Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazsjellësi “Rryma Turke” na shqetëson, por në të njëjtën kohë i jep Bullgarisë shanse të reja

БНР Новини
Foto: turkstream.info

Pasi në fund të javës së kaluar vetë Presidenti rus Vlladimir Putin i dha dritë jeshile gjigantit rus të gazit, Gazprom filloi ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke”. Ai duhet të transportojë në fundin e Detit të Zi nëpërmjet dy tubacioneve rreth 30 mlrd metra kubikë gaz rus për nevojat e vetë Turqisë dhe për rieksport për vendet nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore, pasi bëhet gati – diku në vitin 2020. Përse ky gazsjellës e shqetëson Bullgarinë?

Le të rikujtojmë se para dy vitesh të gjithë politikanët dhe ekspertët flisnin dhe shqyrtonin një gazsjellës tjetër në pjesën jugore të Evropës – gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili gjithashtu duhej të kalonte përmes fundit të Detit të Zi, të arrinte në territorin e Bullgarisë dhe pas kësaj t’i drejtohej Evropës Qendrore. Bullgaria e miratoi haptazi këtë projekt , sepse sipas saj kjo ishte një mundësi për të ardhura të mira nga transiti i gazit rus përmes vendit. Sasitë e pritura nuk ishin të vogla, duke pasur parasysh se kapaciteti i “Rrymës Jugore” duhej të ishte dy herë më i madh nga gazsjellësi i tanishëm “Rryma Turke” – afro 60 mlrd metra kubikë gaz në vit. Kjo pajisje duhej të ndërtohej nga vetë Gazpromi me mjete të tij. Mirëpo, atëherë ndërhyri Komisioni Evropian dhe e akuzoi Moskën se nuk i respekton rregullat energjetike evropiane. Sofja e pranoi këtë vërejtje dhe në fund të fundit në vitin 2014 vetë Putin shpalli në Turqi ndërprerjen e projektit, por jo edhe të ambicieve për një përqindje gjithnjë e më të madhe të furnizimeve të gazit për në Evropë. Kështu lindi projekti “Rryma Turke”. Në fillim ai ishte më i madh nga varianti i tij i tanishëm më i vogël, por sidoqoftë Bullgaria tashmë nuk ekziston në hartën e gazit në Evropë – përmes saj nuk kalon asgjë, askush nuk do të blejë nga ajo gaz, ose naftë, ajo mbetet në qoshen e Evropës, larg betejave të mëdha për tregjet e mëdha të gazit.

Prapëseprapë nuk kemi humbur gjithçka dhe ambiciet e Sofjes që Bullgaria të bëhet qendër regjionale e shpërndarjes së gazit ende mund të realizohen deri diku. Gjithsesi, është më mirë të kesh 100 euro në xhep, sesa vetëm ëndrra të kota në kokë. Dhe në të vërtetë një prej tubacioneve të “Rrymës Turke” do të jetë për rieksport në Bullgari, kurse Bullgaria është rruga më e shkurtër deri në zemrën e kontinentit. Prandaj ka ardhur koha të bëhet diçka më konkrete për ndërtimin e lidhjes së gazit midis Turqisë dhe Bullgarisë, lidhje kjo që tashmë disa vite është në etapë projektimi. Përmes kësaj lidhjeje gazi Bullgarja qetësisht do të mund të furnizohet me gaz për nevojat e saj dhe për riekspot. Nëse kjo do të ndodhë nëpërmjet qendrës së gazit deri në Varna në bregun e Detit të Zi, që është qendra e dashur e gazit e Kryeministrit Bojko Borisov, ose eksporti do të zhvillohet drejtpërsëdrejti në rrjetin e gazit në drejtim të Perëndimit përmes Rumanisë, kjo çështje nuk është shtruar në momentin e tanishëm, por ajo duhet të zgjidhet me gaz nga “Rryma Turke”. Nuk duhet harruar se Bullgaria vazhdon të kërkojë shtresa gazi dhe nafte në ujërat e saj në Detin e Zi dhe kohë pas kohe ka njoftime inkurajuese se ka të ngjarë që të gjenden shtresa të tilla. Atëherë qendra e Varnës e shpërndarjes së gazit do të jetë e domosdoshme.

Tani për tani Sofja mirëmbahet nga komentet konkrete dhe tema e gazit, sikurse u harrua dhe mbeti në plan të dytë në sfondin e ngjarjeve më të rëndësishme politike pas zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar dhe pas zgjedhjeve parlamentare para afatit, pas të cilave Bojko Borisov u bë Kryeministër i vendit për të tretën herë me radhë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD