzakonisht të lartë të politikës së jashtme bullgare të lidhur me çështjet ballkanike. Të enjten Kryeministri Bojko Borisov ndodhet në Selanik për samitin trepalësh  me Kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrja e tij në këtë samit të thirrur për bashkërendimin e veprimeve të përbashkëta për lidhje më të ngushta në fushën e transportit dhe energjetikës dhe për kundërvënien e fluksit të migrantëve dhe sfidave para Ballkanit Perëndimor, është një pjesë e aktiviteteve të shumta të politikës së jashtme rajonale të Bullgarisë gjatë kësaj jave.

Në Selanik Borisovi mbërriti nga Trieste e Italisë, ku të mërkurën mori pjesë në samitin “BE-Ballkani Perëndimor”. Para pjesëmarrësve Kryeministri pohoi angazhimin e qeverisë me përgatitjen e shteteve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësi në BE-në dhe cilësoi ndërtimin e infrastrukturës lidhëse  si shumë i rëndësishëm për afirmimin e perspektivës evropiane të rajonit. Më rëndësi tepër të madhe për Bullgarinë ishte plani i Komisionit Evropian i shpallur para forumit në Trieste për financimin e Korridorit Pan-evropian Nr. 8 nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik, i cili parashikon lidhjen e Shkupit dhe Sofjes me autostradë dhe hekurudhë. 

Derisa në Trieste zhvillohej samiti “BE-Ballkani Perëndimor”, në Sofje zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev dhe Ekaterina Zaharieva diskutuan veprimet rreth projektit për lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë me të dërguarën e posaçme dhe koordinatoren e çështjeve energjetike ndërkombëtare të Departamentit Shtetëror të SHBA-së Mary Warlick. Bashkëpunimi i ardhshëm në mes të dy shteteve në energjetikë u diskutua në kontekstin e domosdoshmërisë për garantimin e sigurisë energjetike në tërë Evropën Juglindore. Objekt i vëmendjes së posaçme ishin projektet strategjike për shtetin tonë  si lidhja e sistemit të transportimit të gazit të Bullgarisë me sistemet e Turqisë, Serbisë dhe Rumanisë.

Para kësaj, të hënën, në kuadrin e Kongresit Botëror të Naftës në Stamboll, kryeministri Borisov zhvilloi bisedime me një format shumëpalësh me presidentët e Turqisë dhe Serbisë – Rexhep Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç, dhe homologun e tij shqiptar Edi Rama, kështu edhe bisedime në format dypalësh – me Kryeministrin turk Binali Yildirim, për çështjet e bashkëpunimit regjional në energjetikë dhe në lidhjen energjetike. Para partnerëve të Bullgarisë në rajon Bojko Borisovi shpalli se pas ndërtimit të lidhjes së sistemeve për transportimin e gazit të Bullgarisë dhe  Rumanisë, qeveria do të përqendrohet mbi ndërtimin e lidhjeve analogjike me Turqinë, Greqinë dhe Serbinë.

Gjatë kësaj jave veprimet dypalëshe me Serbinë në energjetikë, me theks kryesor mbi lidhjen e sistemeve të transferimit të gazit, ishin aksentët e negociatave të ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova në Beograd me homologun e saj Aleksandër Antiç. Bashkëpunimi energjetik ishte një temë e rëndësishme gjatë kohës së vizitës së Presidentit Rumen Radev në Malin e Zi. Gjatë bisedimeve me Rumen Radevin Presidenti Filip Vujanoviç dhe Kryeministri Dushko Markoviç ftuan Bullgarinë që të përfshihet në projektin për ndërtimin e linjës transmetuese  për energji elektrike mes Malit të Zi dhe Italisë përmes Detit Adriatik. 

Dinamika në politikën regjionale të  Bullgarisë gjatë ditëve të fundit është pazakonisht e lartë dhe në të njëjtën kohë logjike dhe e pritur. Akoma gjatë qershorit në samitin e BE-së Kryeministri Borisov pohoi gatishmërinë e Bullgarisë për pjesëmarrje në ashtuquajturin “Proces të Berlinit” për përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit. Integrimi i Ballkanit është gjithashtu një nga tri prioritetet e kryesisë së ardhshme bullgare të BE-së gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm. Aktivitetet e politikës rajonale bullgarë gjatë kësaj jave tregojnë se qëllimet e saj takojnë përkrahje të gjerë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD