Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teteven – parajsa e çuditshme Ballkanike, e cila mundet të ruaj traditat dhe shpirtin e vet gjatë viteve

БНР Новини
6
Foto: Lluiza Llazarova

Me qytetin Teteven gjithmonë më lidhin emocione pozitive nga fëmijëria ime, kur që të ik nga ngrohtësia e kryeqytetit, shkoja tek kushërinjtë e mi aty. Më kujtohen kodrat e gjelbra, flladi dhe freskia e Ballkanit, lumi me ujë të kthjellët, xixëllonjat të cilat luajnë. Me kalimin e viteve periudha e pushimeve verore bëhej gjithnjë e më e shkurtër dhe e zënë, kurse udhëtimet deri në këtë qytet të shkëlqyer u rralluan shumë. Në fund doli se kemi qenë të ndarë 15 vjet me radhë, por përpara 1 jave u ktheva aty me një buzëqeshje dhe shumë emocion.

Снимка

Shumë pak gjëra qenë ndryshuar-kodrat qenë po kaq të gjelbra, njerëzit po kaq miqësor në marrëdhëniet e tyre. Në fakt festa e sallamurës/ shëllirës/ më detyroi të kthehem në qytet. Pavarësisht se unë nuk jam adhurues të supës së peshkut prej sallamure, ajo qe “ylli” në sheshin qendror “Sava Mlladenov”.

Снимка

Nga njerëzit vendas e kuptova se festimet zhvillohen prej 2 vjetëve e këtej, kurse vet çorba është një meze e përshtatshme për të pirë raki. Ngjyra e saj është e kuqe, kurse shijet kalojnë në një ylber nga djegësja,e tharta dhe e kripura. Një nga tezgat më të mëdhenj, e cila propozonte supë vendase falas vizituesve , qe e zyrës të Zjarrfikësve. Zjarrfikësit më thanë me buzëqeshje në fytyrë: “Kemi paralajmëruar vendësit të kenë mendjen se çfarë bëjnë sot, sepse nuk kemi ndërmend të punojmë sot në festë”. Për gëzim nuk u nevojit. Këngë vallëzime dhe shumë histori nga e kaluara dhe nga e tanishmja ngritën shpirtin dhe frymën e pjesëmarrësve.

Снимка

Zëvendës kryetari i bashkisë i qytetit Teteven, Boris Vrabevski, më tregoi histori interesante për të kaluarën e regjionit dhe shprehu kënaqësinë e vet, se festa mbledh shumë njerëz nga të gjitha pikat e vendit tanimë për vit të dytë me radhë. Sipas tij, kjo është mënyra që kultura dhe traditat e qytetit të mund të ruhen, kurse bashkë me to dhe fryma e vendasve të mbetet gjallë përgjithmonë. Arsimi i fëmijëve marrëdhëniet e mira me familjen po kështu janë të vlerësuara shumë lartë në këtë regjion.

Снимка

Mësova se, krahina e Tetevenit ka qenë e populluar që nga kohërat më të lashta. Disa njerëz mendojnë se, emri vjen nga fisi i Tetjovos, i cili ka ardhur nëpër këto tokë dhe ka themeluar qytetin. Sipas pohimeve të tjera emri del nga fjala “tetiva”, me qenë se qyteti është i zgjatur si spangoja e harkut në për rrjedhën e lumit Vit. Në të kaluarën këtu janë zhvilluar 27 lloj zanate, kurse tregtarët e qytetit Teteven kanë qenë shumë të suksesshëm dhe të njohur kudo. Qyteti ka qenë i quajtur “Alltën Teteven”/ Teteveni i Artë/. Punimi i lëkurave dhe drugdhendja janë vetëm një pjesë nga zanatet, me të cilat krahina ka qenë e njohur. Kurse peshkimi sot e kësaj dite është një ushtrim i përditshëm. Gjatë vitit 1801 qyteti Teteven ka qenë i pushtuar nga banuesit e Kërxhalit dhe ka qenë i asgjësuar plotësisht dhe i djegur. Ai ka mundur të rimëkëmbet gjatë viteve 50-60 të shekullit të 19, kur është kthyer në një nga qendrat e zanatit në Bullgari. Sot në qytetin Teteven mund të shikohen shumë shtëpi revolucionare, të shpallur për monumente kulturore.

Снимка

Vendet për rreth , të cilat meritojnë të vizitohen prej jush janë muzeu historik, manastiri i Glozhenit, parku për aventura “Adrenalin”, ujëvara Skoka. Të përshtatshme për shëtitje janë rrugicat e afërta ekologjike. Mund të gjeni një freski nëpër shpellat-Sëeva dupka, Dragançovica, Morovica. Për qytetin Teteven mund të thuhet edhe të tregohet akoma shumë, por le të përfundojmë me një citat të shkrimtarit Ivan Vazov, kushtuar qytetit: “Po të mos të kisha ardhur në qytetin Teteven dhe unë do të isha një i huaj i Bullgarisë nënë... Kam shëtitur shumë, kam vizituar vende të shumta dhe të ndryshme, por në asnjë vend nuk kam parë një parajsë më të shkëlqyer e të bukur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë dhe dashuri në Luginën e Strumës

Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..

botuar më 25-02-14 7.30.PD

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD

120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha

Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..

botuar më 25-01-31 8.15.PD