Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Streha Amtare” bashkon fëmijët bullgarë në Toronto me kulturën bullgare

БНР Новини

Vallë, a mbani mend se si në fëmijëri me padurim pritni t’ju lexojnë përralla për vende të largëta me histori interesante, të cilat ju ndihmuan të zbuloni botën? Për nxënësit e mësueses Zheni Popova një vend i tillë i largët përtej maleve të shumta, deteve edhe oqeanit, është Bullgaria. Aty ku me kalin e tij vrapon trimi me yll në ballë, ndërsa Pjetri dinak me mendjemprehtësi del nga të gjitha situatat e vështira. Që prej 10 vitesh Zheni Popova me bashkëshortin e saj jetojnë në Toronto të Kanadasë. Aty lindi edhe fëmija e tyre. Pak më vonë u krijua edhe Akademia Fëmijërore e Njohurive “Streha Amtare”. Ky është kontributi i kësaj gruaje për bashkimin e fëmijëve bullgarë në Toronto me kulturën bullgare.

СнимкаAktualisht fëmijët me padurim po përgatiten për të shënuar 24 majin – Ditën e Arsimit Bullgar. Në një shfaqje, organizuat nga “Streha Amtare” fëmijët bullgarë do t’u prezantojnë moshatarëve të tyre me prejardhje rumune, greke, ruse, përrallë popullore bullgare. Ato janë të përkthyera në gjuhën angleze nga fëmijë bullgarë në kuadrin e një projekti special – konkurs për përkthim të përrallës popullore bullgare. Pritet që ato të botohen në një libër. Kështu fëmijët jo vetëm që njihen, por edhe popullarizojnë pasurinë e folklorit bullgar. “Edhe të jenë me shtetësinë kanadeze, fëmijët tanë duhet të ndjejnë përkatësinë e tyre me fisin bullgar dhe të edukohen në dashuri ndaj Bullgarisë”, është e bindur Zheni Popova. Për Akademinë e njohurive, krijuar prej saj tregon:

СнимкаStreha amtare” është një projekt, orientuar te fëmijët bullgarë. Kalendari ynë mësimor është në përputhje me kalendarin tradicional bullgar. Qëllimi është të njohim fëmijët me traditat, historinë, kulturën dhe fenë e mëmëdheut tonë. Mësimet janë nën formën e atelieve, diskutimeve dhe teatrit të kukullave. Në seminare me prindërit diskutojmë tema si për shembull si të ndihmojmë fëmijët tanë të zhvillohen në Kanada. Në provincën tonë flitet anglishten, por shumë fëmijë frekuentojnë shkolla me mësimdhënien e frëngjishtes. Kështu bullgarishtja është gjuha e tretë për të mësuar. Më mirë zhvillohet gjuha e mjedisit – anglishtja, pas kësaj frëngjishtja si gjuhë e mësimdhënies. Detyra jonë është të ndihmojmë, që gjuha bullgare të flitet të paktën në familje.

СнимкаAkademia e bashkëbisedueses ka popullaritet në tërë bashkësinë 25 mijëshe bullgare në Toronto dhe në rajonin përreth tij. Me këtë shpjegohet dashuria e madhe dhe energjia, me të cilën Zheni Popova punon. Për të frekuentuar mësimet disa fëmijë udhëtojnë më shumë kohë se sa ato zgjaten. Nuk është e rastit krijimi i akademisë.

СнимкаIdeja gjithnjë jetonte në mendjen time. Në Bullgari isha logoped. Mbarova psikologji. Dhe gjithnjë kam punuar me fëmijë. Dhe kur erdha këtu desha prapë të merrem me fëmijë – shpjegon Zheni. – Kjo punë e mëson të moshuarin të trajtojë fëmijën si personalitet dhe të kthehet prapë në fëmijërinë, të gjejë rrënjët për t’u transmetuar fëmijëve dituritë e tij. Fëmijët janë kureshtar, ata interesohen për kulturën tonë. Disa prej tyre nuk e njohin Bullgarinë, edhe nuk e kanë vizituar. Mirëpo, ata kërkojnë lidhjen me atdheun.

СнимкаQë prej vitesh në Kanada shënohet Dita Evropiane e Gjuhëve. Vjet në sajë të Akademisë “Streha Amtare” Bullgaria u përfshi në këtë nismë për herë të parë. Tani pjesëmarrja do të jetë më e gjerë. Lidhur me këtë zonja Popova shpjegon:

Sivjet “Streha Amtare”, përveçse do të përfshihet me një veprimtari të vet, u ftua edhe në një shfaqje të përbashkët, organizuar nga Instituti Gete në Toronto. Në kuadrin e prezantimit bullgar tërë ditën do të organizohen seanca mësimore të gjuhës bullgare për kanadezë. Ata, që dëshirojnë do të mësojnë në gjuhën bullgare shprehje si “Tungjatjeta!”, “Si je?”. Ato janë modele për të rritur, nëpërmjet të cilave do të mësojnë gjëra interesante për kulturën tonë. Gjuha bullgare do të prezantohet krahas asaj rumune dhe asaj maqedonase – gjuhëve të fqinjëve tanë, të cilat prej vitesh marrin pjesë në këtë aktivitet. Ne do të kemi mundësi t’u japim mësime kanadezëve vitin e parë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD