Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e Madhe e Shenjtë dhe e Premtja e Madhe

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditët e fundit përpara Pashkës i lidhim më tepër me vuajtjet e Jesu Krishtit, i cili merr përsipër mëkatet e të gjithë fisit njerëzor dhe vullnetarisht e flijon veten, që të na afrojë përsëri drejt Perëndisë Atë. Pika kulmore e këtyre vuajtjeve është e Premtja e Madhe. I shenjtëruar nga mundimet e tij, kryqi nga një mjet i turpshëm për një vdekje torturuese kthehet në një simbol të Shpëtimit.

Gjatë këtyre ditëve, Kisha iu drejton apel besimtarëve të bëhen të ndërgjegjshëm ndaj vuajtjeve të Shpëtimtarit, të përjetojnë të gjithë atë, të cilën Biri i Zotit e ka duruar për Njerëzimin. Ungjijtë e Apostujve, të cilat lexohen në shërbesat fetare na ndihmojnë të përjetojmë këto ngjarje të tmerrshme dhe të përmbushura me një simbolikë të madhe. Jesu Krishti është fytyra e dytë e Treshes së Shenjtë, i cili vjen në tokë vetëm dhe vetëm i drejtuar nga dashuria ndaj fisit njerëzor. E Premtja e Madhe bie në ditën e gjashtë të javës biblike, kjo është dita, në të cilën Adami e zgjat dorën drejt pemës për njohjen e “së mirës” dhe “së keqes” pavarësisht nga rekomandimet e Zotit Atë. Për shkak të kësaj Krishti duron vuajtje në ditën e gjashtë nga java, që të mund të rehabilitojë Adamin e parë. Prandaj Kisha e quan Adamin e dytë.

Të gjitha këto vuajtje Shpëtimtari i duron në emër të Dashurisë – virtyt dhe vulë dalluese e krishterimit. “Me këtë do t’i njohin njerëzit, se jeni nxënësit e mi, në qoftë se keni dashuri midis jush” – thotë Krishti. Vet ai na jep shembull për dashuri, bile dhe ndaj armiqve të vet dhe ndaj atyre, të cilët e kryqëzojnë. Ai lutet deri në frymën e tij të fundit “O Zot, mos e marrë në konsideratë këtë mëkat”.

Thelbi i madh dhe shpëtimtar i mësimit të krishterë është Falja. Çfarëdo qoftë mëkatesh të ketë kryer njeriu, pas një pendimi të sinqertë dhe të thellë Zoti është i gatshëm ta falë mëkatarin. Një shembull i tillë është hajduti i gozhduar afër Shpëtimtarit. Pasi dëgjon rrëfimin e tij të sinqertë, Krishti e merr me vete në Parajsë.

Sipas traditave të krishtera dita, në të cilën Krishti është kryqëzuar, e Premtja e Madhe, respektohet me një kreshmë të plotë deri në momentin e funeralit dhe nuk hahet asgjë. Njerëzve të moshuar, të sëmurë u lejohet të hanë vetëm bukë dhe të pinë ujë. Kjo është dita për një pendim dhe përkushtim ndaj viktimës nga ana e Shpëtimtarit. Besimtarët e vërtetë nuk mendojnë mbi ushqimin, por mbi kuptimin e vuajtjeve të Krishtit në kryq dhe mbi vdekjen e Tij.

Në fund të Javës së Madhe që të gjithë ata të cilët kanë mbajtur kreshmë, rrëfehen dhe marrin kungim. Si gjatë gjithë kohës së kreshmëve, ashtu dhe në ditët përpara Ringjalljes të krishterët, të cilët duan të spastrohen i drejtojnë një vëmendje të veçantë pastërtisë së mendimeve, ndjenjave, qëllimeve të veta dhe për më tepër veprimtarive të veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD