Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë me erë livandë dhe aromë buke hapi dyer në Sofje

БНР Новини

“Shëndet dhe bukuri me produkte natyrale&bio” – kjo është motoja e ekspozitës së parë për nga lloji i vet të prodhuesve nga vendi, që zhvillohet në kompleksin më të vjetër tregtar në kryeqytet – CUM. Qëllimi është që në një vend të mblidhen prodhues të cilët e kanë dëshmuar veten të ushqimeve të rëndësishme – bio dhe të pijeve, kozmetikës bimore natyrale, vajrave eterike dhe produkteve natyrore. Në qendrën e kësaj ekspozite të parë, të organizuar nga Dhoma Industriale-Tregtare Bullgare i kanë vënë vajrat aromatike, të prodhuar nga livanda dhe trëndafili.

Zymbyl FuçexhievaPavijoni i ekspozitës të Zymbyl Fuçexhievës nga qyteti Shumen tërheq me aromën e vet akoma nga hyrja. Veprimtaria e saj është e lidhur me rritjen e livandës. Cikli është krejtësisht i mbyllur dhe fillon që nga përpunimi i tokës për mbjellje të farërave të livandës deri tek paketimi i produkteve të gatshme kozmetike, të cilat përmbajnë vajë eterik, lule të thata ose lule të tëra nga bima aromatike. Zymbyl thotë se, për nga profesioni është balerinë, por ka hequr dorë nga arti. Tani përpunimi i livandës krejtësisht e plotëson kohën e saj si dhe planet e saj profesionale. Prodhimi realizohet kryesisht në tregun bullgar, por ka dhe klientë të përhershëm, të cilët blenë nga prodhimet e saj në Angli, Holandë dhe Francë. Gruaja e re ndjek tregun dhe thotë se, në këtë moment Bullgaria është lider mbi prodhimin dhe eksportin e livandës në të gjithë botën. Sipas fjalëve të saj kjo kulturë është shumë e kërkuar si në industrinë kozmetike, ashtu dhe në farmaceutikë, për preparatet e larjes dhe të spastrimit, dhe po kështu dhe për dekorim të banesave dhe të sipërfaqeve të ekspozimit. “Që nga vet rritjes së bimës, deri në produktin përfundimtar, çdo gjë e bëj vetë” – pohon Zymbyl Fuçexhieva dhe përmend një listë me produkte dhe preparate të bëra me livandë. Favoritët e saj janë sapunët dhe aromatizuesit për vaskë, të cilët i përdor, që të ketë energji dhe ton në fillim të çdo një ditë pune. Dhe akoma nga Zymbyl Fuçexhieva:

Në vend vihet re një interes ndaj livandës, por njerëzit akoma  nuk i njohin mirë vetitë shëruese të kësaj bime. Kur e ruajmë energjinë për ditën tjetër dhe ti rivendosim forcat në organizëm, livanda është një ndihmës shumë i mirë gjatë kësaj rivendosjeje. Unë më shpesh përdor sapun dhe aroma për vaskë me vajë livande. Në një gërshetim me kripën e detit, livanda zhduk bakteret të cilat janë mbartëse të sëmundjeve, kurse përveç kësaj, spastron nga toksina. Efekti më i rëndësishëm nga livanda, të cilën e prodhoj është se, në mëngjes, kur ngrihem, më jep një burim për jetë, ton dhe forca të reja për ditët e re. Ky lloj prodhimi i bimëve eterike mund të jetë mjetë jetese për një familje, mjaft që njeriu të ketë dëshirë, kohë dhe energji, të cilën ta drejtojë krejtësisht ndaj punës dhe kjo pa asnjë ditë pushimi. Çdo gjë tjetër është çështje të një kësmeti.

Kalina Ilieva (djathtas)Kalina Ilieva është mullisi me një praktikë shumëvjeçare. Mulliri i saj punon në fshatin rrethit të qytetit Vraca, Gorna Kremena. Kohët e fundit punon dhe në një pjekëse të vogël buke në lagjen Strellbishte në Sofje. Në ekspozitën për produkte natyrale ajo merr pjesë me shpresën të mund të dëgjohet zëri i prodhuesve të vegjël si ajo. Kalina Ilieva pyet sesi të mund të luftojë për një treg, kur përballë saj qëndrojnë prodhuesit e mëdhenj të miellit, kurse pas parave të tyre janë rrethet e mëdhenj financiarë. Pavarësisht nga kjo beson se do të vijë ditë, kur përvoja dhe dijet në prodhimin e bukës do të vlerësohen më tepër, sesa tani. Në punishten e vet të bukës Kalina i sqaron çdo një klienti se cila është dobia për shëndetin nga mielli i mirë, të punuar dhe të bërë që të ketë një afat më të gjatë të kadencës, por që të jetë e shijshme buka tonë.

Ne prodhojmë miell natyral të pastër, sepse mendoj se duhet të mbështetemi tek produkti natyral – tregon Kalina. – Kurse teknologjia, të cilën e përdorim, ekziston prej mijëra vjetëve. Në të është gërshetuar përvoja e grumbulluar nga popujt e ndryshëm. U mësova nga tradita jonë popullore vendase, por përdora dhe një përvojë të huaj në zgjedhjen dhe në bluarjen e grurit. Kam studiuar përbërjen e grurit, prandaj mund të them se, buka, e cila bëhet me miellin tonë është e balancuar. Njerëzit rrallë bëjnë ndonjë ndryshim. Dietologët flasin për miell integrale. Në fakt buka integrale bëhet prej një mielli, i cili është bluar dhe është me të gjitha gjërat brenda, me fjalë të tjera dhe me krundet, të cilat unë ua japë kafshëve, aty janë të pranishëm në bukë. Ne nuk e përfshijmë pjesën më të trashë nga krundet, e lëmë për lopët. Në miell fusim embrione gruri, prandaj dhe them se buka tonë është me një miell të balancuar. Njëkohësisht bluarja e miellit i hedh këto embrione, sepse në to gjenden yndyrat. Ato janë ato, të cilat e bëjnë miellin pa rezistencë. Prandaj në bluarjen konvencionale, embrioni i grurit shkon në plehra. Por, pikërisht në të fshihen shijet dhe aromat, të cilat e bëjnë bukën të mirë. Prandaj në miellin tonë të bukës janë si pjesë nga fibrat më fine, ashtu dhe nga embrioni i grurit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët dhe Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD