Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Meadows in the Mountains”: duke kërkuar atmosferën е përkryer

БНР Новини

Polkovnik Serafimovo është një fshat tipik për malin e Rodopeve – e magjeps me bukuritë e tij vizituesin, është i qetë, me natyrë të mrekullueshme dhe ajër unik. Por pak janë vendasit, që kanë zgjedhur të mbeten të jetojnë në të për shkak të proceseve demografike që janë karakteristike për këtë rajon, për shkak të jetës së vështirë në mal dhe mungesës së mundësive për sigurimin e bukës së gojës. Para ndryshimeve demokratike në të kanë jetuar 2300 veta, të cilët pas vitit 1989 u vendosën në dy lagje në Plovdiv dhe në një lagje në qytetin e Kërxhalit. Shumë janë ata, të cilët kanë zgjedhur Sofjen, apo jetën jashtë shtetit. Pak nga pak gjatë viteve, derisa vendasit kërkonin realizim jashtë fshatit Polkovnik Serafimovo, gjithnjë e më shumë u bënë njerëzit e inteligjencës – bullgarë dhe të huaj, të cilët e zgjodhën këtë vend për të kaluar pushimet e tyre, duke blerë prona të patundshme në fshat.

Снимка

Sot ngjarja më e madhe dhe interesante atje është festivali „Meadows in the Mountains“ (Livadhe në malet). Sipas fjalëve të njërit prej themeluesve të tij Benjamin Sasse, gjërat, të cilat i tërheqin aq shumë njerëzit janë “atmosfera unike, ndjenja e intimitetit, llojshmëria, kultura dhe ideja se je pjesë prej një komuniteti”.

Снимка

Meadows in the Mountains“ filloi si një mbledhje e zakonshme mes miqsh. Organizatorët janë bijtë e pensionistëve anglezë, të cilët jetojnë në Bullgari. Dy vëllezërit ishin magjepsur nga pamjet e papërsëritshme, të Malit të Rodopeve, dhe ftuan këtu rreth 50 miqsh të tyre nga Londra. Aktualisht po përgatitim edicionin e shtatë të festivalit dhe presim 1600 veta” – tregon Vlladi Vankov, i cili në fillim ka qenë vullnetar e pastaj u bë pjesë e ekipit kryesor të „Meadows in the Mountains“. 

Снимка

Akoma mund të thuhet se ngjarja është më e njohur ndër adhuruesit e muzikës jashtë shtetit, mirëpo tashmë nuk janë pak edhe vizituesit bullgarë, për të cilët biletat janë me çmime më të ulëta.

Снимка

Sivjet i shpallëm pjesëmarrësit në momentin e fundit, sepse gjatë dy viteve të fundit shumë artistë, bile artistë të njohur të skenës së madhe, vetë ofrojnë pjesëmarrjen e tyre. Tani do të them vetëm emrin e njërit prej grupeve të shquara – Yussef Kamaal Trio me projektin e tyre „United Vibrations“. Vlladi Vankov shpjegoi gjithashtu se përveç muzikës së këndshme festivali ofron praktika të ndryshme holistike , meditacione, joga, seminare dhe diskutime, terapi me aroma, bime mjekësore dhe çaj – jo tradicionale dhe tepër kureshtare. Dhe për arsye se interesi ndaj ngjarjes është vazhdimisht duke u rritur, akomodimi i mysafirëve bëhet një sfidë e vërtetë, të cilën tani për tani organizatorët e përballojnë me sukses.

Снимка

Ne kemi vendosur një kornizë prej 2 mijë vetash, të cilën nuk dëshirojmë ta tejkalojmë, për të mos e ngarkuar tepër vendin. Në fillim shtëpitë në fshat ishin të mjaftueshme për të gjithë mysafirët. Në 2-3 vitet e fundit përgatitim tri kampe për 600 veta, çadra për çifte dhe vende për njerëz me pajisje të vet për kamping“.

Снимка

Vlladi Vankov gëzohet shumë me ndryshimin në fshatin Polkovnik Serafimovo, i cili është rezultat nga festivalet që organizohen çdo vit. Gjithnjë e më shumë janë shtëpitë e pastra dhe të rinovuara, të cilat ofrojnë akomodim. Gjithnjë e më shumë janë turistët, të cilët zgjedhin të kënaqen me “shpirtin” e pabesueshëm të këtij vendi. Dhe siç shkruan një sajt anglez, i cili sivjet e rekomandon „Meadows in the Mountains“ si një nga festivalet pak të njohura, të cilat detyrimisht duhet të vizitohen, “intimiteti i vendit është kyçi i atmosferës unike, e cila rruhet, pavarësisht nga interesi në rritje”. Dhe ndoshta ky është magneti, i cili i tërheq të gjithë ata njerëz në fshatin e zakonshëm dhe tipik Polkovnik Serafimovo.

Снимка

9, 10 dhe 11 qershor janë datat, në të cilat fshati përsëri “do të pulsojë” me ritmin e „Meadows in the Mountains“ e pastaj do të jetë gati t’i presë të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë e tyre, të cilët pothuaj detyrimisht kthehen atje – në shumicën e rasteve si turistë, të cilët kanë prekur magjinë e vendit dhe janë gati ta përjetojnë atë përsëri.

Fotografi: meadowsinthemountains.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD