Dy ditë me radhë këtë javë Kryeministri Bojko Borisov u prit nga liderët e dy prej shteteve më të rëndësishme në BE – së pari në Francë nga Presidenti Emanjuel Makron, kurse pas kësaj në Gjermani nga Kancelarja Angela Merkel. Edhe në Paris, edhe në Berlin mikpritësit i bënë atij mesazhe inkurajuese në fillim të mandatit të tretë të kabinetit “Borisov 3”.
Sidomos e vlershme për qeverinë e re është gatishmëria kategorikisht e shprehur që Bullgaria të ndihmohet lidhur me kryesinë e BE-së, sipas parimit të rotacionit gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Kryeministri Borisov bëri të ditur se në kuadrin e kësaj kryesie motorët e BE-së – Gjermania dhe Franca – do ta përkrahin Bullgarinë edhe për ndihmën e popujve në Ballkan.
Kryeministri dëgjoi fjalë inkurajuese edhe sa u përket dy temave aktuale për qeverinë e tij – për përgatitjen për hyrjen në eurozonë dhe për aderimin në Shengen. Emanjuel Makron tha se Franca do të punojë për hyrjen e Bullgarisë në sallën e pritjes të eurozonës dhe në hapësirën Shengen. Angela Merkel gjithashtu deklaroi përkrahjen e saj për këto ambicie bullgare. Mirëpo, ndërkaq edhe presidenti i Francës, edhe kancelarja gjermane dhanë sinjale të qarta se përkrahja e vendeve të tyre nuk do të jetë e pakushtëzuar. Makron shënoi në mënyrë delikate se “do të ketë përkrahje çdo herë, pasi bëhen përpjekjet konkrete për një integrim më të fuqishëm”. Kurse Merkeli nga ana e vet vuri në dukje se Bullgaria ndodhet para sfidave të mëdha sa u përket kritereve për një shtet juridik. Që t’i zbatojë kushtet për aderim në Shengen dhe në eurozonë, pritet që ajo t’i realizojë reformat në drejtësi dhe në luftimin e korrupsionit. Në këtë kuptim, Borisov nuk mori përkrahje për vetë aderimin në Shengen dhe në eurozonë, por për përpjekjet që qeveria e tij do të bënte për zbatimin e kushteve për realizimin e këtyre qëllimeve.
Në Berlin Borisov u përshëndet për angazhimin e Bullgarisë me mbrojtjen e kufirit me Turqinë, e cila është kufi i jashtëm i BE-së. Në takimin me Angela Merkelin u bë fjalë edhe për hapat e ardhshëm, të cilat vendi ynë duhet të ndërmarrë në luftimin e trafikimit të njerëzve dhe migrantëve. Nga ana e vet Borisov shprehu qëllimet e tij për të përfituar nga lidhjet e mira me Turqinë, që të provojë t’i ngrohë marrëdhëniet e ashpërsuara të BE-së me të. Mund të pritet ndonjë zhvillim në këtë drejtim, kur ai do të jetë për vizitë në Turqi. Zhvillime të reja mund të presim edhe lidhur me vizitën e shpallur për verën tjetër të Presidentit të Francës në Bullgari. Vizitat e Borisovit në Paris dhe Berlin nuk na dhanë të dhëna konkrete, por na treguan qartë se Sofja shpreson te partneriteti nga ana e tyre, kurse vetë bisedimet na japin arsye për këtë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..