Ndër zbulimet më kureshtare në Ekspozitën e dhjetë kombëtare “Arkeologjia Bullgare” janë artefaktet nga nekropoli antik i Apolonisë Pontika në vendin Buxhaka të qytetit bregdetar bullgar Sozopoll. Udhëheqëset e studimeve atje janë dr. Teodora Bogdanova nga Muzeu Arkeologjik i Sozopolit dhe dr. Margarita Popova nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar. Gjatë sezonit të kaluar arkeologjik atje u studiua një sipërfaqe prej 12 dynymësh.
Gjëja më interesante e gjetur në këtë terren të madh është një varr familjar me arkitekturë mbresëlënëse, i cili provokoi interes të madh ndër specialistët. Pavarësisht nga studimet e intensifikuara të botës antike greke në territorin e Bullgarisë dhe Rumanisë, tani për tani një varr tjetër i tillë nuk është gjetur. Sipas fjalëve të doktores Teodora Bogdanova varri dhe sendet e gjetura brenda tij janë tepër interesante:
“Funeralet brenda varrit janë shtatë dhe janë kryer në dy periudha të ndryshme. Periudha e parë është akoma në epokën helenistike, kur varri është përdorur për funeralet e një familjeje me tetë persona. Në ambientin kryesor janë gjetur eshtrat e një burri (duket se është kryefamiljari) dhe një gruaje në ambientin kryesor. Në afërsi janë gjetur dhe eshtrat e katër fëmijëve. Sendet pranë tyre janë shumë – enë qeramike dhe qelqi, figura terakote, stolisje të arta (një gjerdan ari dhe një palë vathë në formën e kokës së luanit, që kanë qenë tepër të përhapur në epokën helenistike). Të gjitha hapësirat e varrit janë ndërtuar dhe përdorur nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit deri në fillimin e shekullit të dytë pas Krishtit. Në një etapë të mëvonshme ambienti qendror është rrëzuar dhe plaçkitur. Pastaj i njëjti vend është përdorur përsëri për varr – kjo ka ndodhur në shekullin e parë pas Krishtit. Janë gjetur dy varre nga periudha romake. Mirëpo për shkak se ato nuk janë rrëzuar, ne mendojmë se grabitja e vareve helenistike ka ndodhur para shekullit të parë pas Krishtit. D.m.th. – akoma në Antikitet. Duket se njerëzit e varrosur kanë qenë shumë të pasur, sepse bile pas plaçkitjes së vareve të tyre ka mjaft sende të mbetura.”
Bile në Antikitet njerëzit kanë ditur se atje ka pasur një thesar të madh, prandaj varri është plaçkitur akoma atëherë. Për fat të mirë varet e fëmijëve nuk janë prekur nga thesar kërkuesit – diçka që është shumë e mirë për arkeologët.
Duke folur për varret romake – kufomat janë djegur në vend. Në njërin varr është gjetur një kurorë të artë. Bëhet fjalë për një burrë në moshë 20-40 vjeç, të varrosur me një thikë të hekurt dhe me enë të rralla prej qeramike dhe qelqi. Në njërin prej varreve është gjetur një gotë relieve, të prodhuar në qytetin e lashtë grek Pergam. Është prodhuar në shekullin e parë pas Krishtit. Në Bullgari është gjetur akoma një e tillë në qytetin Varna. Është stolisur me imazhin e zotit Dionis, me skena të pjellorisë dhe mirëqenies.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Veneta Pavllova dhe arkiv
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..