BE-ja i kërcënoi vendet-anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore se mund të pakësojë, ose t’ i ndalojnë subvencionet në rast shkeljesh të parimit të superioritetit të ligjit. Bullgaria gjithashtu është në këtë grup vendesh. Dhe jo vetëm kjo, ajo është një prej vendeve më të prekshme sa u përket sanksioneve eventuale monetare të Brukselit. Dy janë shkaqet kryesore për këtë ndjeshmëri të veçantë të Sofjes ndaj shkopit të Komisionit Evropian.
Bullgaria ndoshta është vendi më i kritikuar në eurozonë. Ajo është akuzuar për të gjitha mëkatet e botës dhe nuk ka sferë nga realiteti ekonomiko-shoqëror, e cila të mos jetë kritikuar ashpër. Një prej sferave kryesore, e cila është nën goditjen e Brukselit është drejtësia dhe funksionimi i saj joefektiv. Domethënë pikërisht prioriteti i ligjit. Që nga vetë hyrja në BE mu para 10 vitesh Bullgarisë iu imponua monitorim në sferën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme. Monitorimi është një eufemizëm, prapa të cilit fshihet vëzhgimi permanent dhe analiza e asaj që ndodh. Një herë në vit publikohet një raport për rezultatet e kësaj mbikëqyrjeje dhe i drejtohen rekomandime Sofjes se çfarë të bëjë në raportin e ardhshëm. Deri përpara pak kohe Sofja i pranonte mjaftë dhimbshëm kritikat në këto raporte, por siç duket tashmë ajo vetëm i pranon konstatimet dhe qortimet për mungesën e reformave dhe të përparimit dhe u përgjigjet kërkesave të pushtetarëve. Mirëpo, në qoftë se këto kritika ishin vetëm në nivel verbal, kjo nuk do të ishte kaq keq. Për fat të keq kritikat për mungesën e përparimit në përmirësimin e rendit juridik dhe të sigurisë së brendshme dhe konstatimet se superioriteti i ligjit ende nuk është fakt në Bullgari kanë dimensione reale. Një prej tyre është mosaderimi i Bullgarisë në Shengen, gjë që jo vetëm se e ofendon Sofjen, e cila është e bindur se të kërkesat janë zbatuar, por edhe pengon turistët e shumtë bullgarë në vendet e tjera nga zona e Shengenit. Vendi tjetër i dobët i Sofjes është aderimi i vendit në mekanizmin ERM II, domethënë në sallën e pritjes të eurozonës dhe miratimi i euros si valutë kombëtare. Edhe në këtë drejtim pushtetarët në Sofje janë të mendimit se kanë bërë çmos për aderimin tonë, por nuk na ftojnë dhe argumentohen me shkaqe politike. Duhet të shënohet qartë se edhe kjo është e vërtetë dhe i detyrohet mungesës së superioritetit të ligjit, që tashmë u përmend.
Tani duhet shtuar edhe kërcënimi nga ndalimi i subvencioneve evropiane. Kjo është masa e fundit, janë të mendimit vëzhguesit dhe ka pak të ngjarë që të arrihet në aplikimin e saj në ndonjë vend nga Bashkimi Evropian. Ky është më tepër kërcënim dhe në momentin konkret ky kërcënim i përket kryesisht Polonisë dhe Hungarisë, të cilat zhvillojnë një politikë të pavarur të brendshme, politikë kjo e cila gjithnjë e më shumë e zemëron Brukselin. Në rastin konkret me Bullgarinë nuk bëhet fjalë për politika dhe masa unikale, ajo thjeshtë është “delja zezë” në Bashkimin Evropian, e cila është kërcënuar në të gjitha drejtimet nga kritikat dhe mospëlqimi. Në këtë gjendje Sofja nuk mund të mos ndihet si viktimë potenciale e sanksioneve të reja të Brukselit.
Dhe kjo do të jetë shumë e dhimbshme për Bullgarinë, sepse ajo ndoshta është vendi më i varur në Bashkimin Evropian nga subvencionet e Brukselit. Vetëm vitin e kaluar 90 për qind e investimeve publike në infrastrukturë financoheshin me mjete nga Evropa e Bashkuar. Deri tani Sofja ka marrë mbi 10 mlrd euro, domethënë rreth 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe këto janë shumë para për arkat gjithmonë të zbrazëta të qeverisë në Sofje. Përafërsisht e tillë është shuma, që duhet të presim edhe gjatë periudhës së tanishme programore deri në vitin 2020. Në saje të subvencioneve evropiane kryeqyteti bullgar ka një metro shumë të mirë, u ndërtuan gjithashtu magjistrale të gjata qindra kilometra, po vazhdon përmirësimi i ekologjisë, u rinovuan shumë fshatra dhe tani ato na rikujtojnë për pamjet e bukura provinciale, kurse fermerët morën mjaftë mjete nga fondet evropiane. Pakësimi dhe ndalimi eventual i financimit evropian do të ishte një katastrofë e vërtetë për tërë vendin dhe madje bullgarët më të thjeshtë do të ndienin drejtpërsëdrejti mungesën e mjeteve evropiane.
Parimisht bullgari për një sërë shkaqesh historike nuk ka respekt ndaj ligjit, i cili sipas tij është në shërbim të interesave të pushtetarëve. Kjo sjellje dhe ky qëndrim ndryshohen shumë ngadalë, kurse pushtetarët nuk bëjnë mjaftë përpjekje në këtë drejtim. Ka dhe diçka tjetër, që është karakteristike për bullgarin – ai e përjeton më dhimbshëm po të rrasë ndonjëri në xhepin e tij. Pikërisht kjo do t’i trembë bullgarët dhe do t’i bëjë për të menduar dhe të vepruar, që të mund të ketë superioritet të ligjit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..