Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Natura 2000” në variantin bullgar

БНР Новини

Gryka e Malit e Kresnës është një prej territoreve më të pasura me bime dhe kafshe të egra në Bullgari, pjesë e “Naturës 2000”, dhe është një zonë e rëndësishme ornitologjike sipas Birdlife International. Një sukses i padyshimtë për ekologët bullgarë ishte rimëkëmbja e kolonisë së Shkabave (Gyps fulvu) – një lloj, i cili u zhduk nga vendi ynë para 60 vitesh, për shkak të përdorimit në masë të helmeve nga pronarët e kafshëve shtëpiake me qëllim pakësimin e sulmeve të kafshëve grabitqare kundër tufave të tyre.

Në konferencën e shtypit në fund të gushtit të vitit të kaluar ekologët shpallën krenarisht: “Ne jemi të mendimit se lloji i shkabës është rimëkëmbur me sukses në malet Stara Pllanina dhe Pirin”. Kjo është rezultat i përpjekjeve të bashkuara 15 vjeçare të ekologëve nga Ballkani Perëndimor, Fondi i Florës dhe Faunës së Egër dhe Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve Grabitqarë.

СнимкаSot pothuaj tërë kolonia e shkabave në Grykën e Malit të Kresnës është helmuar, kurse shkaku i mundshëm është si ai, për të cilin para disa vitesh lloji u zhduk nga harta e Bullgarisë. Numri i shpendëve të helmuar do të arrijë 20 – ndoshta të gjitha çiftet, të cilat për herë të parë kanë filluar të bëjnë fole gjatë këtij viti. Pas tre javësh të këmbimit të përgjegjësisë midis institucioneve shtetërore dhe të provave të dëshpëruara nga ana e organizatave joqeveritare për zbulimin e burimeve të helmit, përfundimi është shumë i trishtuar. Siç duket, prania e Grykës së Malit të Kresnës në rrjetin mbarëevropian për ruajtjen e llojeve dhe të habitateve më të vlershme nuk i bën veprimet e institucioneve të përgjegjshme adekuate dhe efektive.

Është shumë keq se nuk ka mekanizma të përpunuara të kompensimit në rastet, kur ka pronarë të dëmtuar nga sulmet e kafshëve grabitqare. Kjo është bërë vetëm në planin e veprimit për ariun, por plani i veprimit për ujkun ende nuk është miratuar. E tillë është mënyra e përballimit të konfliktit “njeri – kafshë e trashë grabitqare” – komentoi Katerina Rakovska nga Fondi Botëror për Natyrën e Egër (WWF) për Bullgarinë. Në rastin konkret ka pasur reaksion vetëm nga ana e organizatave joqeveritare, të cilat kanë siguruar një qen të trajnuar për kërkimin e helmit, pa ndihmën e organeve hetuese dhe të institucioneve përkatëse shëndetësore, të cilat disponojnë laboratorët e domosdoshëm.

Ekologët shpëtuan një vezë nga kolonia e shkabave në zhdukjeKy është një shembull i qartë se si Bullgaria përpiqet në mënyrë formale t’i respektojë direktivat ekologjike evropiane, por në rast një problemi real institucionet janë absolutisht të papërgatitura, mungon koordinimi elementar.

Kjo u bë e qartë pas raportit të fundit për Bullgarinë gjatë shqyrtimit të politikave në BE në fushën e mjedisit nga shkurti i këtij viti. Është konstatuar përparimi i Bullgarisë në zgjerimin e “Natura 2000” – rreth 1/3 e territorit tokësor të vendit tonë është përfshirë atje dhe i mbulon të gjitha rajonet, të cilat sipas shkencëtarëve duhet të jenë atje. Përjashtimi është një zonë në malin Rilla, ku haset një lloj i rrallë peshku (Cottus gobio).

Lloji i rrallë i peshkut Cottus gobioPritet më shumë punë sa u përket territoreve detare – ende plotësohen të dhëna dhe pritet shpallja e tyre si pjesë e “Naturës – 2000”. Rekomandimet e bëra kryesore janë për vendosjen e strukturës efektive udhëheqëse dhe për forcimin e kapacitetit të administratës. Mungojnë plane për administrimin e zonave dhe territoreve të mbrojtura. Ka nevojë për sqarimin e konceptit të “Naturës 2000”, që të pakësohet rezistenca ndaj këtij rrjeti nga ana e popullsisë. Kështu njerëzit nuk do të provokohen nga investitorët për të protestuar, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari të papërshtatshme ekonomike në territoret e rrjetit.

Instrumentet për administrimin dhe ruajtjen e “Naturës 2000” janë disa – shpjegoi Katerina Rakovska. – Një prej tyre është shpallja e urdhëresave të ndryshme. Për fat të keq ka të tilla vetëm për një pjesë të rrjetit – për zonat e mbrojtura me shpendë të egër. Kjo është shumë e keqe, sepse ato i rregullojnë masat e domosdoshme për ruajtjen e territoreve. Pasi nuk ka urdhëresa, çdo një projekti të veçantë ose programi i bëhet i ashtuquajturi “vlerësim i pajtueshmërisë”, gjë që i kushton shumë përpjekje administratës dhe krijon kushte pasigurie për investitorët.

Planet për administrimin e rajoneve bëhen që pas shpalljes së urdhëresave në fjalë. Një ekip ekspertësh tashmë i ka përpunuar ofertat e domosdoshme për masat në territoret e “Naturës 2000”. Pritet vetëm vullneti politik për përgatitjen e dokumenteve, vullnet ky që tani për tani mungon. Dhe deri sa të gjithë ne jemi në pritje që ky vullnet të fitojë kundër interesave të veçanta private, kaosi organizativ do të vazhdojë t’i pengojë përpjekjet e ekologëve, ashtu siç ishte edhe në rastin e shkabave në Grykën e Malit të Kresnës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD

Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik

Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..

botuar më 24-06-08 2.30.MD