Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shën Nikolla” në fshatin Marica – një vend i shenjtë për çdo një bullgar

БНР Новини

Fshati Marica i cili është i shtrirë në rrëzat e malit Rilla nuk dallohet nga fshatrat e tjera bullgare. Rrugë të pastra, oborre të renditura me pemë të çelura dhe lule shumëngjyrëshe. Në zemrën e këtij fshati të pastër e të renditur me shije, mes bukurisë fshihet një monument i kulturës – kisha “Shën Nikolla”. Për këtë thesar të artit të pikturimit mësojmë nga drejtori i Muzeut Historik në qytetin Samokov Veselin Haxhiangjellov, i cili përpara kohe na tregoi për një nga kishat më të vjetra në këtë rajon – Kisha e Beljovos. Ajo daton nga epoka e Ririndjes, kisha “Shën Nikolla” kalon përmes tri periudhave të ndërtimit, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe vazhdon:

СнимкаAjo është e ndërtuar gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të XVI, gjatë kohës së periudhës osmane. Arkitektura është tipike për mesjetën e vonshme – me një absidë, me një nef, me murre të cilat janë të trasha rreth një metër prej gurëve të cilat janë të lidhura midis tyre me horasan. Periudha e dytë fillon që nga viti 1830 gjatë kohës së drejtimit të sulltanit Mahmud. Për këtë dëshmon një mbishkrim mbi hyrje, në fasadën perëndimore. Etapa e tretë është pas vitit 1869. Kjo domosdoshmëri nga zgjerimi i hapësirës së kishës flet për shtimin e popullsisë së krishterë në fshatin Mahalla – emri i vjetër i Maricas. Gjatë restaurimit gjatë vitit 1961 është marrë vendim që kisha të mbetet në pamjen e vet origjinale.

СнимкаVeselin Haxhiangjellov zbulon hollësi për mbishkrimet murale dhe ikonografët:

“Një nga studiuesit më të mirë të kishës është kritiku i artit Asen Çilingirov, i cili është dhe autor i monografisë. Sipas tij mbishkrimet e hershme murale janë nga fundi i shekullit të XVI dhe janë bërë në dy etapa. Fill pas ndërtimit, pikturimi është i bërë mbi një mbështetëse prej balte. Prej tyre janë ruajtur vetëm disa fragmente. Etapa e dytë është disa vjet më vonë. Mbi një suva gëlqereje janë pikturuar, krahas me shenjtorët dhe figura të kuajve të Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit. Në hapësirën e oltarit ka freze me medaljone të shenjtorëve të krishterë, një cikël me skena festive. Në hark janë formuar Krishti Pantokratori – në një rreth të dyfishtë me medaljone të Shën Mërisë dhe të Joan Pararendësit. Në mbishkrimet murale nga fundi i shekullit të XVI duket stili i thjeshtuar, i cili afrohet deri tek arti i krishterimit të hershëm të epokës së familjes së perandorit të komnenëve. Mbase kanë të drejtë studiuesit të cilët mendojnë se zografët kanë ardhur nga Atoni dhe mbase janë nga rrethi i nxënësve të Shën Pimen Zografit, i cili ka punuar në rajonin e Malit të Vogël të Shenjtë. Në ndërtesën perëndimore ka mbishkrime murale nga shekulli i XIX – vepër i zografëve të Samokovos. Asen Çilingirov mendon se kryemjeshtri i zografëve është Joan Ikonografi, eventualisht djali i tij Nikolla Obrazopisov, Hristo Joveviç, Mihaill Bellstojnev – një nga zografët e fundit të Samokovos. Në hark, përveç Krishtit dhe Joan Pararendësit shikohen skena nga jeta e Shën Nikollës.”

СнимкаSi në një qytezë të vogël si Marica, në periudhën osmane, është ndërtuar një kishë me afreske kaq të pasura, z. Haxhiangjellov e shpjegon këtë:

Fshatrat rreth rrjedhës së sipërme të lumit Marica – Marica dhe Raduill, kanë qenë të njohur me prodhimin e hekurit gjatë gjithë periudhës osmane. Kjo u ka dhënë liri më të mëdha popullsisë. Qafa, drejt vendpushimit të sotëm Borovec, ka qenë e ruajtur nga mbrojtësit e saj. Kjo i ka dhënë mundësi popullsisë së krishterë të ndërtojë kisha të veta, të kremtojë festa të veta. Një shkak tjetër është se, kanë disponuar me mjete më të shumta. Në kushtet e sundimit osman, krishterimi është mënyrë të mund të ruhet identiteti, feja dhe kombësia.

Për pjesën më të madhe të monumenteve të krishterimit në rajon, Haxhiangjellov tregon se, sipas regjistrave të ruajtura në muzeun në qytetin Samokov, fshatrat janë kryesisht me një popullsi të krishterë dhe vazhdon: Duke pasur parasysh toponiminë, të ruajtur rreth 100 vjet, që të gjitha vendet/lokalitetet/ mbajnë emra nga panteoni i shenjtorëve bullgarë. Në to janë ndërtuar faltore. Tregues në këtë drejtim është fshati Raduill ku ka mbi 40 faltore.

СнимкаA nuk ka nevojë kisha “Shën Nikolla” pikturat e së cilës janë një monument artistik i kulturës, prej dhuruesve bashkëkohor, që të mund të mbetet për brezat?

“Ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve fetare është detyra jonë. Kishat e vjetra, manastiret, trashëgimia artistike e ruajtur në to është një pjesë nga thesari i kulturës sonë. Jo rastësisht gjatë viteve 60 të shekullit të XX instituti i porsakrijuar atëherë për monumentet e kulturës, pati ndërmarrë një aksion të madh mbi restaurimin dhe konservimin e kishave të vjetra. Në këtë periudhë është shpëtuar dhe kisha në fshatin Marica.”

Veselin Haxhiangjellov drejton ftesë ndaj të gjithëve, të vizitojnë fshatin dhe kishën “Shën Nikolla” prej së cilës do të ikin të mahnitur nga bukuria e arkitekturës dhe të afreskeve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD