Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratat “HERONJTË”: kur njerëzit tregojnë më të mirën nga vetja e vet

БНР Новини
Foto: arkiv

Në një ceremoni të posaçme dje në hapësirën për arte moderne DNK internet platforma më e madhe për vullnetari TimeHeroes dha dekoratat “HERONJTË”. Ky qe edicioni i tyre i parë, kurse qëllimi i tyre është që të mund të dekorojnë njerëzit dhe organizatat me një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e kulturës vullnetare në Bullgari. Ceremonia u hap nga ish presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev.

Për pesë vjetët e fundit mbi 1200 iniciativa kanë kërkuar vullnetarë përmes platformës TimeHeroes, kurse të regjistruar janë mbi 35 000 veta. Shifrat e detyrojnë ekipin të mendohet, se shembujt e mirë mbeten më tepër të pa vënë re dhe vendosin të themelojnë dekoratat “HERONJTË”, thotë Pavell Kunçev, drejtor i TimeHeroes:

Midis datave 4 dhe 23 prill qenë të hapura kandidaturat në sajtin awards.timeheroes.org, ku çdo një mundej të përcaktojë në katër kategori njerëz ose një grup njerëzish. Kategoritë janë vullnetarë, organizata, kompani dhe gazetarë. Përse gazetarë? Sepse veprimtaria e tyre në sferën sociale është shumë e rëndësishme për faktin se, shembujve të mirë t’u jepet një njohje e gjerë. Për këtë periudhë morëm mbi 220 propozime. Më shumë prej tyre qenë në kategorinë “Vullnetarë” – rreth 105. Por me qenë se kishte mundësi të caktohen grupe të tëra, në fakt bëhet fjalë për një masë të madhe prej njerëzve të mirë.

Në kategorinë “Vullnetarë”, për një përkushtim, dekoratë morën vullnetarët nga kuzhina sociale pranë kishës “Shën predikuesi Ilia” në qytetin e Sofjes, për një forcë të madhe të shpirtit – vullnetarët në linjën e zjarrtë të telefonit për ata të cilët kanë pësuar dhunë, për një mos përkulje – një grup klientësh nga Qendra Ditore “Svetove” (botëra), fondacioni “Bota e Maries” për frymëzim – Boris Todorov, vullnetar pranë fondacionit “Dhuroni libër”. Në kategori qenë dalluar po kështu dhe Tatjana Gllavova, vullnetare pranë fondacionit “Konkordia Bullgaria”, Jana Ovçellarova, vullnetare pranë bashkimit “Re-Akt”, Milena Kirillova, vullnetare pranë fondacionit “MS-Mundem vet”, për një përkushtim – Veronika Mallçeva dhe Todor Jonçev, një familje pranimi e qenve-drejtues pranë fondacionit “Sy në katër putra”, për ambasadorësh – Snezhanka Jovçeva, vullnetare në kauza të ndryshme dhe Tino Pençev, vullnetar në qendrën shkencore për fëmijët “Muzejko”. Organizatat e dekoruara me dekoratë janë: për super praktika – “Karitas Sofja”, Shkollë për qenë drejtues të njerëzve të verbër të fondacionit “Sy në katër putra”, 5kmrun, për një politikë të plotë – fondacioni “Dhuroni libër” për një qëndrim origjinal – Help-Portrait Bullgaria dhe për një kontribut thelbësor – Një aleancë kombëtare për punë me vullnetarët. Gazetarët, të cilët ikën me dekoratën qenë Angjelina Genova nga gazeta dnevnik.bg për një onlajn pasqyrim dhe Liljana Bojanova nga BTV për një emision televiziv. Një dekoratë morën kompanitë SAP – për një politikë përgjithshme, TELUS – për praktikë të qëndrueshme dhe 1bike – për inovacion social. Dekorata të posaçme qenë dhënë për vullnetarët e rinj dhe të klubit vullnetar “Zemra e artë” pranë shkollës fillore numër 4 në Sofje.

Qëllimi i ekipit është që dekoratat të kthehen në një traditë dhe kjo, e cila ata e dallojnë nga viti në vit të jetë gjithnjë e më koloritare, me qenë se spektri i moshës të vullnetarëve është i gjerë dhe një forcë pozitive në shoqërinë bullgare ekziston:

Mes vullnetarëve mund të shikojmë si njerëz të rinj – kishte fëmijë 10 vjeç nga qyteti Pleven, kështu dhe njerëz në një moshë pensioni. Kjo tregon se, mund të flasim se njeriu është vullnetar në një moshë të caktuar. Kjo është diçka nga e cila gjithmonë kemi nevojë. Që të gjithë njerëzit në njëfarë mënyre kërkojnë të mirën dhe kanë nevojë prej saj. Sipas meje po vëmë re një popullarizim të vullnetarit dhe bile një ndërtim të një kulture mjaft solide të vullnetarit në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD