Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjioni i Detit të Zi në fokusin e kryesisë bullgare të BE-së

БНР Новини

Deri në qershor duhet të jetë gati projekti për programin kombëtar për kryesinë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministrja Denica Zllateva në një konferencë në Sofje, të organizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, Shoqata Diplomatike Bullgare dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Varianti përfundimtar i dokumentit do të shpallet në vigjiljen e kryesisë, e cila fillon në janarin e vitit të ardhshëm. Një nga temat e rëndësishme për Bullgarinë është regjioni i Detit të Zi.

Regjioni i Detit të Zi është një zonë, ku takohen interesat e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Rusisë. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t’i kushtojmë një vëmendje më serioze. Kjo pjesë e Evropës gjithmonë ka tërhequr interesin gjeopolitik të Fuqive të Mëdha. Pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE para 10 vjetësh u shtua edhe interesi ekonomik ndaj rajonit.

Zëvendëskryeministrja Denica Zllateva, e cila përgjigjet për përgatitjen e Bullgarisë për kryesinë Evropiane të Këshillit Evropian, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Detit të Zi për BE:

Për asnjë nuk është sekret rëndësia strategjike e regjionit të Detit të Zi. Ajo u konfirmua me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE në vitin 2007. Kështu Deti i Zi u bë një det “i brendshëm” për Bashkim.

Kjo është e vërtetë edhe sipas deputetit bullgar në Parlamentin Evropian Georgi Pirinski, i cili është ish ministër i punëve të jashtme i Bullgarisë. Sipas fjalëve të tij gjithnjë e më shumë diskutohet një politikë e përbashkët mbrojtëse. Ajo është e domosdoshme, bashkë me planin e NATO-së për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje. Mirëpo sipas tij diplomacia duhet të jetë prijëse, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në rajon.

Në regjionin e Detit të Zi ka mjaft premise për zhvillimin e nismave diplomatike, të cilat synojnë qetësimin e tensionit në rritje dhe konfrontimit. Jam i bindur se tema për regjionin e Detit të Zi në agjendën e BE-së gjatë kohës së kryesisë bullgare nuk do të mbyllet me përfundimin e kryesisë sonë. Ajo do të vazhdojë të jetë aktuale edhe gjatë kryesisë austriake dhe pastaj gjatë asaj rumune, në fillim të 2019-ës. Sepse ka nevojë për analiza dhe diskutime të thelluara në lidhje me të.

Rajoni i Detit të Zi gjithmonë ka qenë një pikë kryqëzimi e interesave në nivele të ndryshme, nënvizoi Ljubomir Kyçukov, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike dhe Ndërkombëtare në Sofje. Sipas tij në procesin e zgjidhjes së konflikteve diskutimi rrallëherë del jashtë kërkimit të fajtorit. Sipas fjalëve të tij, diçka karakteristike për rajon është:

Ekzistenca e shumë konflikteve të ngrira dypalëshe, e shumë zonave të veprimeve reale ushtarake, e shumë armëve dhe para së gjithësh e linjës së drejtpërdrejtë të konfrontimit të llojit të Luftës së Ftohtë. Ndryshe nga shtetet, të cilat kanë kufij të përbashkët me Rusinë, shumica e shteteve të Evropës Juglindore kuptojnë rreziqet për sigurinë e tyre, jo si një agresion direkt nga Lindja, por si një mjedis i keqësuar i sigurisë, i cili është rezultat i konfrontimit mes NATO-së dhe Rusisë. Kështu shtetet e Evropës Juglindore bëhen më të prekshme nga kërcënimet e drejtpërdrejta të sigurisë, siç janë terrorizmi, islami radikal, transferimi i paqëndrueshmërisë nga Lindja e Mesme dhe fluksi i refugjatëve.

Sipas Ljubomir Kyçukovit, Rusia nuk disponon me një potencial të mjaftueshëm, për t’u ofruar një alternativë shteteve të Evropës Juglindore. Këshilla e tij për liderët e sotëm evropianë është që t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe historisë, e cila tregon në mënyrë kategorike, se është më mirë të negociojnë me Rusinë, sesa të luftojnë më të.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Fondacioni “Friedrich Ebert” dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD