Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fabrikë për autonomi” propozon alternativë të modelit ekonomik dominues

БНР Новини

Në një kohë në të cilën elitat politike dhe të biznesit na bindin se, zgjedhja tonë ulet deri në momentin se çfarë do të blejmë, për të cilin do të punojmë dhe për cilin të votojmë. Qendra e porsahapur Sociale “Fabrikë për autonomi” është një gllënjkë ajër për të gjithë të cilët duan të njihen me praktikat alternative dhe me modelet e zhvillimit ekonomik. “Ne nuk duam të besojmë, se liria është vetëm për korporatat e mëdha, kurse kufijtë - vetëm për njerëzit, lexojmë në ueb faqen e kolektivit. Politika nuk është privilegj i një grupi të vogël njerëzish të cilët janë të autorizuar, por një angazhim të çdo njërit prej nesh.”

СнимкаPër qëllimet dhe veprimtaritë të qendrës Sociale bisedojmë me Valentina Gjeorgievën, vullnetare dhe pedagoge në kulturologji në Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”.E pyetën se përse fabrikë dhe përse autonomi?

Fabrika na është si trashëgimi. Qendra gjendet në një fabrikë të vjetër tekstili pranë “Urës së luanëve”, të ndërtuar në fillim të shekullit të 20. Autonomi, sepse kjo i përgjigjet dy parimeve bazë, fillimisht kjo është një hapësirë e vetorganizuar, e cila gjallërohet dhe organizohet/ drejtohet dhe kryesohet janë fjalë, të cilave u shmangemi/ nga një kolektiv prej 10-15 vetave. Kjo është një mënyrë horizontale e funksionimit. Autonomi, sepse ky është një kolektiv i cili vet i drejton ligjet e veta, dhe është i pavarur nga çdo një financim të jashtëm- ne nuk jemi të lidhur në asnjë mënyrë me organizatat joqeveritare, parti politike, bashki. Po mundohemi të shprehim modelin tonë personal të vetë mbajtjes, në fund të fundit, në fund të muajit mbledhim dhurime nga anëtarët e kolektivit dhe në këtë mënyrë paguajmë qiranë.”

Снимка

Kooperativa autonome është një nga format e ekonomisë së përbashkët, të cilën fabrika i jep si qëllim vetes ta zhvillojë. Kjo është një bashkësi për këmbimin e mallrave dhe të shërbimeve nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e marrëdhënieve të tregut midis prodhuesve dhe konsumatorëve.

Qëllimi i programit tonë është të tregojmë se ka dhe forma të tjera të këmbimit jashtë këtyre të organizuara nga tregu dhe të drejtuar nga paratë dhe nga vlera e këmbimit. Mund ti japim njëri-tjetrit atë që na është e domosdoshme, në një mënyrë falas. Startoi kursi në gjuhën bullgare për refugjatë dhe të huaj, dhe kursi për një softuer të lirë, pas kësaj në frëngjisht dhe spanjisht. Së shpejti do të kemi dhe në anglisht. Kjo është një njohuri e cila mund të ndahet. E gjithë kjo mbi parime vullnetare prej njerëzve, të cilëve ne ju ofrojmë hapësirën për veprimtari.

Снимка

Çdo javë në qendër xhirohen filma, artistik ose dokumentar, mbi një tematikë të angazhuar sociale, të cilët janë të ndjekura në mënyrë të detyrueshme prej debateve. Hyrja është e lirë. Filmat prezantojnë format e ndryshme të një aktivizimi dhe të lëvizjeve sociale në Bullgari ose nëpër botë.

Por çfarë nevojë i përgjigjet qendra?

Mungesës së një hapësire. Ky nuk është një rrjet, nuk është një organizatë, por një vend, një hapësirë fizike në të cilën mund të takohen aktivistë , grupe, lëvizje, të cilët flasin për gjëra të ndryshme mbi të njëjtën mënyrë. Shpesh lëvizjet e ndryshme qëndrojnë në mënyrë të izoluar dhe mbase prandaj janë të dobëta. Kur grupet e ndryshme mund të komunikojnë midis tyre, të ndajnë vlerat e veta të përbashkëta dhe të debatojnë mbi to, bëhet e mundur të ndërtohet një lëvizje e fortë dhe solidare sociale. Ne tanimë punojmë me Lëvizjen për mbrojtje të të drejtave të kafshëve. Sindikata autonome e punonjësve, dVersion onlajn kolektiv, e të tjera.”

Снимка

A mendoni se keni një dukshmëri të mjaftueshme në hapësirën shoqërore?

Dukshmëria nuk është dhe kaq problem i madh, sesa qëndrueshmëria. Gjatë periudhës së protestave gjatë vitit 2013 kishte një farë aktivizimi dhe shpërthime në bazë të shkaqeve konkrete, por asnjë nga grupet të cilët morën pjesë nuk mundi të afirmohet në kohë. Kjo, ne mendojmë se vjen nga mungesa e vendit për takime, të mungesës së veprimtarive të përbashkëta, të cilat na lidhin. Atëherë kur ka një punë të pranuar të përbashkët dhe rrezik, marrjen përsipër të detyrave të përbashkëta dhe një rrugë të cilën e kaloni bashkërisht ka dhe rezultate.

Në programin prej veprimtarive, qendra bën lidhje midis teorisë dhe praktikës-çdo javë Petër Piperkov jep mësim në të ashtuquajturin “Kurs kritik në ekonomi”, i cili përbën tradita dhe modele në të menduarit ekonomik, që prezantojnë një alternativë të modelit dominues neoliberal.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: fabrika-avtonomia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD