Këto ditë në Bullgari ishte Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian për çështjet e valutës së përbashkët të Bashkimit Evropian Valdis Dombrovskis. Ai u takua dhe bisedoi me pothuaj të gjithë pushtetarët e nivelit të lartë, të cilët kanë ndonjë lidhje me euron dhe aderimin eventual të Bullgarisë në eurozonë. “Ju presim, kur të jeni të gatshëm – ky ishte mesazhi kryesor i funksionarit të Brukselit, të cilin e quajnë me nofkën Zoti Euro, mesazh ky, i cili në fakt nuk na premton asgjë. Ai nuk harroi ta lavdërojë vendin tonë për stabilitetin financiar, borxhin e ulët dhe shpenzimet e matura të qeverisë, por në të njëjtën kohë kritikoi mungesën e bilancit në ekonomi, borxhin e rritur të brendshëm dhe problemet në tregun e punës.
Sigurisht që para mediave vizita dhe bisedimet e tij në Sofje u paraqitën më skematike dhe me frazat standarde sipas protokollit. Në fakt situata është më e ndryshme.
Pushtetarët e vendit me në krye Kryeministrin Bojko Borisov duan që Bullgaria ta miratojë euron si valutë zyrtare sa më shpejt. Më i matur në optimizmin e vet është Ministri i Financave Vlladisllav Goranov, sipas të cilit madje hyrja e Bullgarisë në sallën e pritjes të eurozonës – i ashtuquajturi mekanizëm ERMII, është një fakt i kënaqshëm. Madje kjo të ndodhë, nuk është e qartë se sa kohë vendi ynë do të mbetet në sallën e pritjes para se të bëhet anëtar real i eurozonës. Në fakt kjo mungesë paqartësie u shpërnda pak pas vizitës së Mister Euros, kur u bë e qartë se Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë duhet të bëhet në Bullgari të paktën 70 për qind e nivelit mesatar të vendeve në eurozonë. Aktualisht ai është nën 50 për qind, por gradualisht vendi i arrin shtetet më të zhvilluara. Këto tempe janë të pakënaqshme sipas ekonomistëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, të cilat mendojnë se Bullgaria ka nevojë për të paktën 5 për qind rritje vjetore të ekonomisë, që të mund të barazohet me anëtarët e tjerë të BE-së në të ardhmen e afërte. Një perspektivë të tillë tani për tani ka vetëm në ëndrrat e e Kryeministrit, i cili nuk i fsheh shpresat e veta që këtë vit rritja ekonomike të jetë nga 4.5 për qind deri në 6 për qind. Të gjithë të tjerët – edhe ekspertët bullgarë, edhe financierët, edhe ekonomistët në sinkronë me organizatat ndërkombëtare si ajo e Komisionit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj. mendojnë se kjo për qind nuk do të jetë më shumë se 3. Kjo nuk është një arritje e keqe, por ajo nuk e dërgon mjaftë shpejt vendin në drejtim të euros. Drejtori i Bankës Kombëtare Bullgare Dimitër Radev, një prej njerëzve në vend, i cili ka një qëndrim të qartë ndaj aplikimit të euros, shënoi se sistemi bankar në vend është i gatshëm për valutën unike pas rreth një – dy vitesh. Mirëpo, askush nuk e fsheh, se hyrja në eurozonë nuk është një çështje financiare dhe nuk kufizohet në respektimin e kërkesave të caktuara. Ai është para se gjithash një çështje politike dhe kjo është Thembra e Akilit e Bullgarisë, e cila ka një rejting mjaftë të ulët besimi në rrethet evropiane dhe pothuaj nuk ka lobi në Bruksel. Bullgaria mbetet vendi anëtar, zëri i së cilës dhe mendimi i së cilës praktikisht nuk kanë aspak peshë dhe rëndësi për ata, të cilët i marrin vendimet politike në Evropë.
Siç duket, kjo kuptohet edhe nga bullgarët e thjeshtë, të cilët në dallim të pushtetarëve nuk janë shumë të entuziazmuar nga perspektiva për të paguar në dyqane dhe të marrin paga në euro. Në fakt praktikisht ata edhe tani e përdorin euron, sepse sipas ligjit valuta bullgare është fiksuar ndaj euros dhe një sërë pagimesh që realizohen në vend janë me këtë valutë. Mirëpo, nga e gjithë kjo gjendja e shtetasve më të varfër në Bashkimin Evropian nuk do të përmirësohet. Kjo ripohohet nga një akëte e improvizuar e një sajti informativ me ndikim të madh, sipas të cilit shumica e bullgarëve preferojnë të mos shpejtohet dhe të pritet, që të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt me euron. Kihen parasysh skenarët e ndryshëm për Evropën me shpejtësi të ndryshme dhe mbyllja eventuale e eurozonës në një bërthamë, në të cilën nuk do të hyjnë mysafirë të paftuar. Kurse provat se Bullgaria konsiderohet si një mysafire e papritur janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë janë të nivelit politik. Ose, siç thonë disa ekspertë, politika filloi ta udhëhiqte ekonominë e Bashkimit Evropian, në vend që të ishte e kundërta. Sepse në qoftë se respektoheshin rregullat të shkruara nga vetë ata, në Evropë duhej të vlerësonin treguesit e shkëlqyeshëm ekonomikë dhe vlerësimet pozitive, të cilat vendi vazhdon të marrë nga rrethet afariste dhe ekonomike në vend.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..