Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarët e organizatës “Karitas” hyjnë në klasë për t’i mësuar fëmijët e refugjatëve në gjuhën bullgare

БНР Новини

Shteti bullgar abdikon nga kujdesi për refugjatët dhe duke shfuqizuar dekretin për integrim rrezikon të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian. Prokuroria nuk dëshiron të kërkojë përgjegjësi për veprimet e nacionalistëve, të cilët dëbojnë familje me status të refugjatëve dhe provokojnë urrejtje midis bullgarëve dhe të huajve. Në këtë situatë integrimi i refugjatëve dhe përmirësimi i jetës së tyre tek ne mbetet vetëm në duart e organizatave joqeveritare.

Gjatë këtij muaji në shkollat e kryeqytetit, ku mësohen fëmijë të refugjatëve, do të hyjnë vullnetarë. Ata do t’i ndihmojnë fëmijët në procesin e përvetësimit të gjuhës bullgare. Ky është programi i ri i organizatës “Karitas – Sofja” i lidhur me njerëzit, të cilët kërkojnë shpëtim nga lufta në vendet e tyre.

“Karitas – Sofja” ka disa projekte dhe një qendër me emër “Shën Anna” – tregon Diana Nedeva, koordinatorja e vullnetarëve në këtë organizatë. – Në kuadrin e tyre punojmë me fëmijë dhe të rritur, të cilët jetojnë në qendrat e strehimit të refugjatëve, apo në adresa të tjera në Sofje. Po fillojmë një nismë, në kuadrin e secilës vullnetarët tanë do t’i ndihmojnë fëmijët e refugjatëve në përvetësimin e gjuhës bullgare. Tani për tani projekti do të zhvillohet vetëm në Sofje, në shkolla ku ka fëmijë të tillë. Parashikojmë që vullnetarët të paktën një herë në javë në vazhdim të një ore astronomike, të merren me fëmijët. Me siguri vogëlushët kanë nevojë për një përkrahje të tillë suplementare, sepse gjuha bullgare nuk është gjuha e tyre amtare dhe një pjesë prej tyre kanë ardhur në Bullgari para pak kohe. Mësimet do të zhvillohen para ose pas orëve të tyre të mësimit në shkollë. Vullnetarët do të merren me një apo më shumë fëmijë, sipas moshës së nxënësve, nivelit të përgatitjes dhe numrit të tyre në shkollën përkatëse. Do të kemi parasysh secilin rast konkret dhe do të organizojmë angazhimet në mënyrën më të mirë.”

Pavarësisht se nuk ka statistikë të saktë sa pikërisht janë fëmijët e tillë, sipas të dhënave të Agjencisë për Refugjatët, refugjatët adoleshentë në qendrat e posaçme të strehimit janë më se 2000. Vetëm 55 prej tyre mësohen në shkolla. Sipas njerëzve që punojnë në organizatën bamirëse të Kishës Katolike “Karitas” fëmijët nuk marrin përkrahjen e domosdoshme në mësimin e gjuhës bullgare. Për këtë arsye ndihma duhet të vijë nga ne të gjithë – mjafton që t’i kushtojmë një fëmije pak nga koha jonë e lirë – të flasim me të, t’i ndihmojmë atij me detyrën e shtëpisë. Një problem tjetër, të cilin e hasin fëmijët e refugjatëve është sjellja e pakëndshme nga ana e bashkënxënësve të tyre. Duhet të flasim me prindërit e fëmijëve bullgarë dhe me vetë ata për paragjykimet, për mungesën e informacionit, për frikët, mendon Margarita Spasova, koordinatorja e projektit “Refugjatët” në “Karitas – Sofja”. Në këtë kuptim me rëndësi të madhe është që vendasit të marrin pjesë në nisma të lidhura me procesin e integrimit dhe në projekte vullnetare, është e mendimit ajo:

СнимкаVullnetarët tanë janë njerëz me arsim të ndryshëm, me profesione të ndryshme, jo të gjithët janë bullgarë. Kemi studentë të huaj që jetojnë në Sofje, dhe është shumë mirë kur shumë njerëz bashkohen rreth një kauze të tillë. Sepse në komunikimin e tyre me njerëzit që kërkojnë strehim, ata mësojnë gjëra të ndryshme, kuptojnë se në fakt shumë prej gjërave të shkruara në media dhe për të cilat flitet në hapësirën publike, nuk janë të vërteta. Njihen me njerëzit e vërtetë – ata, të cilët qëndrojnë mbas statistikave dhe shifrave. Pastaj vullnetarët komunikojnë me miqtë e tyre, me të afërmit, u shpjegojnë atyre gjërat e mësuara. Kjo ndihmon për thyerjen e paragjykimeve të ekzistuese të shoqëri.”

Pavarësisht se komuniteti katolik tek ne është i vogël organizata e tij bamirëse “Karitas” është angazhuar me shumë nisma të lidhura me njerëzit që kanë zgjedhur Bullgarinë duke shpëtuar nga lufta. Po presim projekte të tilla edhe nga ana e Kishës Ortodokse Bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD