Nganjëherë e le zemrën të të drejtojë. Është e mjaftueshme vetëm që përpara kësaj të kesh rrethuar ndonjë me dashuri. Atëherë hapat janë të lehtë, sepse këmbët shkelin nëpër rrugën e padukshme, të bekuar dhe të përuruar nga ledhatimi. Një ditë Viktoria ka hedhur vështrim në sytë e Mimozës. Dhe ka ndjekur hapat e padukshme, të cilat tanimë kanë lënë gjurmë në pafundësi. Por historia, pavarësisht dhe kaq e bukur, akoma është e shënuar me ankth. Dhe çfarë kaq nga kjo se një vajzë e ka dhuruar dashurinë e saj një pele – pa dyshuar aspak sesi një shenjë dashurie mund të rikthejë të gjithë jetën...
Në moshën 29 vjeçe, Viktoria Dançeva ka 3 diploma prej 3 universiteteve në 3 vende. Por ajo përfshin të gjithë pasionin e vet në zhvillimin e bazës së hipizmit në qytetin e saj të lindjes. Përpara dy vjetëve fare rastësisht ka vajtur në një oborr kuajsh në qytetin Plovdiv dhe menjëherë ka ndier në zemrën e vet të zgjohet dashuria e dikurshme. Vet ajo, një fëmijë të sportistëve profesionalë, prindërit e saj kanë provuar “atletizmi” të ndryshme, derisa një ditë nuk janë bërë dëshmitarët një dashurie të pastër midis fëmijës së tyre dhe kalit. Dhe kur në atë ditë speciale pas kaq viteve Viktoria ka shkuar të kalërojë, ajo jo vetëm që ka marrë përsipër kujdeset për pelën Mimoza, por i ka premtuar vetes të luftojë për vet bazën e hipizmit, e cila në këtë moment i ka përngjarë një kampi të përqendrimit.
Pas pengesave të shumta nga ana e pronarëve, përpara gjysmë viti Viktoria ka mundur të fitojë ankandin për bazën e hipizmit dhe tanimë kujdeset për 7 kuaj. Një prej tyre është Gramatika, fati i mjerë i së cilës për pak ta shpjerë në thertore. Një pelë tjetër – Indra, një bukuroshe me një kime të zezë me shkëlqim, shumë shpesh ka marrë pjesë në sesione të fotove. Kali Etalon, mbërrin pas një ndodhie – kampion në kërcime dhe në ushtrime gjimnastikore, ka qenë i shtyrë nga tramvaji dhe i operuar dy herë në Gjermani. Viktoria bën plane serioze për Victory Equestrian, e cila gjendet në të dalë nga Plovdivi, ta zgjerojë bazën, të mbyllë me dritare katin e dytë, që ku vizituesit të mund të vërejnë kalorësit, të krijojë sipërfaqe të gjelbra, të hapë një lokal dhe akoma shumë gjëra të tjera. Dhe e gjithë kjo me një dashuri të madhe ndaj kuajve.
“Kali është një kafshë jashtëzakonisht e mençur dhe shumë fisnik- ai asnjëherë nuk do të plagosë me një vetëdije, por bile mund të të mbrojë – është e bindur Viktoria. – Midis njeriut dhe kalit ndërtohet një besim dhe një dashuri e madhe dhe pa rezerva, e cila buron nga këta sy të mëdhenj dhe në to shikon sesi kafsha të pret që të vish, t’i japësh për të ngrënë, ta ledhatosh. Kam pasur rënie të shumta, përfshi nën kalë, por ai asnjëherë nuk më ka shkelur.”
Me mirësinë e vet kafsha mundet t’i predisponojë edhe fëmijët me nevoja të posaçme dhe të ndihmojë zhvillimin e tyre. Prandaj dhe klientë fare të vegjël duan të shëtisin me kalë në bazë.
“Kur fëmija hip mbi kalë, ai disiplinohet. Përveç kësaj kafsha e tërheq dhe që të dy vendosin një lidhje – dhe menjëherë fëmija autist, i cili është më i mbyllur, nuk flet, nuk jep ta prekin, tanimë do që të jetë me kafshën dhe kafsha po kështu do që të jetë me të. Dhe kjo i jep fëmijës kënaqësi dhe siguri dhe e predisponon të jetë i hapur ndaj botës. Tek fëmijët me probleme të shtyllës kurrizore hipizmi është i dobishëm, sepse iu krijon balancë dhe i ndihmon shumë për aparatin lëvizës”, thotë Viktoria.
Dhe ajo si njerëzit normal, përpara pak kohe ka mbetur e tronditur thellë nga një brutalitet. Agjencia e parrezikshmërisë së ushqimeve ka rekomanduar eliminimin human të katër kuajve, pasi që sipas institucionit kafshët ishin lënë pa kujdestari dhe pa identifikimet e nevojshme. Mirëpo kjo sipas Viktorias është shkaku i radhës të fillojmë të mendojmë për qëndrimin tonë ndaj kafshëve.
“Qesh në protestën – kujtohet Viktoria. – Në Sofje qe minus 10 gradë dhe binte dëborë, kurse asnjë nëpunës të agjencisë nuk doli. Dhe po. Mendoj se jemi shumë brutal ndaj kafshëve – po ne jemi harbut dhe mes nesh vet! Fakti se ka kaq qenë të rrugës e mace dhe asnjë nuk merr ndonjë qëndrim mbi çështjen është një argument mjaft i fortë. Kurse për këta kuaj, nuk kam fjalë të përshkruaj se çfarë egërsie dhe brutalitet është kjo – por unë shpresoj se ka një fuqi dhe forcë të lartë mbi ne, e cila do të kujdeset për drejtësinë.”
E njëjta forcë, e cila e ndihmon Viktorien të niset nëpër gjurmët e pelës Mimoza dhe ta gjejë në bazën e hipizmit në Kopshtin e Borisit të Sofjes. Dhe kush e di – mbase fare shpejt ta marrë në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..