Në Shumen – qyteti i lindjes i klasikut bullgar Panço Vlladigjerov, prej viteve zhvillohen konkurse për pianistë, violinistë dhe këngëtarë. Ata janë në dy formate – kombëtar ose i ashtuquajturi “i vogël”, në të cilin mund të marrin pjesë interpretues deri në moshën 19 vjeçare dhe ndërkombëtar, në të cilin nuk ka kufizime të moshës. Organizator është fondacioni “Panço Vlladigjerov”, i cili gjatë vitit 2018 do të shënojë çerek shekull nga themelimi i vet.
Profesori Minço Minçev, president i fondacionit “Panço Vlladigjerov” dhe kryetar i jurisë së violinave, tregoi për ndryshimet në rregulloren, për vështrimin e vet mbi sjelljen, me të cilën muzikantët e rinj duhet të nisen drejt çdo një konkursi.
“Sipas kuptimit tim, në qoftë se shkon në konkurs me gjendjen që të prezantohesh në mënyrën mundësisht më të mirë, pasi të jesh përgatitur mundësisht më mirë dhe në këtë mënyrë arrin një nivel më të lartë të zhvillimit, ti je fitues, pavarësisht nëse e ke fituar dekoratën apo jo. Deri tani kishte një numër të caktuar pikësh për kalimin nga një rreth në tjetrin. Në këtë edicion bëmë një ndryshim në rregulloren, sipas së cilës, pikat nga rrethi i parë dhe i dytë – mblidhen. Në këtë mënyrë njerëzit nëpër botë të dinë se në Bullgari ka një konkurs të tillë i cili është në emër të kompozitorit më të madh bullgar. Për të tregojnë përpjekje nga Ministria e kulturës, nga drejtoria vendase, si dhe përfaqësues të biznes rretheve, të cilët e përkrahin konkursin. I jemi shumë mirënjohës Radios Kombëtare Bullgare, Televizionit Kombëtar Bullgar për bashkëpunimin profesional të filarmonisë së qytetit Ruse dhe të orkestrës simfonike të qytetit Shumen, me të cilët kandidatët ekzekutojnë në rrethet e fundit. E gjithë kjo më bën optimist, se gjatë vitit 2019 do të kemi një konkurs fantastik.”
Një përgjithësim të shkurtër të konkursit për pianistë bëri profesori Bojan Vodeniçarov, kryetar i jurisë për piano:
“Niveli i përgjithshëm i kandidatëve qe fare bindës dhe la përshtypjen për një punë të mirë profesionale. Pianistët në 3 grupet profesionale qenë përgjithësisht 16, por kjo nuk i pengoi konkursit të ketë formën dhe pamjen e vet. Një përshtypje më të madhe bënë më të vegjlit. Më në veçanti fëmijët, të cilët kishin fituar dy dekoratat e para – Angjell Jallëçkov dhe Borill Hristov. Juria qe në ekstazë-ata ekzekutojnë bujarisht, me një energji spontane e të natyrshme, e cila është e përshtatshme për moshën e tyre. Në grupin e dytë dy vëllezërit Hasan dhe Ibrahim Ignatovi bën një përshtypje shumë të fortë. Ata jenë me të vërtetë një dukuri. Për moshën e tyre (ata janë 14 vjeç) ajo të cilën ata e kanë arritur është një gjë me të vërtetë fenomenale-dhe sa i përket anës instrumentale dhe për nga aftësia e tyre të mund ti kuptojnë piesat. Juria vendosi të mos të japë vend të parë në grupin e tretë të moshës, po të ndajë dekoratën e dytë midis Emanuill Ivanovit dhe Joana Rajçevës, pavarësisht nga kjo prezantimi i tyre qe i përsosur nga ana profesionale. Siç tha kolegu im nga juria Akiles delle Vinje:”Konkursi i jep mundësi muzikantit të ri të mund të luftojë me çdo gjë brenda në vetvete, dhe jo patjetër me konkurrentët. Ky është me të vërtetë një mendim i pjekur.”
Konkursi “Panço Vlladigjerov” na takoi dhe me një muzikant tjetër të talentuar dhe të jashtëzakonshëm dhe pedagog, i cili prej kohe kishte fituar një lavdi botërore – Akiles delle Vinje, i cili qe në jurinë e pianos. Për Radio Bullgarinë ai tregoi:
“Kontaktet e mia të para me muzikën bullgare dhe muzikantët filluan përpara viteve, kur nën drejtimin e dirigjentit Kamen Goleminov interpretova koncertin për piano numër 4 nga Betoveni. Si dhe përmes profesoreshës Zheni Zaharieva, me ftesën e së cilës ekzekutova në festivalin e organizuar prej saj. Kurse muzikën e Vlladigjerovit e njoh prej kohe. Një nga miqtë e mi më të mirë qe Aleksis Vajsenberg, i cili shumë herë me radhë ka qenë për vizitë në shtëpinë time në Bruksel. Prej tij mora partiturat e koncerteve të Vlladigjerovit-një kompozitor me të vërtetë mjaft i njohur. Kam pasur student të shumtë bullgar-Neli Pavllova në Roterdam, Filip Ivanov në Bruksel.. Bile nuk mund të përmend që të gjitha emrat . Këtu u njohëm dhe me Bojan Vodeniçarovin. Jemi shokë të ngushtë dhe me Ljudmill Angellovin . Sa i përket konkursit ai është shumë mirë i organizuar. Mendoj se pianistët bullgar janë shumë të talentuar, kishim kandidatë shumë të mirë. Muzikantët nga Bullgaria janë të shkëlqyer.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..