Që në mbledhjen e saj të parë qeveria e re e Bojko Borisovit nominoi për eurokomisionar eurodeputeteten Maria Gabriel. Resori i saj ende nuk dihet, por pritet që të shpallet javën tjetër. Kandidatura e saj do të votohet nga Parlamenti Evropian, por që tani flitet se shanset e saj janë shumë të mira. Siç duket, Bullgaria së shpejti do të ketë përfaqësues të saj në Komisionin Evropian dhe do të dalë nga situata e pakëndshme.
Vendi ynë mbeti pa eurokomisionar pasi bullgarja Kristalina Georgieva u tërhoq nga posti i zëvendëskryetares së KE-së dhe të eurokomisionares së buxhetit dhe resurseve njerëzore, që të zërë një postë tjetër të përgjegjshëm në Bankën Botërore. Ky akt, i cili sipas disa analizatorëve është pa precedent, jo vetëm e privoi Bullgarinë nga mundësia që një përfaqësues i saj të udhëheqë një prej resorëve më të rëndësishëm në BE, por edhe e vendosi në një gjendje të pakëndshme, në të cilën ajo të jetë pa përfaqësues të saj në komision në vigjilje të kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Vetë komisioni gjithashtu pësoi disa negativa, sepse pas largimit nga detyra të Kristalina Georgievës nga resori i “buxhetit dhe resurseve njerëzore” duhej të zhvendoseshin disa persona të tjerë në resorët e tjerë.
Në kontekstin e këtyre rrethanave nominimi i Maria Gabrielit për eurokomisionare mund të konsiderohet gjithashtu si normalizim i kryesisë bullgare në organet udhëheqëse të KE-së. Siç duket i tillë është mendimi edhe i Brukselit, pasi për shpejtimin e nominimit nguli këmbë personalisht kryetari i Komisionit Zhan-Klod Junker para kryeministrit Borisov. Shanset për zgjedhjen e eurokomisionares së re bullgare duken shumë të mira që para se të kenë filluar procedurat formale në këtë drejtim. Kryetari i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian Manfred Veber përshëndeti qeverinë për zgjedhjen e saj. Resori i Maria Gabrielit ende nuk dihet, por flitet jozyrtarisht se ajo do të përgjigjet për digjitalizimin. Zëvendëskryetari i KE-së Andrus Ansip, i cili e mori këtë resor pasi gjermani Gjunter Jotinger u ngarkua me përgjegjësitë e Kristalina Georgievës pas tërheqjes së saj nga posti, komentoi se do të jetë mirë në qoftë se eurokomisionari bullgar përgjigjet pikërisht për çështjet e digjitalizimit. Nga fjalët e tij u nënkuptua se tashmë ka qëndrime paraprake.
Derisa në Bruksel reaksionet duken pozitive, në Sofje tani për tani ato janë të ndryshme. Partneri i vogël në qeverisjen e vendit – koalicioni “Patriotët e Bashkuar”, e përshëndeti GERB-in për zgjedhjen e tij duke shtuar se Maria Gabriel është një njeri i ri dhe ambicioz, e cila në të njëjtën kohë ka përvojë të pasur si eurodeputete dhe mund të ndërmarrë përgjegjësi të ndryshme. Mirëpo, në opozitën e majtë ka rezerva ndaj resorit eventual. Socialistët janë të mendimit se “digjitalizimi” është larg peshës së përgjegjësive, me të cilat ishte ngarkuar para kësaj Bullgaria. Nga ana e vet Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë vuri në dukje se ajo do ta përkrahë kandidaturën e pushtetarëve, por dëshiron që të sqarohet “me sa dhe si Këshilli i Ministrave është i përgjegjshëm për faktin se rreth 9 muaj Bullgaria nuk ka komisionar evropian”.
Mirëpo, në fund të fundit këto mendime të ndryshme mbi këtë temë i përkasin politikës së brendshme të vendit. Është e qartë se opozita do ta përkrahë kandidaturën e re bullgare për eurokomisionare, ashtu siç tashmë premtoi për ta përkrahur kryesinë bullgare të Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..