Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Meskin: “Pa energjinë shpirtërore të artit është e pamundur të jetohet”

БНР Новини

Qyteti Pleven është një qytet me të kaluarën e pasur historike dhe është i lidhur dhe me emrat e qindra personaliteteve, të cilët kanë dhënë kontributin e vet për zhvillimin e kulturës bullgare. “Plevenqyteti i ëndrrave të mia...” kjo është një këngë  të legjendës Emill Dimitrov , i cili ka lindur në këtë qytet. Melodia, bashkë me pjesë të tjera nga këngët e tij më në zë, tingëllojnë në çdo orë të plotë nga kulla e sahatit të bashkisë të vendosur në qendër. Në disa metra prej saj gjendet Mauzoleu i të vrarëve në Luftën çlirimtare ruse dhe luftërat rumune, ujëvarat e bukura të ujit dhe banja e vjetër e qytetit. Gjatë vitit 1984 kjo godinë është e kthyer në galeri, e cila asnjëherë nuk mbetet pa vizitues. Prezanton një ekspozitë të përhershme, të mbledhur vite të tëra me radhë nga Svetlin Rusevi – një piktor i njohur, veprimtar shoqëror, koleksionues. Ai dhuron qindra krijime qytetit Pleven – qyteti i rinisë së tij. Kurse drejtoria e bashkisë e ofron godinën e bukur shoqërore, e cila prej kohe nuk i kryen më funksionet e saj, për të cilat është ndërtuar.

Снимка

Godina e banjës së vjetër është një bukuri arkitekturore – tregon zonja Maria Meskin, drejtoresh e galerisë së Arteve Durim “Koleksioni Svetlin Rusev”. – Ajo nuk është ndërtuar gjatë kohës së sundimit turk, pavarësisht se ekzistojnë mendime të tilla. Është ndërtuar në Bullgarinë e lirë nga arkitekti gjenial Nikolla Llazarov, bashkë me mauzoleun dhe monumentet e mirënjohjes ndaj çliruesve të qytetit Pleven. Kryetari i atëhershëm i bashkisë ka porositur “banjën më atraktive të qytetit”. Ka kushtuar shumë, por e ka merituar rrezikun – dhe sot e kësaj dite kjo godinë është e shkëlqyer, ajo është një monument arkitekturor me një rëndësi kombëtare. Ekspozita unikale përmban artin bullgar dhe të huaj nga shekujt XVIII, XIX dhe XX. Krijimet e dhuruara nga akademiku Rusev deri tani janë 420, por ai vazhdon të pasurojë koleksionin. Na pëlqen të citojmë fjalët e tij, sipas të cilave kjo përsëri është banjë, por “banjë për shpirtin”. Me të vërtetë këtu gjejnë një oazë shpirtëror njerëz nga e gjithë bota. Pavarësisht nga vështirësitë, ne asnjëherë nuk i mbyllëm dyert e galerisë.”

Në sallat me një madhësi të ndryshme dhe formë gjeometrike mund të shikoni piktura të krijuesve të mëdhenj Zllatju Bojaxhiev, Canko Llavrenov, Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, Deçko Uzunov e të tjerë, krijime të piktorëve bashkëkohorë Nikolla Manev, Genko Genov, Gjeorgji Bozhillov... Në galeri ruhen dhe ikona, plastika nga Afrika, skulptura të krishtere nga India, skulptura të vogla nga Roden dhe Dega. Në kullat e banjës së vjetër, deri tek të cilat arrihet nëpër shkallë dredha-dredha, njeriu me një befasi zbulon miniatura të Shagall, Goja, Renoar, Djollakroa...

СнимкаGaleria po jeton një jetë me të vërtetë të plotë vlefshme të një qendre kulturore – vazhdon zonja Meskin. – Këtu prezantojnë librat e vet poetë dhe shkrimtarë – që nga emrat më të mëdhenj deri tek kolegët e tyre fillestarë. Këtu është dhe shtëpia poetike e krijuesve të fjalës të qytetit Pleven. Organizojmë koncerte të shkëlqyera të dhomës. Kuptohet se, mbajmë për faktin se çdo gjë e cila rastis të jetë në nivelin e koleksionit. E dimë se ka pronarë të përmbledhjeve të mëdha nga krijimet e arteve, por mes tyre janë shumë pak ekspertët e vërtetë si akademiku Rusev. Në galeri nuk ka asnjë krijim i cili të jetë ndodhur aty rastësisht. Këtu prezantohen pamje të llojeve të ndryshme – nga shtampat rilindëse përmes Ilia Beshkovit të madh (po kështu një bashkëqytetar) deri tek autorët modernë. Në ekspozitën nga pamjet e grafikëve evropianoperëndimorë mund të shikojmë krijime të Renoarit, Pikaso, Dali, dhe të akoma shumë piktorëve të tjerë shumë të njohur botërorë. Hasim vështirësi me mirëmbajtjen e godinës. Përfundoi pjesa nga rinovimi i saj, pjesa tjetër pret një përkrahje financiare. Në personin e zotit Georg Spartanski, kryetari i tanishëm i bashkisë i qytetit Pleven, gjejmë jo vetëm një vlerësues të artit, por një njeri i cili synon drejt sferës shpirtërore të mos të mbetet mbrapa nga të tjerët. Shpresojmë se do të mund të ruajmë monumentin arkitekturor dhe besimin e vlefshëm, të cilin e ka grumbulluar mes mureve të veta. Vështirësi ka, ana materiale është e rëndësishme, por pa bukurinë, pa artin është e pamundur të jetohet në mënyrë të plotë vlefshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD