Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vendlindjen e Shën Ivan Rillskit

БНР Новини

Dy orë udhëtim me trenin është distanca nga Sofja deri në qytetin Boboshevo, i cili shtrihet në Dollno Pole në dy brigjet e lumit Struma, buzë malit Vllahina. Shumë afër ndodhet fshati Skrino, ku rreth vitit 876 ka lindur mbrojtësi qiellor i Bullgarisë Ivan Rillski. Kjo është kështu jo vetëm sipas legjendës vendase, por edhe sipas jetës së shenjtorit, të përshkruar nga Shën Patriku Evtimij.

Kisha “Fjeta e Hyjlindëses Mëri”Duke kaluar përmes qendrës së Boboshevos – një qytezë e vjetruar, por shumë komode, përmes rrugëve me pemë të lulëzuara arrijmë deri në kishën “Fjeta e Hyjlindëses Mëri”. Banorët e Boboshevos thonë se ky është një prej tempujve më madhështorë që nga epoka e Rilindjes. Ndërtimi i bazilikës ka filluar që në vitin 1851 dhe është mbaruar përfundimisht në vitin 1862. Ndërtuesi është mjeshtri i njohur Milenko nga fshati Bllateshnica i Radomirit, i cili në vitin 1847 e ka ndërtuar krahun jugor të Manastirit të Rillës. Kisha është pikturuar nga Stanisllav Dospevski nga Shkolla e Samokovit, i cili ka mbaruar Akademinë e Arteve Figurative të Shën Petersburgut.

Fillojmë të shëtitim në rrjedhën e lumit dhe ngjitemi në malin Vllahina, ku para nesh shtrihen lule të ndryshme të çelura. Shtegu na çon në krahinën Krësta (Kryqi), ku syri na kënaqet nga një pamje e jashtëzakonshme. Në qoftë se filloni të ecni nga ky vend, djathtas në një shteg të pjerrët do të arrini në majën Ruen. Shtegu është i pjerrët, por pamja ndaj maleve ia vlen përpjekjeve tona. Shtegu deri në majë është markuar nga Ljubço Karaxhov, një vendas, i cili kujdeset për mirëmbajtjen e vendeve të shenjta në regjion. Në monumentet, të cilat janë lidhur me historinë e Bullgarisë ai vendos kryqe ortodokse dhe flamurin bullgar. U takuam me Ljubçon para shpellës, në të cilën dikur ka banuar Ivan Rillski. Nga krahina Krësta deri atje arrihet për rreth 5 minuta në një shteg të këndshëm, që shtrihet majtas shtegut të pjerrët që na çon në majë. Ljubço e ndërpreu punën, që të na tregojë një legjendë për jetën e shenjtorit:

СнимкаPara se të lindet Shën Ivan Rillski, nëna e tij ka parë një ëndërr se ai do të bëhej një figurë e madhe. Që para se të linden njerëz të tillë të mëdhenj si Shën Serafim Sarovski, Shën Sergej Radonezhski, Shën Antonij, nënat e tyre kanë pasur ëndrra, se fëmijët e tyre do të bëheshin persona të mëdhenj. Që si fëmijë Ivan Rillski dinte se ishte një njeri më i ndryshëm. Ai i kulloste buajt në fshatin e afërt Vukovo. Atje kishte një vend të shenjtë me një vrimë të ngushtë dhe me tri shpella. Si fëmijë ai kishte banuar në një shpellë. Një herë duke u kujdesur për tufën, lumi Struma doli nga shtrati. Ai u tremb, sepse lopa e tij sapo kishte lindur. Djali nuk e dinte se si t’i ruante lopën, viçin dhe tërë tufën. Ai e hodhi pallton e vet dhe në saje të fuqive të tij të jashtëzakonshme të dhëna nga Zoti e ndau lumin, ashtu siç e kishte ndarë lumin Jordan Shën Ilia. Kështu Ivan Rillski arriti të kalojë mes fshatrave Skrino dhe Vukovo. Njerëzit u trembën, kur e panë këtë pamje dhe e dëbuan, por ia dhanë viçin. Atëherë ai shkoi në këtë shpellë. Këtu ai banonte në vazhdim të 1000 ditëve. Pas kësaj shkoi në Manastirin e Boboshevos të Ruenit, të quajtur “Shën Dhimitri”. Në të kaluarën ky ishte një manastir shumë i njohur, ku kishte murgj nga Atoni. Atje ai u bë murg. Pas disa vitesh, murgu shkoi në malin Rilla, pas kësaj në Ljulin, pas kësaj përsëri u kthye në Rilla dhe banonte atje në një shpellë në vazhdim të rreth 40 viteve.

Ivan Rillski fitoi famë për shkak të çudirave që bënte. Ai i ndihmonte njerëzit nevojtarë dhe i kuronte të sëmurët nga sëmundje të rënda. Në mes të viteve 30 të shekullit të X Ivan Rillski i vuri themelet e Manastirit të Rillës, i cili sot është qendra më e madhe shpirtërore në trojet bullgare.

Manastiri i RuenitManastiri i Ruenit, që sot e mban emrin e Shën Ivan Rillskit, ndodhet disa metra më poshtë nën shpellë. Sipas vendasve ky është një prej manastireve të para bullgare të ndërtuara pas pranimit të fesë së krishterë nga bullgarët gjatë udhëheqjes së princit Boris I. Manastiri gëzon famën e një qendre të lashtë letrare, në të cilën gjatë vitit 1743 u hap një shkollë bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Miglena Ivanova dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD