Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me emrin e lules dhe me urime për gjallëri dhe bukuri

БНР Новини

Çfarë është kjo të mbash emrin e një luleje? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë shumë bullgarë, të cilët e kanë ditë të emrit Ditën e Dafinave. Akoma në vend kanë popullaritet emrat e vjetra si Cvetan, Cvetanka, Nevena, Iglika, Ralica, Kalina, Zdravko etj. Ditën e Dafinave ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emra të luleve, kaçubave, pemëve. Këtu përfshihen edhe emrat e huazuara si Violeta, Kamelija, Zhasmina, dhe më vonë Veronika, Dalija... Mirëpo, ato emra me siguri nuk hasen në këngët popullore bullgare.




Si një simbol i natyrës së rilindur, lulet mbajnë gëzim gjatë të gjitha stinëve. Mirëpo, gjatë pranverës bukuria e tyre nuk e ka shokun. Ato janë pjesë e pandarë e të gjitha zakoneve tradicionale bullgare. Lule quhet edhe një nga zbukurimet e bukëve të ritit. Në disa rajone kjo lule rikrijohet si trëndafil, ndërsa në vise të tjera si pemë. Ajo simbolizon rininë, pjellorinë, fillimin e ri dhe vihet mbi bukën pikërisht me ato urime. Lulishte gjithashtu është një zbukurim i përngjashëm. Ajo punohet nga një copë më të madhe brumi dhe vihet mbi bukën me urime për lumturi, shëndet dhe jetë të gjatë. Sipas paraardhësve tanë, të emërtosh fëmijën e porsalindur me emrin e një luleje, gëmushe, peme do të thotë t’i urosh atij bukuri fizike, shëndet, lumturi, dashuri dhe vëmendje nga të tjerët.

СнимкаNë përfytyrimet popullore lulet nuk janë vetëm simbol i bukurisë, por edhe i njomësisë, freskisë dhe jo në vend të fundit i pjellorisë. Ditën e Dafinave nuset dhe vajzat për martesë, mbledhin lule dhe degëza shelgu, thurin kurora dhe me buqeta zbukurojnë ikonat, portat, enët me të cilat mbajnë ujin.

Në traditën bullgare më shpesh gratë mbajnë emra të luleve. Megjithëkëtë ka edhe emra burrash të pemëve. Për shembull Javor dhe Jasen – në përkthim, Panjë dhe Frashër. Ato emra të pemëve në folklorin bullgar kanë forcën mbrojtëse. Akoma hasen edhe emrat Bosillko, Sedefço, Trëndafill, Rosën, Vërban – të cilët në të kaluarën kishin popullaritet të madh.

СнимкаLulet mund të sjellin si të mirën, ashtu edhe të keqen. Prandaj njeriu duhet të njohë. Trëndafili i kuq dhe tërfili mbrojnë nga shtojzovallet, kumaku është për mbrojtje nga kuçedra. Të rritura në ndonjë lulishte ose të mbledhura nga livadhet pyjore, lulet kanë vendin e tyre në legjendat, këngët dhe praktikat e mjekimit, mbushin jetën me larmi dhe bukuri. Ditën e Dafinave lulet duhet të jenë me shumicë, sepse kjo është dita në të cilën përfundon tërë cikli i riteve pranverore të vajzave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD