Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Riciklimi do të shpëtojë Planetin

БНР Новини

Sipas të dhënave të fundit në Tokë jetojnë përafërsisht 7.3 miliard veta. Plehrat dhe mbeturinat, të cilat i hedhim janë problem për Planetin, problem për të cilin akoma nuk flitet mjaftë. Mirëpo, gjatë viteve të fundit nismat e gjelbra sikur bëhen gjithnjë e më shumë. Apelet për mbrojtjen e mjedisit dhe për shfrytëzim më racional të resurseve ujore bëhen gjithnjë më ngulmuese. Me ftesë të fondacionit “Credo Bonum, në Bullgari erdhën disa përfaqësues të një kompanie spanjolle, qëllimi i së cilës është të tregojë, se plehrat mund të riciklohen dhe të shfrytëzohen për arte të llojllojshme.

Monika Errero nga kompania me sëlli në Madrid sjell më shumë hollësi: “Basurama është një kolektiv krijues. Në çdo projekt përfshihemi bashkë me njerëzit vendor dhe me vullnetarë. Basurama do të thotë, se ne pëlqejmë plehrat, por duhet të mendojmë për sasitë të cilët i prodhojmë. Jemi të bindur, se në projektet tona secili ka çfarë të japë nga vete. Çdo njeri duhet të shfaqë anën e vet më të mirë. Kur ka ndonjë projekt, i cili nuk ka suaza konkrete, atëherë secili që dëshiron mund të përfshihet për të pasuruar.

Deri tashti kompania ka realizuar më se 100 projekte në pika të ndryshme të botës. Aktualisht po zhvillojnë bisedime me shkolla të ndryshme në Madrid. Ata dëshirojnë të marrin dërrasat e vjetra të zeza, të cilat nuk shfrytëzohen në klasë. Prej tyre do të punojnë tryeza për pingpong, të cilat do t’u dhurojnë prapë nxënësve për të luajtur lojën e dashur.

СнимкаNë Sofje kompania do të krijojë instilacionin “In love we trash”. Kjo do të jetë një balonë vigane të krijuar me qese najloni. Materiali nuk u zgjodh rastësisht. Najloni është një nga lehtësitë, të cilat na vrasin. Për vit prodhohen më se 1 trilion qese prej najloni. Për dekompozimin e njërës prej tyre janë të domosdoshëm 100 vite. Në se do të hidhen në det ose në oqean nuk shpërbëhen kurrë, sepse aty nuk ka as dritë, as ngrohtësi. Përafërsisht 100 000 kafshë detare vdesin çdo vit nga ndotja me qeset e najlonit. Për prodhimin e tyre janë të domosdoshme 16 miliardë litra naftë për vit. Deri tashti ky instalim u rregullua në Kejptaun, Madrid, Bangkok, Stamboll, Sao Paullo dhe Bostën. Në Sofje ai do të rregullohet pranë Monumentit të Ushtrisë Sovjetike si pjesë e nismës “Libra për mbeturina”, e cila fillon më 22 prill dhe do të prezantohet në 10 qytete bullgare. Secili që do të mbajë një kilogram plastmase, si shpërblim do të marrë falas një libër. Kështu gjatë vitit 2016 u grumbulluan për riciklim 19 tona plastmase dhe u dhuruan 17 000 libra të rinj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: basurama.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD