Polkovnik Serafimovo është një fshat tipik për malin e Rodopeve – e magjeps me bukuritë e tij vizituesin, është i qetë, me natyrë të mrekullueshme dhe ajër unik. Por pak janë vendasit, që kanë zgjedhur të mbeten të jetojnë në të për shkak të proceseve demografike që janë karakteristike për këtë rajon, për shkak të jetës së vështirë në mal dhe mungesës së mundësive për sigurimin e bukës së gojës. Para ndryshimeve demokratike në të kanë jetuar 2300 veta, të cilët pas vitit 1989 u vendosën në dy lagje në Plovdiv dhe në një lagje në qytetin e Kërxhalit. Shumë janë ata, të cilët kanë zgjedhur Sofjen, apo jetën jashtë shtetit. Pak nga pak gjatë viteve, derisa vendasit kërkonin realizim jashtë fshatit Polkovnik Serafimovo, gjithnjë e më shumë u bënë njerëzit e inteligjencës – bullgarë dhe të huaj, të cilët e zgjodhën këtë vend për të kaluar pushimet e tyre, duke blerë prona të patundshme në fshat.
Sot ngjarja më e madhe dhe interesante atje është festivali „Meadows in the Mountains“ (Livadhe në malet). Sipas fjalëve të njërit prej themeluesve të tij Benjamin Sasse, gjërat, të cilat i tërheqin aq shumë njerëzit janë “atmosfera unike, ndjenja e intimitetit, llojshmëria, kultura dhe ideja se je pjesë prej një komuniteti”.
„Meadows in the Mountains“ filloi si një mbledhje e zakonshme mes miqsh. Organizatorët janë bijtë e pensionistëve anglezë, të cilët jetojnë në Bullgari. Dy vëllezërit ishin magjepsur nga pamjet e papërsëritshme, të Malit të Rodopeve, dhe ftuan këtu rreth 50 miqsh të tyre nga Londra. Aktualisht po përgatitim edicionin e shtatë të festivalit dhe presim 1600 veta” – tregon Vlladi Vankov, i cili në fillim ka qenë vullnetar e pastaj u bë pjesë e ekipit kryesor të „Meadows in the Mountains“.
Akoma mund të thuhet se ngjarja është më e njohur ndër adhuruesit e muzikës jashtë shtetit, mirëpo tashmë nuk janë pak edhe vizituesit bullgarë, për të cilët biletat janë me çmime më të ulëta.
„Sivjet i shpallëm pjesëmarrësit në momentin e fundit, sepse gjatë dy viteve të fundit shumë artistë, bile artistë të njohur të skenës së madhe, vetë ofrojnë pjesëmarrjen e tyre. Tani do të them vetëm emrin e njërit prej grupeve të shquara – Yussef Kamaal Trio me projektin e tyre „United Vibrations“. Vlladi Vankov shpjegoi gjithashtu se përveç muzikës së këndshme festivali ofron praktika të ndryshme holistike , meditacione, joga, seminare dhe diskutime, terapi me aroma, bime mjekësore dhe çaj – jo tradicionale dhe tepër kureshtare. Dhe për arsye se interesi ndaj ngjarjes është vazhdimisht duke u rritur, akomodimi i mysafirëve bëhet një sfidë e vërtetë, të cilën tani për tani organizatorët e përballojnë me sukses.
„Ne kemi vendosur një kornizë prej 2 mijë vetash, të cilën nuk dëshirojmë ta tejkalojmë, për të mos e ngarkuar tepër vendin. Në fillim shtëpitë në fshat ishin të mjaftueshme për të gjithë mysafirët. Në 2-3 vitet e fundit përgatitim tri kampe për 600 veta, çadra për çifte dhe vende për njerëz me pajisje të vet për kamping“.
Vlladi Vankov gëzohet shumë me ndryshimin në fshatin Polkovnik Serafimovo, i cili është rezultat nga festivalet që organizohen çdo vit. Gjithnjë e më shumë janë shtëpitë e pastra dhe të rinovuara, të cilat ofrojnë akomodim. Gjithnjë e më shumë janë turistët, të cilët zgjedhin të kënaqen me “shpirtin” e pabesueshëm të këtij vendi. Dhe siç shkruan një sajt anglez, i cili sivjet e rekomandon „Meadows in the Mountains“ si një nga festivalet pak të njohura, të cilat detyrimisht duhet të vizitohen, “intimiteti i vendit është kyçi i atmosferës unike, e cila rruhet, pavarësisht nga interesi në rritje”. Dhe ndoshta ky është magneti, i cili i tërheq të gjithë ata njerëz në fshatin e zakonshëm dhe tipik Polkovnik Serafimovo.
9, 10 dhe 11 qershor janë datat, në të cilat fshati përsëri “do të pulsojë” me ritmin e „Meadows in the Mountains“ e pastaj do të jetë gati t’i presë të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë e tyre, të cilët pothuaj detyrimisht kthehen atje – në shumicën e rasteve si turistë, të cilët kanë prekur magjinë e vendit dhe janë gati ta përjetojnë atë përsëri.
Fotografi: meadowsinthemountains.com
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..