Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata e ul pagën minimale, qeveria e rrit

Foto: BGNES

Gjykata e Lartë Administrative anuloi urdhrin e Këshillit të Ministrave, me të cilin u fiksua formalisht paga minimale prej 230 eurosh, që nga data 1 janar 2017. Deri në këtë moment paga minimale ishte 210 euro. Vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar dhe do të apelohet brenda një afati 14 ditor para pesë anëtarësh të Gjykatës së Lartë Administrative. Krahas këtij vendimi gjyqësor qeveria premtoi zyrtarisht se deri në vitin 2010 paga minimale do të rritet me nja 25 euro çdo vit. Gjykata shpjegoi se e anulon urdhrin e qeverisë, sepse ai nuk është shqyrtuar paraprakisht me të gjithë partnerët socialë, me organizatat e punëdhënësve më konkretisht. Tani qeveria do të apelojë vendimin e gjykatës dhe do të thërrasë konsultime me punëdhënësit, do të provojë t’i bindë se marrëveshja është e leverdishme dhe pas kësaj do të ripohojë qëndrimin e mëparshëm. Kështu del se gjykata e ul pagën minimale, kurse qeveria e rrit.

Ky debat, i cili në shikim të parë i përket procedurës juridike, në fakt flet shumë për ekonominë bullgare dhe problemet e saj. Sepse sipas të dhënave zyrtare rreth 12 për qind e të punësuarve në vend marrin dhe sigurohen mbi bazën e pagës minimale, kurse pagat e tyre reale janë mjaftë më të larta. Ato nuk deklarohen zyrtarisht, por merren me dorë. Nga e gjithë kjo vuan sistemi i sigurimit dhe sistemi i pensionimit , por çdo njeri i thotë vetes: “Më mirë më shumë para sot, sesa pension më të lartë, pasi nuk dihet nëse do të jem i gjallë të dalë në pension apo jo”. Kjo sjellje e shumë prej të punësuarve në ekonominë bullgare e ka shpjegimin e vet. Paga minimale zyrtare është kaq e ulët se askush nuk mund të jetojë normalist në qoftë se shpreson vetëm te kjo pagë. Ajo nuk do të mjaftojë madje për pagimin e shpenzimeve tona të përgjithshme mujore, ushqimin dhe transportin e një familjeje të zakonshme bullgare. Le të mos flasim për automobila, ekskursione dhe pushime, veshje më të mirë, dëfrime kulturore dhe libra.

Mirëpo, punëdhënësit nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë, sepse pagimet sociale i vështirësojnë shumë financiarisht. Ekspertët kanë llogaritur se këto shpenzime sociale janë rreth 40 për qind prej pagës reale të punës. Domethënë, në qoftë se një njeri ka pagë zyrtare prej 1000 eurosh, kjo i kushton punëdhënësit 1400 euro. Kjo nuk u përgjigjet mundësive të shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bullgare. Prandaj biznesi i kundërvihet kategorikisht politikës së rritjes automatike dhe administrative të pagës minimale çdo vit, siç janë qëllimet e qeverisë. Kjo është lidhur me bisedime shumë të vështira çdo vit dhe u kundërvihet qëllimeve të mira në shikim të parë të autoriteteve zyrtare. Akoma më tepër se biznesi kërcënon me shkurtime të personelit dhe me rritje të papunësisë, në qoftë se politika e qeverisë me të vërtetë aplikohet, dhe ngul këmbë për indeksimin e pagave vetëm në varësi të rritjes së prodhueshmërisë.

Mirëpo, nga ana tjetër paga më e lartë minimale luan një rol mjaftë më pozitiv, sepse e rrit konsumimin, i cili në fakt është motori i vërtetë dhe më i rëndësishëm i rritjes ekonomike, të regjistruar gjatë disa viteve të fundit në Bullgari dhe i pritur gjatë viteve në vijim. Mbetet vetëm, që qeveria ta bindë biznesin me veprime konkrete se edhe ai fiton nga kjo marrëveshje në shikim të parë jo kaq e leverdishme. Çfarë më saktë do t’u propozojë qeveria punëdhënësve, nuk është e qartë, sepse pretendimet e rretheve të biznesit janë mjaftë dhe qeveria duhet të vlerësojë se cilat prej tyre janë në dobi të shoqërisë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD