Fillimi i pranverës është një çast i rëndësishëm për kulturën japoneze – atëherë fillon stina e çeljes së sakurës – vishnjës që është simboli i Japonisë. Kjo ngjarje u bë shkak për një festë në shkollën e 138-të të kryeqytetit, ku tashmë 5 vjet mësohet gjuha dhe kultura e lashtë e Japonisë. Nxënësit bullgarë njihen me letërsinë e Lindjes dhe dinë se çelja e sakurës festohet që nga shekulli i tetë para Krishtit. Dhe sot kjo ngjarje provokon emocione pozitive, mirëpo edhe një mallëngjim. Sepse lulet e pemës tregojnë sa kalimtare është bukuria në jetën tonë.
Në vitin 2009 në shkollën e 138-të në Sofje filloi një program për shkëmbim kulturor midis Lindjes dhe Perëndimit. Sot atje ka 1400 nxënës, të ndarë në grupe, në të cilat mësohen 7 gjuha të ndryshme. Para se të fillojnë të mësojnë më thellësisht gjuhën e popujve të huaj, më parë fëmijët njihen me kulturën dhe traditat e shtetit përkatës. Shumë prej nxënësve që mësojnë gjuhën japoneze i pëlqejnë heronjtë e filmave të vizatuara japoneze.
Në shkollë bashkë me gjuhën japoneze fëmijët mësojnë parimet e poezisë haiku dhe të teknikës së ikebanës. Për interesin e lartë të fëmijëve për gjuhën dhe kulturën japoneze më shumë kontribuojnë mësuesit e rinj dhe të entuziazmuar. Ata janë organizatorët e festës pranverore në shkollë, ku ishte i pranishëm ambasadori i Japonisë tek ne Shiniçi Jamanaka.
“Aktualisht rreth 130 fëmijë mësojnë gjuhën japoneze në shkollën tonë – tregoi Magdalena Krësteva – drejtoresha e shkollës së 138-të “Prof. Vasill Zllatarski” në Sofje. – Gëzohem shumë se të gjithë mësuesit janë të rinj – domethënë ka njerëz të rinj, të cilët e zgjedhin këtë profesion. Ata janë ambiciozë dhe kanë një lidhje të ngushtë me fëmijët. Nxënësit dhe mësuesit organizuan një festë të mrekullueshme të kulturës japoneze. Gjithçka e lidhur me Japoninë është tërheqëse për ta. Tani nxënësit po përgatiten për një konkurs të retorikës. Në kuadrin e të njëjtit konkursi para disa vitesh një nxënëse jonë kaloi një muaj në një familje japoneze. Konkursi është i vështirë, nxënësit duhet të kenë aftësi të mira retorike dhe të mund të fitojnë vëmendjen e auditorit. Nuk është e rastit se përfaqësuesit e ambasadës japoneze, fondacione të ndryshme dhe miqtë e Japonisë shpesh vizitojnë shkollën tonë. Shpesh fëmijët tanë janë mysafirë në ambasadën japoneze. Atje ata bëhen dëshmitarë të sjelljes së japonezëve me njëri tjetrin, fitojnë besim në vetveten dhe pastaj me një entuziazëm të shtuar vazhdojnë ta studiojnë gjuhën.”
Kultura e lashtë e Lindjes ka një ndikim të fortë mbi botëkuptimin e fëmijëve dhe marrëdhëniet mes tyre në shkollën japoneze. Sipas fjalëve të drejtoreshës Magdalena Krësteva fëmijët, të cilët mësojnë japonishten janë më të përqendruar në punën e tyre dhe më të përmbajtur në marrëdhëniet me të tjerët. Ajo kujtoi se vetëm mësuesit në Japoni nuk janë detyruar të përkulen para Perandorit. Në Tokën e Lindjes së Diellit mësuesit kanë një autoritet shumë të madh.
“Ka shumë gjëra, të cilat mund t’i mësojmë nga japonezët – shtoi Magdalena Krësteva. – Për mua Japonia është dashuria adoleshente. Kur isha nxënëse lexoja çdo gjë të shkruar në gjuhën japoneze që mundesha ta gjeja. Më pëlqente shumë jeta e përditshme e japonezëve, sepse është aq e ndryshme. Ata kanë një sjellje të veçantë aristokratike, të cilën nuk e zotërojnë popujt e tjerë. Përveç kësaj ata kontrollojnë krejtësisht emocionet e tyre. Arti i ikebanës tregon shpirtin e tyre që gjithmonë kërkon bukurinë. Ai është i dukshëm në traditat japoneze të organizimit të hapësirës së brendshme në shtëpitë e tyre. Vëmendja e posaçme ndaj detajit dhe ndjenja për harmoni janë të dukshme kudo. Admiroj disiplinën dhe pastërtinë e shkollave japoneze, admiroj mënyrën në të cilën ky popull kujdeset për gjërat në jetën e tij. Kjo është një pjesë e pandarë e edukimit në shkollën tonë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: 138sou.com dhe bg.emb-japan.go.jp
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..