Ideja e kryeministrit bullgar, me tre mandate, Bojko Borisov për shndërrimin e vendit në një qendër të rëndësishme evropiane për tregtimin e gazit, megjithëqë deri vonë konsiderohej utopike, kohët e fundit fitoi përkrahjen e matur të furnizuesit më të madh të gazit në Evropë – Konsorciumit Shtetëror Rus “Gazprom”. Ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe shefi i “Gazprom”-it Aleksej Miler, javën e kaluar në Shën Peterburg, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin dhe zgjerimin e sistemit bullgar të transportimit të gazit. Mirëpo, për krijimin e qendrës ndarëse bullgare të gazit, e cila prej kohe u emërua “Ballkan”, në njoftimet zyrtare për takimin në fjalë nuk përmendet asgjë. Ekspertët janë të mendimit, se dokumenti është një hap drejt realizimit real të qendrës së ndarjes së gazit në bregdetin bullgar. Pushtetarët kanë ndërmend që pas ndërtimit të kësaj qendre t’u shesin gaz vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të fitojnë si nga ky tregtim, ashtu edhe nga taksat për tranzitim.
Mirëpo, gjithçka duket mirë vetëm në letër. Problemet dhe pikëpyetjet linden, kur mendojmë nga ku mund të vijë gazi natyror, të cilin Bullgaria dëshiron të shesë. Kjo për shkak se ajo nuk është as një shtet arab me rezerva të pasura të gazit, as Rusia, e cila furnizon tërë Evropën. Bullgaria nuk disponon gaz natyror, me përjashtim të nja një-dy burimeve me kapacitet tepër të ulët. Është e vërtetë se tani por kërkohet naftë dhe gaz në Detin e Zi në zonën ekonomike të Bullgarisë, por ato sondazhe do të vazhdojnë. Nuk dihet edhe çfarë do të zbulojnë. Sidoqoftë brenda 10 viteve të afërta Bullgaria nuk do t’u shpresojë rezervave të veta të gazit dhe të naftës.
Projekti i parealizuar për gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili duhet të kalonte përmes Bullgarisë dhe të arrinte deri te Evropa Qendrore, i jepte shanse idesë bullgare për qendrën e ndarjes së gazit, sepse kapaciteti do të ishte 60 miliard metra kub gaz për vit. Një pjesë prej kësaj sasie mund të blihej nga firma bullgare me qëllimin e rieksportit. Në fakt edhe kjo nuk mund të bëhej, në se Gazpromi refuzonte të respektojë rregullat e BE-së dhe të lejojë që edhe furnizues të tjerë të shfrytëzojnë tubacionet e tij. Prapëseprapë gaz në Bullgari do të kishte si për nevojat e vendit, ashtu edhe për eksport. Në vend të kësaj Rusia riorientoi vëmendjen e saj ndaj Turqisë dhe nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e Rrymës Turke me kapacitet pak mbi 15 miliard kub metra gaz. Pas dëshpërimit fillestar, pushtetarët në Bullgari zbuluan një shans i ri në këtë gazsjellës të realizojnë idetë e tyre për tregti me gaz. Nuk është e rastit, që ministrja Temenuzhka Petkova ka biseduar me zotin Miler nga “Gazprom”-i për furnizimin e sasive të tilla të gazit në Bullgari, të cilat do të kalojnë përmes tubacionit të dytë të Rrymës Turke ose përmes ndonjë tubacioni tjetër në drejtim të Bullgarisë. Mirëpo, kjo sasi të gazit është aq e madhe, që sistemi i transportimit të Bullgarisë nuk do të jetë në gjendje të transportojë, në se do të mbetet i tillë siç është tani. Dhe pikërisht rreth kësaj çështjeje zhvillohen bisedimet me “Gazprom”-in për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit kombëtar të transportimit të gazit. Kjo e bën më real projektin për qendrën ndarëse “Ballkan”. Për më tepër, se tani Sofja bën përpjekje të mëdha për ndërtimin e lidhjeve të gazit të vendit me vendet fqinje – Turqinë, Greqinë, Rumaninë, Serbinë. Pikërisht përmes tyre do të kalojnë sasitë e gazit, i cili do të shitet nga qendra “Ballkan”. Komisioni Evropian siguroi, se miraton idenë bullgare për qendrën ndarëse të gazit, edhe premtoi financim. Para dite edhe Gjermania dha dritë jeshile, por realizimi i idesë do të kushtojë të paktën 5 – 6 vjet, mendojnë ekspertë. Dhe kjo në rast se situata në Ballkan do të mbetet e qëndrueshme dhe se nuk do të ketë keqësim të ri të lidhjeve me Rusinë ose me Turqinë. Të mos harrojmë gjithashtu edhe problemin për diversifikimin e furnizimeve. Realizimi eventual i qendrës ndarëse bregdetare dhe furnizimi i saj me gazin rus, vetëm do të forcojë ndikimin e Rusisë jo vetëm në Bullgari, por edhe në të gjitha shtetet e tjera evropiane, të cilët do të vendosin të shfrytëzojnë shërbimet e qendrës ndarëse bullgare. Dhe këtu bëhet fjalë për gjeopolitikë, në të cilën logjika ekonomike nuk luan rol në llogaritë dhe arsyetimet politike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..