Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas FMN-së sistemi financiar bullgar është i qëndrueshëm, por sipas KE-së ai fsheh rreziqe

Foto: arkiv

U shpall raporti i Komisionit Evropian Semstri Evropian 2017. Ditën tjetër u shpall edhe raporti i ri me rekomandime të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Edhe në të dyja dokumentet u është kushtuar një vëmendje e posaçme problemeve ekonomike e sociale të Bullgarisë.

Semestri Evropian është mjaftë më kritik ndaj Bullgarisë, në vend të parë janë shënuar mungesat e bilancit makroekonomik, problemet lidhur me borxhet në sferën financiare dhe pabarazinë sociale. Praktikisht në dokument nuk ka asgjë të panjohur dhe të paparë nga autoritetet në Sofje dhe kjo është edhe një provë, se raporti po e vazhdon politikën e kritikave të ashpra kundër asaj që është bërë dhe asaj që nuk është bërë në Bullgari, dhe të qëndrimit abuziv ndaj sukseseve të arritura. Pra, tani për tani përdoret më shumë shkopi, sesa karota. Mirëpo, ekspertët dhe vëzhguesit në Bullgari mendojnë se kjo politikë e aplikuar tashmë dhjetë vjet sa i përket Bullgarisë, nuk i jep rezultatet e pritura dhe qëndrimi ndaj Bullgarisë duhet ndryshuar, duke u inkurajuar më guximshëm arritjet e vendit.

Raporti i dytë, i cili u publikua një ditë Pas Semestrit të KE-së, është analiza e FMN-së, në të cilën gjithashtu i kushtohet një vëmendje e madhe gjendjes ekonomike dhe sociale të Bullgarisë. Siç duket, në Uashington janë më afër qëndrimit pozitiv, sepse kritikat dhe shënimi i problemeve janë shoqëruar me vlerësime pozitive. Përveç kësaj bëhet përfundimi se sistemi financiar bullgar është i qëndrueshëm dhe i kapitalizuar mirë dhe nuk ka rreziqe për financat publike.

Është e vërtetë se borxhet mes firmave në Bullgari janë shumë dhe kjo fsheh shumë rreziqe lidhur me thellimin e problemeve në sferën financiare, është e vërtetë se kreditë e papaguara janë 17 për qind e shumës së të gjitha huave bankare për biznesin. Mirëpo, është e vërtetë gjithashtu se bankat vazhdojnë të fitojnë shumë dhe se janë në gjendje të ndeshen me disa sfida. Të paktën këtë e treguan të ashtuquajturat “stres-teste”, përmes të cilave kaluan institucionet e kreditit në vend vitin e kaluar. Le të mos flasim për financat publike, të cilat që nga fundi i vitit të kaluar grumbullojnë teprica buxhetore dhe tani autoritetet tashmë kanë mundësi të qetësohen dhe të jenë më bujarë ndaj shtresave të dobëta sociale. Dhe ato e bëjnë këtë. Tani për tani bujaria është mjaftë modeste, por tregon se pushtetarët në vend nuk i injorojnë problemet sociale dhe marrin në përputhje me mundësitë e veta masa për pakësimin e ndarjes së shtresave sociale në shumë të varfra dhe shumë të pasura.

Në Sofje do t’i pranonin më mirë kritikat e institucioneve ndërkombëtare, në qoftë se ato i merrnin parasysh edhe arritjet. Sepse kush e preferon shkopin para karotës? Të mos flasim se qëndrimet e ndryshme çojnë edhe te vlerësime të ndryshme dhe në fund të fundit shtrohet çështja: Kujt t’i besojmë?


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD